Mirë u takofshim Ramazan...


Ndarja me Ramazanin:

Besimtarë të nderuar! Le të mendojmë pak për largimin e muajit të Ramazanit.... Çfarë kemi përfituar nga Ramazani? Ja erdhi dhe fundi i tij. Ne tani po përcjellim muajin e mëshirës dhe faljes, muajin e durimit dhe shpëtimit nga zjarri i Xhehenemit. A e kemi realizuar qëllimin e agjërimit – pra devotshmërinë ndaj Allahut? A kemi dalë nga muaji i Ramazanit me dëshminë e devotshmërisë? A e kemi edukuar veten tonë me të gjitha llojet e Xhihadit? A e kemi luftuar veten, epshin, dëshirat e mbrapshta dhe sjelljet e pahijshme? A kemi nxituar për të bërë punë, që shpërblehen me Xhenet dhe shpëtim nga Zjarri! Pyetje pa fund që kërkojnë përgjigje, pyetje që çdo musliman i çiltër duhet t`iu përgjigjet dhe për të cilat duhet t’i kërkojë llogari vetes.

Çfarë përfitohet nga Ramazani:

Ramazani është shkollë besimi, është “stacion furnizimi” me punë të mira për gjithë vitin. Kur do të zgjohet njeriu dhe të ndërgjegjësohet, nëse nuk e bën këtë në Ramazan?! Ramazani është shkolla e ndryshimit, në të ndryshojnë punët, sjelljet, zakonet dhe moralet tona. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata nuk ndryshojnë vetveten”. [Rrad: 11].

Nëse ke përfituar nga Ramazani, atëherë vëri në jetë ato që ke përfituar. Mjerë ne nëse u kthehemi përsëri mëkateve. Mos u bëj si ai person, i cili fal Taravitë dhe namazin e Bajramit, ndërsa më pas… nuk i fal më pesë namazet farz … ndoshta nuk falet më fare…

Adhuroje Allahun, derisa të të vijë vdekja:

Besmitari është rob i Rrahmanit (Mëshiruesit) dhe jo i Ramazanit. Ai e adhuron Allahun e Madhëruar në Ramazan dhe jashtë tij. Ai e di se Zoti i Ramazanit është Zoti i të gjithë muajve dhe ditëve të tjera. Kështu besimtari është i qëndrueshëm në fenë e Allahut. Allahu thotë: “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju”. [Hud: 112]. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) thotë: “Thuaj besova në Allahun dhe përmbaju kësaj fjale”.([1])

Nëse mbaroi muaji i Ramazanit, agjërimi nuk mbaron, pasi agjërimet vullnetare janë të vazhdueshme. Ndër to përmendim: gjashtë ditë të muajit Sheual, dita e hënë dhe e enjte, ditët e bardha, etj. Nëse ka mbaruar Taravia, namazi i natës është i përnatshëm. Dihet se ai është namazi më i mirë pas farzeve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu)”. [Dharijat: 17-18]. Nëse mbaroi Sadakatul Fitri, nuk ka mbaruar Zekati (që është farz) apo sadakatë vullnetare. Nëse mbaroi Ramazani, kjo nuk do të thotë se duhet të braktiset leximi i Kuranit, pasi ai nuk është i lidhur me ndonjë muaj të caktuar, por leximi i tij duhet të jetë i përditshëm. Ty të kërkohet që t`i kryesh të gjitha punët e mira dhe në çdo kohë. Prandaj kij kujdes, që të mos biesh në grackën e përtacisë dhe të shprehjes “do ta bëj...”. Kush të siguron ty, se vërtet do ta bësh një gjë të tillë?!

Fale namazin e Bajramit bashkë me familjarët e tu në xhami. Vizitoi të afërmit, hape zemrën dhe shuaje mërinë që ke ndaj dikujt, fale dhe pajtohu me të, madje edhe nëse ai është fajtor, bëhu ti shkak që të pajtohesh me të. Hidhe shikimin tënd nga jetimët dhe të varfërit, ndihmoji ata sa të kesh mundësi, kujtoje mirësinë e Allahut ndaj teje dhe falenderoje Atë për mirësitë e pafundme. Pasoje agjërimin e Ramazanit, duke agjëruar 6 ditë nga muaji Sheual, sepse kështu shpërblehesh sikur ke agjëruar gjithë vitin. Përshëndetni njëri-tjetrin me shprehjen “TEKAB`BELALL`LLAHU MIN`NA UE MINKUM - Allahu e pranoftë prej nesh dhe prej jush”.  

 

 



([1]) - Hadith i vërtetë. Muslimi (38), Tirmidhiu (2410) dhe Ibn Mâxheh (3972).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

17/08/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:02 05:4612:5216:3919:4521:18

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook