Motoja “Duaj një musliman” i kundërvihet motos “Sulmo një musliman”


Ashtu siç edhe e kemi dëgjuar nga agjensitë e lajmeve në muajin Prill të këtij viti në Britaninë e Madhe nisi një fushatë anti-islam nën moton “ Sulmo një musliman”. Si pasojë e rritjes së ekstremit të djathtë në të gjithë Europën është rritur ndieshëm edhe islamofobia dhe sulmet fizike ndaj muslimanëve që jetojnë atje. Nën moton sulmo një musliman , me anë të një shkrese, ata iu bënin thirrje të gjithë britanikëve nëse kishin një komshi musliman ti shkaktonin një dëm atij. Po ashtu u bënin thirrje edhe bizneseve që të mos iu shërbenin muslimanëve, e shumë forma të tjera me të cilat i shqetësonin besimtarët musliman.

Mirëpo kjo fushatë është pritur me një anti fushatë nën moton “ Duaj një musliman”.

Aktivistë të ndryshëm me anë të mediave sociale filluan të shpërndanin mesazhe ku u kërkonin qytetarëve britanik të duanin dhe ti bënin një të mirë një muslimani. Ata gjithashtu iu kërkonin qytetarëve se nëse merrnin një mesazh dhune ndaj muslimanëve të denonconin në polici.

Ata shprehën shqetësimin e tyre për rritjen e dhunës dhe filluan të interesohen se nëse ka pasur raste dhune ndaj muslimanëve. Aktivistët e kësaj fushate me anë të fushatës së tyre mundohen tua bëjnë të qartë qytetarëve europian në përgjithësi dhe atyre britanik në veçanti se muslimanët nuk janë kërcënim për ta, përkundrazi ata janë bartës të vlerave të një qytetërimi dhe modeli bashkëjetese.

Aktivistët e filluan fushatën e tyre në Twiter dhe pastaj filloi të përhapej në të gjitha mediat sociale me moton #LoveAMuslimDay

Ky impenim gjeti mbështetje të menjëhershme edhe nga shume organizata dhe kompani të ndryshme dhe sidomos gazeta britanike METRO i bëri shumë jehonë kësaj nisme.

Disa organizata që iu bashkangjitën kësaj fushate publikuan në mediat e tyre sociale thënin e famshme të Martin Luther King;  “ Nuk mund të zhduket errësira me errësirë, atë mund ta largojë vetëm drita. Nuk mund të largohet urretja me urrejtje, vetëm dashuria mund ta mundë atë”.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook