Mungesa e Ka’b ibnu Malik në betejën e Tebukut


Abdulla ibnu Ka’b ibnu Malik, një prej djemve të Ka’bit, udhërrëfyes i babait të tij kur u verbua tregon: Kam dëgjuar Ka’b ibnu Malikin i cili ka folur për mungesën e tij në betejën e Tebukut. Ka’bi thotë: “Nuk kam munguar në asnjë betejë që ka zhvilluar profeti (a.s.) përveçse në betejën e Tebukut. Po ashtu nuk kam marrë pjesë në betejën e Bedrit, megjithatë askush prej atyre që nuk kanë marrë pjesë në atë betejë nuk është qortuar, sepse i Dërguari i Allahut dhe myslimanët synonin karvanin e Kurejshëve, por Allahu i Lartësuar caktoi betejën ndërmjet tyre dhe armiqve të tyre në një afat të pacaktuar. Kam qenë bashkë me profetin (a.s.) në natën kur është zhvilluar Beslidhja e Akabesë, kur dhamë besën për Islam. Për mua, pjesmarrja në Beslidhjen e Akabesë është më e dashur se pjesmarrja në betejën e Bedrit, megjithëse tek njerëzit beteja e Bedrit ka ngelur më tepër në mendje se Beslidhja e Akabesë.

Atëherë, rasti i mungesës time në betejën e Tebukut është ky: Në asnjë betejë tjetër nuk kam qenë aq i fortë dhe aq i në mirqënie se sa isha në këtë betejë në të cilën mungova. Betohem në emër të Allahut, që në asnjë betejë tjetër nuk kisha dy kafshë se sa në këtë betejë. Profeti (a.s.) e kishte zakon që kur ndërmerrte një luftë nisej në drejtim të kundërt, por në këtë luftë nuk veproi kështu. Në këtë luftë që ndërmorri profeti (a.s.) bënte shumë vapë, u nis për një udhëtim të gjatë për në shkretëtirë. Njerëzit iu përgjigjën thirrjes së profetit (a.s.)  Profeti (a.s.) u tregoi planin myslimanëve që të përgatiteshin sa më mirë në këtë betejë, madje i lajmëroi se ku do të shkonin. Numri i myslimanëve me profetin (a.s.) ishte shumë i madh saqë nuk mund të bashkoheshin (shkruheshin) në regjistër.[1] (Ka’bi ka për qëllim Divanin)

Ka’bi vazhdon të tregojë: Të paktë ishin ata burra që dëshironin të mungonin që mendonin se nuk mund të zbuloheshin vetëm se nëpërmjet shpalljes nga Allahu. Profeti (a.s.) u nis në këtë betejë në kohën kur piqeshin frutat, që mua më pëlqenin shumë.  Profeti (a.s.) dhe myslimanët u bënë gati për luftë. Edhe unë nisa të bëhesha gati, por hezitoja dhe nuk bëja asgjë duke thënë me vete: Kur të dua mund të jem gati. Kështu pra, vazhdova të sillesha lart e poshtë, ndërkohë që njerëzit përgatiteshin seriozisht derisa profeti (a.s.) dhe myslimanët u nisën dhe unë akoma nuk isha përgatitur. Pastaj nisa të përgatitesha, por u ktheva dhe s’bëra asgjë dhe vazhdova të endesha derisa njerëzit nxituan dhe koha për përgatije kishte mbaruar. Vendosa që të përgatitesha shpejt e shpejt dhe t’i kapja rrugës. Ah, sikur ta kisha bërë një gjë të tillë, por nuk ishte e shkruar që unë të merrja pjesë. Pasi profeti (a.s.) u largua, mërzitesha shumë dhe njerëzit të cilët i shikoja ishin njerëz hipokritë ose të pafuqishëm që Allahu i kishte arsyetuar që të mos merrnin pjesë në luftë.

Profeti (a.s.) nuk më kujtoi mua derisa ata mbërritën në Tebuk. Kur ishte ulur bashkë me njerëzit atje, tha: Çfarë ka bërë Ka’b ibnu Malik?

E kanë penguar që të vijë rrobat dhe shikimi i muskujve, o i Dërguar i Allahut – u përgjigj një njeri nga fisi i Benu Seleme.

Shumë keq fole – ia priti Muaxh ibnu Xhebeli. O i Dërguar i Allahut, betohem në emër të Allahut që për të dimë vetëm të mirën. Profeti (a.s.) heshti. Duke qenë kështu, ai (a.s.) pa një njeri të veshur me rroba të bardha që shfaqej si rrjedhojë e mirazhit. Profeti (a.s.) tha: Të jetë Ebu Hajtheme?! Kur me të vërtetë, ai ishte Ebu Hajtheme El Ensari, personi që kishte dhënë sadeka një tas me hurma arabe, por që  hipokritët e kishin përqeshur.

Ka’bi vazhdon: Kur mora vesh se profeti (a.s.) po kthehej nga Tebuku, u dëshpërova shumë dhe fillova të mendoj ndonjë gënjeshtër, duke thënë me vete: Si t’i shmangem nesër zemërimit të profetit? Për këtë fillova të konsultohesha me të gjithë njerëzit më të ditur të familjes. Kur thanë se: profeti (a.s.) mbërriti, hoqa dorë nga gënjeshtra dhe e kuptova se çfarëdo që të thoja nuk do të më shpëtonte prej tij, prandaj vendosa që të thoja të vërtetën. Më në fund, profeti (a.s.) erdhi. Ai (a.s.) e kishte zakon që kur kthehej nga udhëtimi, më parë shkonte në xhami, falte dy rekate dhe pastaj ulej me njerëzit. Kur veproi kështu, përpara tij erdhën të gjithë ata të cilët kishin munguar duke thënë arsyet e tyre dhe për këtë betoheshin. Ata ishin tetëdhjetë e disa burra. Profeti (a.s.) i pranoi arsyet e tyre, u dha besën, kërkoi falje për ta dhe atë ç’ka ata e mbanin përbrenda e la në dorën e Allahut të Lartësuar. Derisa erdhi rradha ime. Kur i dhashë selam, më buzëqeshi, por me buzëqeshjen e një njeriu të zemëruar. Pastaj më tha: Hajde. U afrova dhe u ula pranë tij.

Përse mungove? – më pyeti, apo nuk e kishe blerë devenë?

Unë u përgjigja: O i Dërguar i Allahut, betohem në emër të Allahut, nëse do të qëndroja përpara çdokujt tjetër në këtë botë, do t’i shmagesha zemërimit të tij duke sjellë një justifikim, sepse jam i aftë ta bëj një gjë të tillë. Por jam i bindur dhe për këtë betohem në emër të Allahut, se nëse unë sot të gënjej dhe t’i kënaqesh me mua, kam frikë se Allahu do të bëjë që të zemërohesh me mua. E nëse unë jam i sinqertë dhe ti zemërohesh me mua, shpresoj që përfundimi im tek Allahu të jetë i mirë. Betohem në emër të Allahut se nuk kam pasë asnjë arsye që të më pengonte. Betohem në emër të Allahut, kurrë nuk kam qenë më i fortë dhe më në mirqënie se atëherë kur nuk t’u bashkëngjita.

Profeti (a.s.) tha: Ky ka thënë të vërtetën. Çohu derisa Allahu të gjykojë për ty.

Disa burra nga fisi Benu Seleme më ndoqën nga pas dhe më thanë: Betohemi në emër të Allahut, që nuk kemi dëgjuar që ti të kesh mëkatuar ndonjëherë përpara kësaj ndodhie. Përse nuk gjete një justifikim përpara profetit (a.s.) ashtu siç bënë ata që munguan dhe, kërkimi i faljes nga profeti do të mjaftonte që mëkati yt të ishte falur.

Betohem në emër të Allahut, që ata aq shumë më qortuan saqë mendova që të kthehesha tek profeti (a.s.) dhe të përgënjeshtroja fjalët e mira. Pastaj i pyeta ata: A ka ndonjë tjetër që ka vepruar si mua? Po – u përgjigjën ata, dy burra të tjerë thanë të njëjtën gjë që the edhe ti. Edhe atyre iu është thënë e njëjta gjë që të është thënë edhe ty. Kush janë ata të dy – pyeta unë? Ata janë: Muraretu ibnur Rebi El Amri dhe Hilal ibnu Umeje El Uakifij – u përgjigjën ata. Ata më përmendën emrat e dy njerëzve të mirë të cilët kishin marrë pjesë në betejën e Bedrit dhe që merreshin shembull për mirë. Kur më thanë emrat e atyre të dyve, u largova.

Profeti (a.s.) i ndaloi njerëzit që të bisedonin me ne të tre që kishim munguar në betejën e Tebukut. Njerëzit u larguan prej nesh ose filluan të ndryshonin sjelljen ndaj nesh derisa qëndrimi në këtë vend u bë i padurueshëm, sikur ai të mos ishte vendi që unë e njihja. Vazhduam të qëndrojmë në këtë gjëndje deri në pesëdhjetë ditë. Përsa i përket dy shokëve të tjerë, ata qëndruan në shtëpi duke qarë. Ndërsa unë duke qenë se isha më i ri dhe më i fortë dilja dhe falja namazin bashkë me myslimanët. Endesha rrugëve të tregut, por askush nuk më fliste. Shkoja edhe tek profeti (a.s.) kur rrinte me njerëzit pas namazit, i jepja selam dhe thoja me vete: A i lëvizi buzët për të ma kthyer selamin apo jo? Pastaj falesha pranë tij dhe fshehurazi e shikoja, kur vërejta se teksa falesha ai më shikonte dhe kur kthehesha për nga ai më kthente shpinën.

Kur kjo shmangie nga ana e myslimanëve zgjati, po ecja rrugës derisa u ngjita në murin e Ebu Katades, djalit të xhaxhait tim. Ai ishte njeriu më i dashur për mua. I dhashë selam, por betohem në emër të Allahut që ai nuk ma ktheu selamin. O Ebu Katade, të betohem në emër të Allahut që unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij – i thashë. Ai heshti. Iu betova për së dyti e ai heshti, iu betova për të tretën herë dhe ai më tha: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. Nga sytë më rrodhën lot, u ngjita në mur dhe u largova.

Duke u endur për nga tregu i Medines, një bujk nga banorët e Shamit i cili kishte ardhur në Medine për të shitur ushqime po pyeste: A ka ndokush prej jush që të më tregojë se ku është Ka’b ibnu Malik. Njerëzit i treguan me shenjë për nga mua, derisa m’u afrua dhe më dorëzoi një letër nga sundimtari i Gasanit. Unë dija të lexoja, kështu që fillova të lexoj se çfarë shkruhej: Pasi morëm vesh se shoku yt të ka braktisur, prandaj Allahu ka përgatitur për ty një vend ku nuk mund të përbuzesh dhe as të refuzohesh. Prandaj hajde tek ne që të ta lehtësojmë dhimbjen. Pasi e lexova letrën thashë me vete: Kjo është një sprovë tjetër. E hodha letrën në furrë dhe e dogja.

Pasi kaluan dyzet ditë nga pesëdhjetë ditët dhe shpallja hyjnore akoma nuk kishte zbritur, erdhi një korrier i profetit (a.s.) i cili më tha: I Dërguari i Allahut të urdhëron ta lësh gruan! A të divorcohem prej saj, apo diçka tjetër – e pyeta? Jo, vetëm lëre dhe mos ju afro asaj – u përgjigj ai. Korrieri të njëjtën gjë u tha edhe dy shokëve të tjerë. I thashë gruas: Shko tek familja jote dhe qëndro tek ta derisa Allahu të japë verdiktin final për këtë çështje.

Gruaja e Hilal ibnu Umejes shkoi tek profeti (a.s.) dhe i tha: O i Dërguar i Allahut! Hilal ibnu Umeje është i thyer në moshë , i pafuqishëm dhe nuk ka shërbëtor.  A e urren që t’i shërbej?! Jo, por ai nuk duhet të të afrohet. Betohem në emër të Allahut, që atij nuk i interison asgjë dhe ai vazhdon akoma të qaj qysh në fillim të kësaj çështje e deri më sot – tha ajo.

Disa prej familjarëve më thanë: Sikur t’i merrja leje profetit (a.s.) që të më lejonte të qëndroja me gruan time, duke qenë se ai (a.s.) e lejoi gruan e Hilal ibnu Umejes që t’i shërbente atij. Por, unë thashë: Nuk kam për t’i kërkuar leje profetit (a.s.). Pastaj, kushedi se çfarë mund të më thotë profeti (a.s.) nëse i kërkoj leje, pastaj unë jam djalë i ri. Qëndrova kështu (pa grua), dhjetë netë, dhe kështu u plotësuan plot pesëdhjetë net qysh kur myslimanëve iu ndalua që të flisnin me ne.

Në mëngjesin e natës së pesëdhjetë, fala namazin e Sabahut në një prej tarracave të shtëpive tona. Ndërkohë që unë isha ulur dhe isha në gjëndjen të cilën Allahu i Lartësuar e ka treguar për ne,  nga mërzitia shpirti më ishte ngushtuar dhe po ashtu edhe Toka me gjerësinë e saj, dëgjova një zë të lartë që bërtiste  nga kodra Sel: O Ka’b! Urime! Atëherë menjëherë rashë në sexhde dhe arrita të kuptoj se rrugzgjidhja kishte ardhur.

Pai profeti (a.s.) fali namazain  e Sabahut, i lajmëroi njerëzit se Allahu i Lartësuar e kishte pranuar pendesën tonë. Ndërkohë njerëzit na uronin. Tek dy shokët e tjerë shkuan shumë njerëz që t’i uronin. Ndërsa tek unë erdhi me nxitim një kalorës që i hypi kalit, ndërsa një tjetër nga fisi Eslem hipi në kodër dhe bërtiste. Zëri i tij ishte më i shpejtë se i kalit. Kur më erdhi ai, të cilit i kisha dëgjuar zërin, më dha lajmin e mirë, atëherë unë hoqa dy rrobat që i kisha veshur dhe ia vesha atij ngaqë më solli lajmin e gëzueshëm. Betohem në emër të Allahut, se atë ditë nuk kisha rroba të tjera për të veshur. Morra borxh dy rroba, i vesha dhe u nisa për tek i Dërguari i Allahut. Rrugës njerëzit më takonin grupe – grupe dhe më uronin për pranimin e pendesës, duke më thënë: Pranimi i pendesës nga Allahu të sjelltë lehtësim. Derisa hyra në xhami, pashë profetin (a.s.) që ishte ulur dhe njerëzit ishin përreth tij. Talha ibnu Ubejdulla nxitoi për tek unë, më takoi dhe më uroi. Betohem në emër të Allahut se askush prej muhaxhirëve nuk u çua për të më takuar përveç tij.

Ka’bi kurë nuk e harroi kurrë këtë veprim të Talhës[2]

Ka’bi vazhdon tregimin: Kur i dhashë selam profetit (a.s.) fytyra i shkëlqente nga gëzimi dhe tha: Gëzoju ditës më të mirë qysh kur të ka lindur nëna.

O i Dërguar i Allahut! A është prej teje, apo prej Allahut? – e pyeta.

Nuk është prej meje, por prej Allahut të Lartësuar – u përgjigj ai.

Kur profeti (a.s.) gëzohej fytyra i ndriste sikur të ishte pjesë e hënës, dhe këtë gjë ne e dinim.

Kur u ula pranë tij, i thashë: O i Dërguar i Allahut, në shenjë pendese pasurinë time po e jap sadeka për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Por, profeti (a.s.) më tha: Mirë është që një pjesë të pasurisë ta mbash për vete. Për vete do të mbaj shigjetën që më ra për hise në betejën e Hajberit – thashë, pastaj shtova: O i Dërguar i Allahut, me të vërtetë, Allahu i Lartësuar më shpëtoi në sajë të sinqeritetit, dhe që pendesa ime të jetë e vërtetë në ditët që më kanë ngelur do të flas vetëm të vërtetën. Betohem në emër të Allahut se unë nuk njoh asnjë mysliman, qysh kur ia thashë këtë profetit (a.s.), që Allahu ta ketë begatuar me sinqeritet në fjalë më shumë se sa më ka begatuar mua. Betohem në emër të Allahut, se qysh kur ia thashë këtë fjalë profetit (a.s.), asnjëherë nuk kam gënjyer deri më sot dhe e lus Allahun që të më mbrojë nga gënjeshtra në pjesën tjetër të jetës që më ka ngelur.

Ka’bi vazhdon tregimin: Allahu i Lartësuar shpalli ajetet:   të muhaxhirëve dhe ensarëve, të cilët shkuan pas tij në çastin e vështirë.. “..vërtet, Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta. Ai ua pranoi pendimin dhe atyre të treve që mbeten prapa, kur toka sado e gjërë që të ishte, atyre iu duk e ngushtë..” deri tek fjala: “..Kijeni frikë Allahun dhe jini me të sinqertit”[3]

Ka’bi vazhdon të tregojë: Betohem në emër të Allahut, se Allahu asnjëherë nuk më ka begatuar aq shumë, pas udhëzimit në fenë Islame, se sa begatia e sinqeritit tim me profetin (a.s.) që nuk e gënjeva dhe kështu të shkatërrohesha ashtu siç u shkatërruan ata që gënjyen. Për ata që gënjyen, Allahu i Lartësuar shpalli fjalët më të këqia që mund t’i thuhen ndokujt. Allahu i Lartësuar tha: [4]

Ka’bi vazhdon: Ne të tre mbetëm mbrapa pas atyre të cilët iu betuan profetit (a.s.), u dha besën dhe kërkoi falje për ta. Ndërsa çështjen tonë, profeti e la pezull derisa Allahu i Lartësuar gjykoi mbi të. Prandaj, Allahu i Lartësuar tha: “Ai ua pranoi pendimin dhe atyre të treve që mbeten prapa” Ajo që është thënë në lidhje me mbetjen mbrapa nuk ka të bëjë me luftën, por që profeti (a.s.) e vonoi çështjen tonë nga ata të cilët iu betuan dhe u arsyetuan tek ai. Dhe ai (a.s.) i pranoi betimet dhe justifikimet e tyre.”[5]

Në një transmetim tjetër thuhet: Profeti (a.s.) kur u nis për në betejën e Tebukut u nis në ditën e e Enjte. Atij (a.s.) i pëlqente që të nisej në ditën e Enjte.[6]

Në një transmetim tjetër thuhet: Kur nisej për udhëtim, nisej paradite. Ndërsa kur kthehej më parë hynte në xhami falte dy rekate dhe pastaj ulej aty.[7]

Jetëshkrimi i transmetuesit të hadithit:

Ai është Ka’b ibnu Malik ibnu Ebu Ka’b El Ensari El Hazrexhi, poeti i profetit (a.s.) Është prej besimtarëve të parë që kanë besuar nga ensarët. Ka marrë pjesë në Beslidhjen e Dytë të Akabesë duke i dhënë besën profetit (a.s.) Në periudhën e injorancës ishte i njohur si poet me një retorikë shumë të pasur. Kur pranoi besimin, me vjershat e tij ishte mbrojtës i figurës së profetit (a.s.) dhe fesë. Vetë profeti (a.s.) e ka lavdëruar poezinë e tij. Një ditë Ka’bi shkon tek profeti (a.s.) dhe i tha: Allahu i Lartësuar ka shpallur në Kuran për poezinë atë që ka shpallur. Por profeti (a.s.) i tha: “Myslimani lufton me shpatën dhe gjuhën e tij. Betohem në emër të Atij të cilit shpirti im është në dorën e Tij se ato vjersha që thua janë si gjuajtje me shigjeta.”[8]

Kur profeti (a.s.) emigroi nga Meka për në Medine bëri vëllazërimin ndërmjet muhaxhirëve dhe ensarëve. Profeti (a.s.) bëri vëllazërimin ndërmjet tij dhe Zubejr ibnu Auamit. Dikush ka thënë: Ka bërë vëllazërimin ndërmjet tij dhe Talha ibnu Ubejdulla.

Ka marrë pjesë në të gjitha betejat që ka zhvilluar profeti (a.s.) përveç në betejën e Bedrit. Ndërsa në betejën e Tebukut mungoi, por u pendua dhe Allahu ia pranoi pendesën, madje shpalli disa ajete kuranore për të dhe dy shokët e tjerë që munguan në këtë luftë. Këto ajete lexohen në Kuranin Famëlartë deri në Ditën e Gjykimit. Mungesa e tij nga kjo betejë është e sqaruar në këtë hadith.

Në betejën e Uhudit ka treguar një trimëri të rrallë. Në çastet kur myslimanët e kishin humbur toruan gjatë kësaj lufte, ai rezistoi, luftoi ashpër dhe mori 17-të plagë. Ai i njoftoi myslimanët se profeti (a.s.) ishte gjallë dhe nuk kishte vdekur.

Ai ka transmetuar 30 – të hadithe nga profeti (a.s.)

Nuk dihet me saktësi se kur ka vdekur. Disa thonë se ka vdekur në kohën e Hilafetit të Aliut. Ndërsa disa të tjerë thonë se ka vdekur në kohën e Mu’auijes.

Shpjegimi i hadithit:

Ky hadith është i gjatë dhe i zgjeruar por jo me fjalë të tepruara. Shtjellimi i gjatë i skenave të kësaj ngjarjeje është mëse i domosdoshëm dhe i duhuri për të krijuar një tablo të qartë të ngjarjes. Hadithin e transmeton Abdullahi, biri i Sahabit të nderuar, poetit dhe kalorësit Ka’b ibnu Malikit, një prej tre poetëve të profetit (a.s.), që janë: Hasan ibnu Thabit, Abdulla ibnu Reuha dhe Ka’b ibnu Malik.

Përmendja e këtij hadithi në kapitullin e pendesës duket disi i habitshëm, sepse ky hadith na paraqet disa skena të betejës së Tebukut. Ky hadith  sqaron me imtësi gjëndjen e Ka’b ibnu Malik pasi mungoi dhe nuk morri pjesë në luftë bashkë me profetin (a.s.) Megjithatë duke ndjekur tablotë e këtij hadithi, habia shuhet, sepse hadithi përfundon me tablonë e pranimit të pendesës. Pendesa e sinqertë e Ka’bit vërehet tek dialogu që ai zhvillon me profetin (a.s.): Kur u ula pranë tij, i thashë: O i Dërguar i Allahut, në shenjë pendese pasurinë time po e jap sadeka për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Por, profeti (a.s.) më tha: Mirë është që një pjesë të pasurisë ta mbash për vete. Për vete do të mbaj shigjetën që më ra për hise në betejën e Hajberit – thashë, pastaj shtova: O i Dërguar i Allahut, me të vërtetë, Allahu i Lartësuar më shpëtoi në sajë të sinqeritetit, dhe që pendesa ime të jetë e vërtetë në ditët që më kanë ngelur do të flas vetëm të vërtetën. Betohem në emër të Allahut se unë nuk njoh asnjë mysliman, qysh kur ia thashë këtë profetit (a.s.), që Allahu ta ketë begatuar me sinqeritet në fjalë më shumë se sa më ka begatuar mua. Betohem në emër të Allahut, se qysh kur ia thashë këtë fjalë profetit (a.s.), asnjëherë nuk kam gënjyer deri më sot dhe e lus Allahun që të më mbrojë nga gënjeshtra në pjesën tjetër të jetës që më ka ngelur.”

Ky hadith i gjatë na paraqet një sërë tablosh, ku ja vlen që të ndalojmë në secilën prej tyre dhe të nxjerrim mësimet e duhura. Tablotë e njëpasnjëshme që na paraqiten në këtë hadith vijojnë si më poshtë:

Tabloja e Parë: Përgatitja e sahabëve për të marrë pjesë në betejën e Tebukut, ndërkohë që Ka’b ibnu Malik mungon dhe nuk merr pjesë në këtë betejë, megjithëse nuk kishte asnjë justifikim apo arsye të pranueshme nga Sheriati që të mungonte. Mungesën e tij pa arsye e vërejmë qartë tek fjalët e tija:

Tabloja e Dytë: Hezitimi dhe shqetësimi i Ka’b ibnu Malikit. Përpjekjet e tij për të qenë pjesë e ushtrisë myslimane. Përshkrimi i dëshpërimit dhe pikëllimit të tij, kur e shikon veten në mesin e njerëzve të padëshiruar, apo në mesin e njerëzve që kishin arsye nga Sheriati që të mos merrnin pjesë në luftë. Ja se si i përshkruan Ka’bi çastet dhe momentet e dëshpërimit:

Me këto fjalë, Ka’bi do të thotë se ai nuk është hipokrit, prandaj më pas në fjalët e tij flet se ata të cilët nuk morrën pjesë në këtë luftë ishin edhe që e kishin një arsye, siç ishin të pafuqishmit, të sëmurët, të verbërit dhe nevojtarët. Dhe ashtu është, Ka’bi nuk ishte hipokrit, e si mund të ishte i tillë kur vetë profeti (a.s.) e lajmëroi se Allahu e ka falenderuar për fjalët që tha për të mbrojtur fenë.

            E si të mos jetë Ka’bi i dëshpëruar, ndërkohë që të gjithë sahabët nxituan për të marrë pjesë në luftë, ndërsa ai vetë mungoi?! Si mos të jetë i dëshpëruar kur ai ishte një prej tre poetëve të profetit (a.s.) që me gjuhën e tij mbronte imazhin e fesë?!

            Interesimi i profetit (a.s.) për Ka’bin pas mbërritjes në Tebuk. Opinionet e ndryshme të dhëna rreth imazhit të tij. Një burrë nga Benu Seleme, thuhet që ai ishte Abdulla ibnu Unejs, e përdhos imazhin e Ka’bit duke thënë: Fjalët e Abdullahit janë një akuzë e drejtpërdrejtë që i mvishen Ka’bit. Duke përdorur metonominë[9] Abdullahi dëshiron të tregojë se Ka’bit i pëlqen vetja dhe se ai është i dhënë pas zbukurimeve të kësaj bote. Imam El Kurtubi duke komentuar fjalët e Abdullahit thotë: “Nga fjalët e tij, duket sikur ai e kishte inat Ka’bin. Akuza se Ka’bi është i dhënë pas zbukurimeve të kësaj bote dhe i pëlqen vetja është e pavërtetë.” Komentin e bërë nga imam El Kurtubi e ka miratuar më parë Muadh ibnu Xhebeli, i cili me ton të ashpër i përgjigjet Abdullahit:

            Tabloja e Katërt: Na paraqet kthimin e ushtrisë si dhe mendimet e Ka’b ibnu Malikit se si dilte i pa lagur nga kjo mesele, por larg gënjeshtrës dhe hipokrizisë. Ja se si e përshkruan Ka’bi gjëndjen e vështirë në të cilën ishte:

            Në këtë tablo, Ka’bi e gjykon ashpër veten e tij për mospjesmarrjen në luftë, reflekton ndaj vetes së tij megjithëse ai ishte një prej tre poetëve të profetit (a.s.) dhe ka marrë pjesë në të gjitha betejat me profetin (a.s.) përveç në betejën e Bedrit dhe të Tebukut. Ky reflektim dëshmon për ndjenjat e pastra të Ka’bit, dashurinë që ka për profetin (a.s.) dhe lidhjen e fortë që ka me fenë.

            Na paraqet mospjesmarrjen e tetëdhjetë e disa njerëzve të cilët munguan në betejën e Tebukut. Të gjithë këta njerëz shkojnë tek profeti (a.s.) duke u shfajësuar për mospjesmarrjen e tyre dhe duke u betuar për këtë. Disa prej tyre kishin arsye serioze, ngaqë ishin të sëmurë, ndërsa të tjerë gjetën një arsye të çfarëdollojshme, por gënjyen. Profeti (a.s.) i pranoi arsyet e tyre, morri besën dhe kërkoi falje për ta, ndërsa ç’ka ata mbartnin në zemra e la në dorën e Allahut për t’i gjykuar.

Tabloja e Gjashtë: Na paraqet përballjen e Ka’bit me profetin (a.s.), dialogun e drejtpërdrejtë të qetë ku mbizotëron dashuria mes miqve. Ka’bi refuzon të gënjejë apo të gjejë një justifikim të kotë. Ai e shikon se fjala e sinqertë është anija e shpëtimit. Pas pyetjes që i drejton profeti (a.s.) për të ditur arsyen e mospjesmarrjes së tij në betejë, Ka’bi tregohet i sinqertë në përgjigje duke thënë: Kur profeti (a.s.) shikon sinqeritetin e Ka’bit thotë: Ka’bi e pranon me bindje urdhrin e profetit (a.s.) Ndërsa disa të afërm nga fisi Benu Seleme tentojnë që t’ia mbushin mendjen që të kthehet tek profeti dhe të përgënjeshtrojë fjalët e mëparshme. Më vonë, sundimtari i Gasanit tenton ta joshë Ka’bin duke krijuar tek ai iluzionin se profeti (a.s.) ishte treguar i padrejtë me të. Por letrën e tij, Ka’bi e merr dhe e hedh në furrë duke e djegur. Ka’bi dhe dy shokët e tjerë presin  plot 50 – të ditë gjykimin e Allahut të Lartësuar duke qenë të izoluar nga shoqëria, madje edhe nga gratë e tyre. Pas 50 – të ditëve nga qielli do të zbresi shpallja hyjnore që njofton për pranimin e pendesës së tyre nga Allahu i Lartësuar. Gëzimi i profetit (a.s.) duket qartë tek fjalët me të cilat i drejtohet Ka’bit: Ajetet kuranore në suren Et Teube janë myzhdeja më e mirë për Ka’bin dhe shokët e tij: [10]

 


[1] Regjistri ku regjistrohen emrat e luftëtarëve pjesmarrës në luftë.

[2] Këto janë fjalët e Abdulla ibnu Ka’bit.

[3] Sure Et Teube: 117 – 119.

[4] Sure Et Teube: 95 – 96.

[5] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.

[6] Transmetim i imam Buhariut.

[7] Transmetim i imam Buhariut dhe imam Muslimit

[8] Transmeton imam Ahmedi. Zinxhiri i transmetimit është i saktë.

[9] Një prej formave të shprehjeve figurative.

[10] Sure Et Teube: 117 – 119.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/10/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:12 06:4412:3415:3918:1119:33

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook