By: Muhamed Salih El-munexhid

Muajt e shenjtë


Muajt e shenjtë

Pyetje:”Cilët janë muajt e shenjtë? Çfarë shpërblimi kanë veprat e mira në këto muaj, sidomos në muajin Muharrem?”

Muhamed Salih El-munexhid, dijetar nga Arabia Saudite

Përgjigje:”Muajt e shenjtë janë katër; Dhul Kide, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexheb. Ato janë muaj të  bekuar dhe plot vlera, pasi Zoti e ka ndaluar kategorikisht luftën në këto muaj. Sakaq, kushdo që bën vepra të mira, u shumëfishohet shpërblimi dhe sevapi, sidomos në muajin Muharrem.

Thotë dijetari i shquar, Muhamed Salih El-munexhid, nga Arabia Saudite:

Muaji Muharrem, është muaj i shenjtë dhe i bekuar. Ai është muaji i parë i kalendarit hënor dhe një nga katër muajt e shenjtë. Thotë Zoti në Kuran:

Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë.” (Teube, 36)

Transmeton Ebu Bekre, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:”Viti është dymbëdhjetë muaj, ku katër prej tyre janë të shenjtë. Tre muaj janë njëri pas tjetrit; Dhul Kide, Dhul Hixhe dhe Muharrem. Sakaq, muaji Rexheb është ai që ndodhet mes muajit  Xhumada dhe Shaban.” (Buhari, 2958)

Muaji Muharrem, (i ndaluar) e ka marrë këtë emër, nga dispozita që lidhet me të, ku është ndaluar më rreptësisht se në çdo muaj tjetër, çdo formë padrejtësie. Thotë Zoti në Kuran:” Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! (Teube, 36)

Në këto muaj, gjynahu dhe penalizmi për  veprat e liga, është më i madh dhe më i konsiderueshëm.

Transmetohet nga Abdullah ibnu Abasi, se lidhur me ajetin:”Prandaj, mos i

bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” ka thënë:”Ky urdhër vlen për të dymbëdhjetë muajt, por katër prej tyre janë veçuar si muaj me më shumë vlera. Në këto katër muaj, gjynahet për veprat e liga dhe shpërblimi për veprat e mira merr dimensione më të mëdha.”

Po për këtë ajet, Katade thotë:”Padrejtësia (zullumi) në këto katër muaj, konsiderohet si gjynah më i rëndë se në muajt e tjerë. Kjo, edhe pse zullumi është gjynah i rëndë në çdo kohë dhe vend. Por është vullneti dhe dëshira e Zotit që ti zmadhojë dhe përzgjedhë disa vende dhe kohë. Kështu, Zoti ka përzgjedhur nga të gjithë melekët, të dërguarit prej tyre. Ai ka përzgjedhur nga njerëzit, të dërguarit dhe profetët. Nga fjalët, ai ka përzgjedhur fjalët që e përkujtojnë Atë. Nga toka, ai ka zgjedhur ato vende ku janë ngritur xhamitë. Nga muajt, Ai ka përzgjedhur muajin e Ramazanit dhe katër muajt e shenjtë. Nga ditët, Zoti ka përzgjedhur ditën e xhuma. Nga netët, Ai ka përzgjedhur natën e Kadrit. Prandaj, gjithçka që e ka përzgjedhur dhe shenjtëruar Zoti, duhet konsideruar e shenjtë edhe nga njerëzit...” (Tefsiri Ibnu Kethirit për suren Teube, ajeti 36)

Zoti e di më mirë!

 

www.onislam.net

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

17/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4806:2411:3214:0516:2817:54

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook