Motivi i dites se xhuma


Kur të pushtojnë hallet...

Kur të hidhen përsipër fatkeqësitë...

Kur jeta jonë të kaplohet nga errësira e zezë...

Kur lotët janë gjuha e vetme që njohin sytë dhe titulli i vetëm i dhimbjes së zemrës...

Kur na është mbyllur çdo shteg gëzimi, hareje dhe buzëqeshje...

Kur nuk e ndjejmë më shijen e jetës...

E çfarë mund të bëjë robi i shkretë në raste të tilla?

Mos duhet të dorëzohet? Mos duhet të heqë dorë nga përpjekja, lufta dhe rebelimi ndaj aktualitetit?

Sigurisht, ka diçka që na bën të luftojmë, të përpiqemi dhe të rebelohemi ndaj aktualitetit.

Po, është shpresa...

Një fjalë e shkurtër, por me kuptim të madh.

Shpresa është si një lule e cila na përcjell ëmbëlsinë e aromës së saj, na magjeps me bukurinë dhe ngjyrat e saj. Ajo na detyron që të bëjmë ç’mos që ta ruajmë ashtu siç është, duke e vaditur dhe kujdesur për të maksimalisht.

Kapu fort pas shpresës që të jetosh të nesërmen dhe ti kapërcesh problemet e jetës!

Falë shpresës, mund ta orientojmë varkën e jetës tonë nga të duam dhe si të duam, duke e mbajtur larg rrezikut të mbytjes dhe vdekjes së ngadaltë.

Shpresa është një qiri e cila ndriçon errësirën.

Ajo është një libër i hapur, për këdo që dëshiron arsimin.

Që ti largohemi jetës së vuajtur dhe të plogësht, për një jetë të ndritur dhe plot optimizëm, s’kemi rrugë tjetër përveç shpresës. Ajo duhet të jetë titulli kryesor dhe ajo duhet të na udhëheqë në jetën tonë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

06/04/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:3406:1112:5016:2519:1720:42

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook