Myftiu i Kudsit “ Mos ua shisni pronat hebrenjve”.


Myftiu i Kudsit dhe i gjithë Palestinës, Sheh Muhammed Hysejn gjatë hutbes së xhumasë iu bëri thirrje qytetarëve të Palestinës në përgjithësi dhe atyre të Kudsit në veçanti që të mos i shesin pronat e tyre, sidomos hebrenjve. “ E gjithë toka e Kudsit është e shenjtë, dhe këto vende të shenjta u janë lënë juve emanet, prandaj edhe iu dilni për zot atyre. Zoti ju ka lënë mëkëmbës në këtë qytet të shenjtë” u shpreh në hutben e tij muftiu Hysejin.

Ky reagim i myftiut vjen pasi këto vitet e fundit fushata e shtetit të İzraelit për të okupuar dhe asimiluar qytet me popullsi palestineze është shtuar së tepërmi. Një ndër format që po përdoret është edhe blerja e pronave të paluatjshme me shuma stratosferike, gati të pa refuzueshme nga populli i thjeshtë të cilët mezi mbijetojnë.

Për qeverinë izraelite hebrenizimi i qytetit të Kudsit është detyrë parësore edhe masat dhe veprimet që ka ndërmarrë në mënyrë të përshkallëzuar po e çon qytetin drejt hebranizimit të tij. Herë përdoret dhuna duke nxjerrë njerëzit me forcë ose duke rrënuar shtëpitë e tyre, e herë përdoret joshja me shuma tepër të mëdha monetare.

Myftiu i Palestinës dhe Kudsit Shej M. Hysejn duke përdorur edhe autoritetin që gëzon në popull, bëri thirrje për mbrojtjen e tokave dhe qyteteve të tyre. “ İ dilni për zot Palestinës, mbrojeni qytetin e Kudsit dhe Xhaminë Aksa. Kudsi dhe xhamia Aksa u përket vetëm muslimanëve. Mbrojini vendet e shenjta dhe pronat tuaja” bëri thirrje myftiu në hutben e xhumasë së sotme.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook