Model i Presidentëve e President i modeleve.
Dallimi real mes propagandës demagogjike dhe ftesës reale për tek parimet e së vërtetës janë modelet fisnike të herëpas'hershme me të cilët Allahu i Madhëruar, me bujarinë e Tij të urtë, furnizon njerëzinë. Këto modele dhe shembuj janë sprovë reale madhore. Sprovë për demagogët dhe sprovë për misionarët. Demadogët duke qenë brendësisht the thelbësisht të keqpozicionuar, dhe rrjedhimisht të sikletosur nga pozicioni i zbuluar nga rrezatimi dhe ndriçimi i modelit, nuk gjejnë rrugë tjetër përveç justifikimit të veteve të tyre me ashklat e të metave dhe gabimeve të modeleve, të hapërdara dhe të përhumbura në oqeanin e kristaltë të përvojës së përjetshme të modeleve.
Misionarët e vërtetë përdigjen brendësisht nga turpi i dobësisë së tyre për të arritur dhe prekur tavanin e lartë e madhështor të modeleve të përjetshme e përjetësuese, e nuk gjejnë mënyrë tjetër të menaxhimit të këtij turpi, të shkaktuar nga modeli, vetëm se kthimin, në gjendje përgjërimi, tek Krijuesi i këtyre modeleve:"Allahumme thebbit thebbit"
"O Allah, Ti që vazhdimisht na del borxhit me këto modele, na stabilizo në rrugën Tënde, rrugën e modele të përjetshme e përjetësuese, e na nxirr faqebardhë para Teje, atë ditë kur do të sprovohen sekretet, Amin Amin Amin"
Allahu të faltë e të mëshiroftë i dashur, i nderuar e i respektuar Muhamed Mursi, modeli i Presidentëve e President i modeleve.
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.