Mezi pres te kthehem në vendlindje.


Të gjithë kemi dëgjuar për vuajtjet e muslimanëve të Arakanit ose Mijanmar siç njihet ndryshe. Qeveria e atjeshme, një juntë ushtarake e cila kontrollohet nga budistët ekstremistë prej vitesh kanë filluar një fushatë spastrimi ndaj muslimanëve të atjeshëm.

Për ti shpëtuar dhunës së ushtrisë, muslimanët e atjeshëm janë detyruar të arratisen dhe të kalojnë vështirësi pas vështirësishë derisa kanë arritur në kampet në kufi të Bangladeshit.

Muhammed Tajjib, një i arratisur dhe i strehuar në kampet e refugjatëve në Bangladesh ka dëshmuar për një gazetë turke vuajtjet e tij deri sa ka arritur në Banladesh.

 “ Na është dashur të ecim në këmbë, ti mbajmë në krah fëmijët dhe të moshuarit përndryshe do të binin në dorë të ushtrisë. Kemi jetuar për ditë të tëra vetëm me ujë. Kemi parë me sytë tanë të digjen fshatra të tërë, të vriten dhe përdhunohen gratë, të masakrohen fëmijët. Është e vështirë të tregohet ajo që kemi parë dhe përjetuar” shprehet ai.

Kur u pyet sesi po e përballon jetën në kampin ku ai jeton Muhammedi thotë; “ Kushtet janë të rënda, të jetosh me mijëra vetë në një kamp është e vështirë. Për mua nuk ka rëndësi mënyra e jetesës këtu, edhe sikur të jetoj si mbret mezi pres që të kthehem në vendin tim, shtëpinë time. Atje i kam lidhur të gjitha ëndërrimet e mia” dhe nuk i mban dot lotët e tij.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/04/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:0505:4712:4616:3119:3321:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook