By: onislam

Namazi i akshamit dhe i jacisë në mjetet e transportit


Pyetje:”Unë e fal iqindinë në vendin e punës, por akshami dhe jacia më gjejnë gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi. A më lejohet që iqindinë dhe akshamin t’i fal bashkë në vendin e punës dhe kur të kthehem në shtëpi, të fal jacinë?”

 

Sheh Hamid El-attar

 

Përgjigje:”Bashkimi i namazit të akshamit me iqindinë nuk lejohet. Mesa duket, koha e akshamit dhe e jacisë të zë teksa je duke udhëtuar me mjete transporti dhe e ke të vështirë  të zbresësh për t’u falur. Nëse është kështu, dijetarët e kanë lejuar që herët faljen e namazit hipur mbi kafshë, por vetëm në raste të domosdoshme. Kjo, për shkak të pamundësisë për të qëndruar në këmbë, kryerjes së rukusë dhe sexhdes hipur mbi kafshë. Braktisja e këtyre obligimeve nuk lejohet të bëhet veçse në raste të domosdoshme.

Sakaq, mjetet e udhëtimit bashkëkohore si autobusët, aeroplanët dhe makinat, e mundësojnë kryerjen e namazit në raste të domosdoshme dhe jo të domosdoshme, me kusht që të mundësohen të gjithë ritet dhe lëvizjet bazë të namazit si drejtimi nga kibla, qëndrimi në këmbë, rukuja dhe sexhdeja. Prandaj, nëse mundesh që namazin e akshamit ta kryesh në autobus, me të gjithë ritet dhe lëvizjet përkatëse, obligohesh ta kryesh. E njëjta gjë vlen dhe për jacinë.

Nëse besimtari e ka të pamundur të falën namazin me gjithë ritet dhe lëvizjet përkatëse në mjetin e tij të udhëtimit, nuk lejohet falja e namazit, vetëm nëse qëndrimi për t’u falur në tokë është i pamundur, ose bëhet por pasi të ketë përfunduar koha e rregullt e namazit përkatës dhe është namaz që nuk mund të bashkohet me një tjetër.

Namazet e drekës, iqindisë, akshamit dhe jacisë, nuk lejohet të falen mbi mjete udhëtimi nëse nuk mund të kryhen të gjithë ritet dhe lëvizjet përkatëse. Prandaj, ai mund ti bashkojë namazet e drekës me të iqindisë, akshamit me të jacisë, para udhëtimit ose pas tij.

Shkurtimisht: Nëse mundesh të kryesh namazin e akshamit dhe të jacisë në autobus, e ke detyrë diçka të tillë. Nëse nuk mundesh të kryesh qëndrimin në këmbë, rukunë dhe sexhden, atëherë duhet të zbresësh që të falësh akshamin para ezanit të jacisë. Sakaq, jacinë mund ta falësh kur të mbërrish në shtëpi.

Por nëse zbritja në kohën e namazit për t’u falur ka pasoja të rënda, atëherë bën nijet të bashkosh akshamin me jacinë pasi të zbresësh, duke filluar fillimisht me akshamin pastaj jacinë. Kjo, nëse nuk do të zbresësh veçse pasi të ketë hyrë koha e jacisë.

Në librin “Sherhul Mumti” të sheh Ibnu Uthejmin, thuhet:

Lejohet kryerja e farzit në mjet udhëtimi, nëse zbritja ka pasoja. Në këtë rast, duhet ruajtur drejtimi nga kibla gjatë gjithë namazit, pasi kjo është e mundur, duke ndëprerë udhëtimin dhe drejtuar mjetin drejt kiles.

Transmeton imam Ahmedi dhe Tirmidhij se sahabët ishin me të dërguarin e Zotit a.s në një udhëtim. Gjatë rrugës, u gjendën në një luginë dhe shiu ishte i konsiderueshëm. Sipër kishin qiellin, kurse poshtë tokën e mbushur me baltë. I dërguari i Zotit a.s thirri ezanin pa zbritur nga deveja, po ashtu ikametin. Pastaj, doli para me devenë e tij, mori drejtimin e kibles dhe u fal si imam, duke bërë me shenja sipas mundësisë rukunë dhe sexhden.”

Thotë Tirmidhij:”Dijetarët kanë vepruar dhe veprojnë sipas këtij hadithi.”

Në këtë rast, rukuja dhe sexhdeja kryehen duke u përulur sipas mundësisë, pasi është e pamundur të kryhet e plotë. Kjo vlen për mjetet e udhëtimit që njiheshin asokohe nga dijetarët, si devetë, kuajt, gomerët, mushkat dhe të ngjashme me to.

Kurse sot, koncepti i mjeteve të udhëtimit ka ndryshuar rrënjësisht. Disa makina, janën si anije dhe njeriut i mundësohet të plotësojë gjithë kushtet e namazit, qëndrimin në këmbë, rukunë, sexhden dhe drejtimin nga kibla. A mund të thuhet që namazi në mjete të tilla nuk mund të kryhet veçse në raste kur zbritja dhe qëndrimi është i pamundur? A mund të themi që nëse mund ta kryejë obligimin në ato kushte i lejohet kjo?

Përgjigje:”Nëse mjeti i udhëtimit është autobus i madh dhe ka vend të bollshëm për t’u falur në këmbë, ruku dhe sexhde me drejtim nga kibla, nuk prish asnjë punë që namazi të falet në autobus. Këto makina u ngjajnë anijeve dhe gjykimi është ekuivalent. Por, në përgjithësi vendet janë të ngushta, si autobusët e transportit urban të cilat janë plot ndenjëse etj... Edhe në këto raste, nëse është e mundur që namazi të kryhet duke plotësuar të gjithë kriteret, lejohet.

Në rastin e udhëtimit me avion, nëse kryerja e namazit mundësohet në këmbë, atëherë besimtari e ka obligim të falet me drejtim nga kibla etj... Por nëse kjo nuk mundësohet dhe aeroplani arrin në destinacion, pa përfunduar koha e namazit, besimtari pret sa të zbresë në tokë dhe falet. Por nëse avioni ulet pasi të ketë dalë koha e namazit, nëse ky namaz është i tillë që mund të bashkohet me një tjetër si dreka me iqindinë, apo akshami me jacinë, ai pret derisa avioni të ulet dhe bashkon dy namazet. Nëse namazi është i tillë që nuk bashkohet me namazin tjetër, falet në aeroplan na kushtet dhe rrethanat që i mundësohen.

Nëse në aeroplan nuk gjendet një vend i caktuar për tu falur, atëherë le të falet në vendin e tij në këmbë, pa u mbështetur kur aeroplani është drejt dhe nuk ka lëkundje. Në të kundërt, le të mbështetet tek ndenjësa përballë, duke bërë me shenjë dhe gjeste si në ruku. Bazuar në aeroplanët që njohim, sexhdeja është e pamundur. Në këtë rast, le të ulet në ndenjësen e tij dhe sexhden ta bëjë me gjeste sipas mundësisë. Këtë e bazojmë në ajetin e Kuranit, ku Zoti thotë:”Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni..” (Tegabun, 16)

Kush nuk ka mundësi të bjerë në ruku, le të përulet sipas mundësisë, qoftë dhe me gjest. Nëse nuk ke mundësi të biesh në sexhde, bëje qoftë dhe me gjeste ulur.

 

Zoti e di më mirë.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:19 05:1912:5416:5020:1622:03

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook