By: Doktor Abdurrahman Abdulhamid El ber

Misioni i përmirësimit


Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin (a.s) për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë, nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve, nga ngushtica e kësaj bote në zgjerimin e botës tjetër, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e Islamit. Profeti (a.s) u dërgua tek njerëzit me një program të qartë. Ai (a.s) erdhi për të përmirësuar gjendjen e njerëzve, për të përmirësuar çështjet e fesë dhe dynjasë për ta.

Profeti (a.s) gjithmonë lutej me fjalët: “O Allah! Përmirësoje fenë time që më mbron në çështjen time. O Allah! Përmirësoje dynjanë time që është jeta ime. O Allah! Përmirësoje ahiretin tim tek i cili do të kthehem.”[1] Me këtë lutje ai (a.s) përmbledh misionin e tij që është: përmirësimi i fesë, dynjasë dhe ahiretit me qëllim që njerëzit të ishin të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër. Mirëpo ishte e pamundur që e liga të pranonte dritën e përmirësimit. Nuk kemi dëgjuar asnjëherë në historinë e njerëzimit se i ligu hesht ndaj njeriut që dëshiron përmirësimin. Ai jo vetëm që nuk hesht, por e lufton atë ashpërsisht me të gjitha format e mënyrat.

Në Kur’anin Fisnik, Allahu i Lartësuar flet për profetin Salih (a.s) të cilin e dërgoi tek populli i Themudit. Ai (a.s)  i thirri ata që të besonin tek Allahu, por ata nuk besuan. Madje ata vendosën që ta vrisnin atë. Allahu i Lartësuar thotë: “Në qytet ishin 9-të persona që bënin shkatërrime në tokë e nuk përmirësonin.”[2] Allahu i Lartësuar e dërgoi profetin Salih (a.s) tek populli i Themudit me misionin për të përmirësuar gjendjen e popullit të vet. Por a mund të ndodhte që fara e së ligës ta lejonte këtë gjë?! Ata që bënin shkatërrime në tokë a do ta lejonin Salihun (a.s) që të sillte përmirësimin? Ai (a.s) ju prishte shumë punë dhe ata nuk mund ta toleronin këtë gjë. Prandaj ata vendosën që ta vrisnin atë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata i thanë njëri-tjetrit: Betohuni në Allahun që atë dhe familjen e tij do ta vrasim natën, pastaj të afërmëve të tij do t’u themi se nuk dimë gjë për zhdukjen e tij e ne jemi të sinqertë në fjalët tona. Ata kurdisën një kurth e Ne u kurdisëm një kurth e ata nuk e ndienin.”[3]që do të thotë se ata kurdisin kurthe në tokë, kurse Allahu i Lartësuar në qiell. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos mendo kurrësesi se Allahu nuk e vëren atë që veprojnë zullumqarët.”[4]Ata të cilët thurrin e kurdisin kurthe e intriga mendojnë se çdo gjë është në dorën e tyre, por gabojnë rëndë. Cili qe përfundimi i zullumqarëve të popullit të Themudit: “Shiko se si ishte përfundimi i kurthit të tyre: Ne i shkatërruam ata dhe të gjithë popullin e tyre.”[5] Kështu pra, sa herë që Salihu (a.s) mundohej që të përmirësonte diçka në popullin e tij, ata që bënin shkatërrime në tokë nuk e lejonin atë.

Edhe Musai (a.s) erdhi me misionin e përmirësimit. Përballë tij qëndronte Faraoni i cili tha: “Më lini që ta vras Musain dhe pastaj le t’i lutet Zotit të tij”. Përse ai dëshironte ta vriste Musain (a.s) ?: “Unë kam frikë se ai do t’iua ndryshojë fenë tuaj dhe kam frikë se ai do të bëjë shkatërrime në tokë.”[6] Zullumqari akuzon atë që dëshiron përmirësimin se ai dëshiron të bëjë shkatërrime në tokë me qëllim që t’i nxisë njerëzit që ta vrasin atë. Këtë gjë bënë edhe idhujtarët e Mekës me Profetin (a.s) dhe këtë gjë ka bërë çdo zullumqar kundra reformatorëve përgjatë historisë së njerëzimit.

Në suren Ibrahim, Allahu i Lartësuar flet se çdo profet ka ngritur lart flamurin e udhëzimit të njerëzve. Çdo profet e ka thirrur popullin e tij në besim me urtësi, këshillë të mirë dhe dialog. Në fund, pasiqë zullumqari që bënte shkatërrime në tokë, e vërente se nuk mund të përballej me atë që dëshironte përmirësimin, kur vërente se përmirësimi po i zinte vendin zullumit të tij dhe se midis ithtarëve të së keqes dhe të përmirësimit nuk kishte asnjë pikë të përbashkët, ai deklaronte luftën kundër kujtdo që dëshironte përmirësimin. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata të cilët mohuan u thanë të dërguarve të tyre: Do t’iu dëbojmë nga vendi ynë ose përndryshe kthehuni në fenë tonë. Zoti u shpalli atyre (të dërguarve): Ne do t’i shkatërrojmë zullumqarët.”[7] Kështu pra, mosbesimtarët kërkuan prej të dërguarve që ata të ishin zullumqarë e shkatërrimtarë si ata ose përndryshe nuk kishin alternativë tjetër vetëm se të largoheshin nga vendi i tyre.

Kjo gjë ka ndodhur me të gjithë profetët, ka ndodhur me Profetin Muhamed (a.s) dhe më të gjithë reformatorët në çdo kohë dhe në çdo vend derisa Allahu i Lartësuar të lejojë që drita e të vërtetës të zhdukë errësirat e zullumit dhe të shkatërrimit.

 


[1] Muslimi (2720).

[2] Sure En Neml: 48.

[3] Sure En Neml: 49-50.

[4] Sure Ibrahim: 42.

[5] Sure En Neml: 51.

[6] Sure Gafir: 26.

[7] Sure Ibrahim: 13.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:18 05:1812:5416:5020:1722:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook