Minstri kroat lavdëron Turqinë për standartin e trajtimit të refugjatëve.


Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinoviç, i cili ishte për një vizitë në Turqi, ka falënderuar zyrtarët turq dhe lavdëroi vendin për të gjitha aktivitetet humanitare dhe për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Ministri i Punëve të Brenshme Kroat, Davor Bozinoviç ndodhej për një vizitë punë në Turqi. Gjatë vizitës së tij ai u takua me homologun e tij turk Sulejman Sojlu dhe autoritete të larta të Turqisë.

Ajo që vlen të theksohet gjatë vizitës së tij është vizita që bëri në kufi me Sirinë. Ai vizitoi kampin e refugjatëve në Nizip të Turqisë, pranë kufirit sirian, ndërsa duke folur për AA nuk i kurseu lavdet për Repuplikën e Turqisë dhe mënyrën sesi i trajton refugjatët ajo.

"Dua të falënderoj Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe zyrtarët e saj. Sa munda të vërej, refugjatë në kampet në Turqi ndihen si në shtëpitë e tyre. Këtu u ofrohen të gjitha shërbimet, nga shkollat, spitalet dhe kurse për të rriturit", tha Bozinoviç.

Ai theksoi se Turqia në kampet e refugjatëve nuk siguron vetëm nevojat themelore të jetës, në të njëjtën kohë ndërtohet një lidhje shumë e fortë mes sirianëve dhe turqve. Sipas tij, lidhjet mes popullit të Turqisë dhe Sirisë do të forcohen edhe më shumë me kalimin e kohës.

Ai bëri thirrje edhe organizatave ndërkombëtare që të kontribuojnë në aktivitetin humanitarë dhe të përqëndrohen te fëmijët e lindur në kampet e refugjatëve. Ai theksoi se ata meritojnë ta fillojnë jetën të barabartë si gjithë fëmijët e tjerë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/12/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:13 06:5211:4113:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook