By: Dr. Amr Ebu Halil

Mbill dashuri të korrësh respekt


Bisedë mes vajzës time tetëvjeçare dhe kushëririt të saj gjashtëvjeçar.

Vajza:”Po sikur mami im të mos ishte fare, çfarë do të ndodhte?”

Kkushëriri:”Do të vdisnim! E kush do na përgatiste ushqimin, do na jepte ilaçet, do na nxirrte për shëtitje, na zgjonte në mëngjes për të vajtur në shkollë dhe do të na mbronte nga njerëzit e huaj?!”

Mandej, vajza shtoi:”Po sikur të mos ishte babi im?”

I kushëriri:”Do të jetonim rrugëve.”

Unë u mrekullova nga kjo bisedë e vogëlushëve, pasi isha shumë pranë tyre në shtëpinë e tezes, e cila kishte tetë fëmijë. Dy fëmijët në fjalë, ishin fëmijët më të vegjël në moshë. Në ato çaste, po hiqesha sikur nuk i dëgjoj, me qëllim që ta vazhdojnë bisedën e tyre. Të dyve u pëlqente të bisedojnë pa i vërejtur tjetër kush. Fakti që ishin më të vegjlit dhe pak a shumë në të njëjtën moshë, i kishte forcuar marrëdhëniet mes të dyve. Aq të lidhur ishin me njëri-tjetrin, saqë nëse njëri prej tyre vuante nga diçka, të dy do të shpërthenin në të qara, pa e kuptuar kush vuante në të vërtetë.

Pasi e përfunduan bisedën, unë i pyeta:”A i doni mamatë tuaja kaq shumë?! Kush u ka mësuar se mamaja është kaq e rëndësishme?”

Menjëherë, vajza ndërhyri dhe u përgjigj:”Mami më thotë gjithmonë. Ne e duam atë shumë. Por e duam dhe babin dhe gjithmonë mundohemi të mos i zemërojmë.”

Nga kjo përgjigje e vazës, më erdhën në mendje kushedi sa mendime rreth rolit të prindërve në edukimin e fëmijëve me dashuri, respekt dhe dhembshuri, gjë e cila u shprehet në mënyrë praktike dhe të vazhdueshme.

Kultivimi i respektit të prindërve, nuk kufizohet vetëm në mësimin e respektit, mos ngritjes së zërit, bindjes dhe mos bezdisjes. Në fakt, kultivimi i respektit të prindërve bëhet duke e trajtuar fëmijën me dashuri, edukatë, ndjenja dhe respekt.

 

Dashuria është sjellje

Njerëzit e quajnë dashuri, prirjen e tyre për tu afruar me të tjerët dhe nevojën që kanë për ta. Që këtu, shumë persona e konceptojnë dashurinë si një ndjenjë dhe emocion të pavullnetshëm, i cili ashtu siç lind rastësisht mund dhe të shuhet rastësisht. Në fakt, fjala “dashuri” buron nga folja “dashuroj” e cila tregon një akt. Thënë ndryshe, “dashuroj” përmban disa ndjenja të cilat lidhin zemrat e njerëzve, si pasojë e sjelljeve dhe veprave që ndodhin mes tyre. Kështu, ajo i forcon lidhjet mes tyre dhe i stimulon ndjenjat të rriten dhe zhvillohen si në rritje, ashtu dhe në rënie. Bazuar në këtë, ndjenja e dashurisë së fëmijëve për prindërit, nuk është një vërshim që shfaqet krej papritur. Në fakt, ajo është një ndjenjë që buron nga zemra e të porsalindurit që në çastet e lindjes. Ai nuk e gjen mëshirën, dhembshurinë dhe dashurinë që i lipset, veçse në ngrohtësinë e krahëve të nënës së tij. Teksa rritet dhe hedh hapat e parë, ai konstaton që e ëma e shoqëron për dore, i tregon përralla të bukura para se të flejë, e zgjon me buzëqeshje dhe zë të ngrohtë në mëngjes, për ti ofruar ushqimin aq të shijshëm të përgatitur nga duart e saj. Mandej, dita vazhdon me punët e tjera dhe përpjekjet për t’ia lehtësuar sa më shumë foshnjes procesin e rritjes.

Por, si ti zhvillojmë më shumë këto ndjenja me qëllim që respekti të mos reduktohet kur fëmija të dalë në jetë dhe të përzihet me njerëz të tjerë përveç familjarëve? Aq më tepër që dashuria e prindërve për fëmijën mund të shndërrohet dhe në përkëdheli që e prish atë.

 

Dashuria në zemrën e Profetit a.s

Tek i dërguari i Zotit a.s ne gjejmë modelin më të mirë për manifestimin e dashurisë, butësisë, dhembshurisë dhe interesimit me të gjithë njerëzit që e rrethonin. Me gjithë detyrat dhe përgjegjësitë e rënda që mbante mbi supe, ai nuk harronte të manifestojë dashurinë e tij për të bijën, Fatimen. Ai e thërriste me emra përkëdhelës, i rregullonte vendin ku do të ulej dhe sa herë që ajo hynte në shtëpi, ngrihej dhe e puthte në ballë.

Nga ana e saj, Fatimeja, edhe pse vitet e jetës i numëroheshin me gishtat e duarve, çante turmën e kurejshëve idhujtarë për të pastruar supet e të atit nga papastërtitë që i kishin hedhur teksa falej.

Dashuria, butësia dhe dhembshuria e manifestuar me djalin, kurrë nuk ia pakëson babait autoritetin e tij. Ajo nuk ndikon aspak negativisht në respektin që i biri duhet të tregojë për të atin. Në fakt, dashuria është si puna e epidemisë, e cila përhapet shumë shpejt.

 

Dashuria familjare... program praktik

Të dy prindërit duhet të bashkëpunojnë me qëllim që fëmija, qoftë dhe në mënyrë indirekte, ti ndjejë këto vlera. Kështu, nëna mund ta ndihmojë fëmijën dhe t’ia kujtojë të mirat dhe avantazhet e të atit nëpërmjet:

1 – Duke i rrëfyer ngjarje dhe histori, për rolin e rëndësishëm të babait në jetën e fëmijëve.

2 – Të pajtohet me fëmijën për një program të zbatueshëm, në momentin që babai kthehet nga puna, gjatë përgatitjes së ushqimin apo ditën e pushimit. Për shembull, të dy mund të pajtohen që ti këndojnë babait një këngë të bukur, një urim mirëseardhjeje teksa kthehet nga puna, një përqafim dhe puthje e dorës ose ballit të babait, si dhe ndihma për ti hequr rrobat, dhënien e peshqirit teksa pastrohet etj...

3 – Ajo duhet t’ia kujtojë fëmijës rëndësinë e përshëndetjes së përditshme teksa shkon për të fjetur dhe në mëngjes pasi ngrihet nga gjumi. Ajo mund ta iniciojë këtë nismë e para, me qëllim që të kultivohet dhe ti bëhet ves fëmijës.

Po ashtu, babai mund të planifikojë me fëmijën për ti bërë qejfin nënës së tyre duke:

1 – Sjellë ndonjë dhuratë, buqetë trëndafilash, rregullim të dhomës, letër ku i shprehet respekti dhe vlerësimi, një pikturë e bukur etj...

2 – Një dhuratë të bërë nga duart e tyre, siç janë albumet e fotografive të cilat përmbajnë fotot e të  gjithë familjes.

 

Shfrytëzimi i festave

Po, fëmijët mund ta bëjnë dhe këtë. Ata mund të shënojnë në një bllok ose fletore ditëlindjen e prindërve të tyre, të gjyshit dhe shokëve të tyre, të nënës, kushërinjve dhe të gjithë njerëzve të dashur. Këtu mund të shënojnë dhe festat e tjera si viti i ri, fillimi i vitit të ri shkollor, ardhja e muajit të Ramazanit etj... Kjo bëhet me qëllim që fëmijët ti urojnë prindërit dhe familjarët për këto raste.

Qarku mund të zgjerohet më shumë, ku prindërit dhe fëmijët, të vendosin plane për t’u bërë qejfin njerëzve të afërm si gjyshërit, dajet dhe xhaxhallarët, komshinjtë etj... Atyre u blihen dhurata qoftë dhe simbolike, të shoqëruara me buzëqeshje të çiltra.

Padyshim që fëmija i vogël do të gëzohet në maksimum teksa e sheh veten aktiv në organizimin dhe realizimin e këtyre objektivave madhore. Ai do të gëzohet shumë me këto festa ku ai manifeston gjenialitetin e tij, dasurinë dhe ndjenjat. Këto gjëra e motivojnë fëmijën që tu falë njerëzve që e rrethojnë dashuri dhe dhembshuri. Çdo festë dhe rast, do të shndërrohej në njëj zakon që i jep jetë dhe gjallëri emocioneve të familjes dhe atyre që e rrethojnë atë.

Kultura e dashurisë, mund të edukojë një brez që i jep ndjenjave dhe emocioneve, vendin e duhur dhe statusin që i takon në këtë kkohë të ngarkuar me tension. Thotë Profeti a.s:”Zoti e mëshiroftë një prind, që e ndihmon fëmijën e tij ta respektojë.”

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/10/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:21 06:5412:3215:2917:5919:21

Urtësi

Kur ia bën dikujt me gisht,

mos harro se vetes

po i drejton tre gishta.

Proverb anglez

Hutbe

Flash is required!

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook