By: ardhmeriaonline

Mënyra e përllogaritjes së Zekatit


Pyetja:

Së pari: Do doja të pyesja mbi metodën e përllogaritjes së Zekatit të pasurisë. Unë zakonisht e nxjerr Zekatin gjatë Ramazanit dhe filloj me një shumë të caktuar që unë posedoj, por si ta përllogaris Zekatin e duhur për Ramazanin në vijim?

Së dyti: Ju lutem të më sqaroni se a duhet dhënë Zekat për pasurinë e patundshme të blerë, duke u bërë me dije se atë nuk e lëshojmë me qira, por e përdorim vetëm për pushime?

Së treti: A lejohet dhënia e Zekatit për të afërmit e gjallë ose për çfarë ka të bëjë me të vdekurit?

Allahu ju shpërbleftë.

 

Përgjigja:

Nga, doktor. Rifat el Auedi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Ez’herit.

Bismilah, Elhamdulilahi, ue salatu ue selamu ale resulilah - me emrin e Allahut, falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Së pari: Përsa i përket përllogaritjes së parave të Zekatit, ajo që përllogaritet është vlera e parave që posedohet dhe që ka arritur proporcionin (sasinë e caktuar nga sheriati) e Zekatit, që vlerësohet të jetë sa vlera monetare e 85 gram flori dhe që ka qarkulluar përgjatë një viti të plotë hënor. Vlera e Zekatit që duhet nxjerrë, është 2.5% dhe vlerësohet pas zbritjes së borxheve që detyrohesh, si dhe nëse malli dhe pasuria jote monetare e kapërcen nevojën tënde bazë (ke një sasi të madhe parash, por me to të duhet të mbulosh një nevojë bazë jetike, banesë, arsimim, dasëm etj sh.p).

Së dyti: Përsa i përket pronës së patundur që posedon, e cila përdoret për qëllime personale, për të nuk jepet Zekat, përderisa nuk jepet me qira. Kjo vlen edhe nëse prona në fjalë përdoret për përdorim vetjak pak herë në vit. E rëndësishme është, që kjo pronë të përdoret në gjëra që Allahu i Lavdishëm i ka lejuar.

Së treti: Lejohet t’i jepet Zekati të afërmve, me kuptimin t’i jepet të afërmve nëse ata janë prej atyre që e meritojnë atë, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Allahu caktoi obligim që lëmosha (Zekati) t'ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që administrojnë Zekatin), atyre që u duhet përfituar zemra (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (të mobilizuarve ushtarakisht) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve dhe vepron me urtësi”[1]. Të afërmit që janë nga kategoritë përfituese të Zekatit, janë më të meritueshëm sesa të tjerët që t’u jepet Zekati.

Ndërsa përsa i përket të vdekurve, nuk e kuptoj se çfarë ka për qëllim pyetësi i nderuar.

Allahu e di më së miri.


[1] Teube: 60.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:19 05:1912:5416:5020:1622:03

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook