Mehmet Gormez: Dashuri e dhembshuri për të luftuar urrejtjen


 

 

Në qytetin turk të Edrenesë u mbajt Takimi VII i Përfaqësuesve të Bashkësive Islame të Ballkanit, nën organizimin e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë.

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, në fjalën e hapjes së takimit, komentoi çështjen e urrejtjes, por edhe nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë midis shteteve ballkanike dhe Turqisë.

"Gjykoj se ka vetëm një mënyrë për të luftuar islamofobinë dhe ajo është duke iu përgjigjur urrejtjes me dashuri dhe dhembshuri. Urrejtjen nuk mund ta largojë urrejtja. Kjo kërkon gjuhën e urtësisë", deklaroi Gormez.

Ndërmjet Turqisë dhe vendeve ballkanike, vijoi ai, duhet të nisë bashkimi dhe solidarizimi, ashtu si dhe në të kaluarën. Mehmet Gormez theksoi se bashkimi i Stambollit, Sarajevës, Shkupit dhe Sofjes tani ka më shumë rëndësi sesa në të shkuarën.

"Ekuilibri osman i ka lënë sot detyra të mëdha Anadollit dhe Rumelisë. Rivendosja e marrëdhënieve mes bashkësive islame të Turqisë dhe shteteve ballkanike mbart rëndësi për të gjithë botën myslimane. Prandaj ne jemi të detyruar që të takohemi më shpesh. Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë është në shërbim të vëllezërve tanë në Ballkan. Bashkëpunimi ynë duhet të marrë karakter sistematik duke thelluar miqësinë ekzistuese", nënvizoi ai.

Gormez vuri theksin gjithashtu mbi nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për zhvillimin e rajonit, duke sqaruar se në këtë drejtim nevojitet riformulimi i edukimit dhe shërbimit fetar.

Takimi i sivjetmë i përfaqësuesve të komuniteteve myslimane të Ballkanit nisi ditën e martë dhe përfundon sot. Krahas përfaqësuesve të bashkësive islame ballkanike, në takim ishin të pranishëm edhe myftilerë nga provinca të ndryshme të Turqisë.

 {trt shqip}

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook