By: onislam

Namazi i imamit që harron dhe falet pa abdes


Namazi i imamit që harron dhe falet pa abdes

 

Pyetje:”Çfarë mendoni për një imam që ka falur namazin me xhemat, ndërkohë që nuk ka pasur abdes – pa e ditur – dhe pas tij janë rreshtuar qindra njerëz xhemat dhe vetëm pas një ore ai është kujtuar që është falur pa abdes? Çfarë duhet të bëjë ai? A i pranohet imamit dhe xhematit ky namaz? Apo duhet t’i njoftojë të gjithë, edhe pse kjo është e vështirë dhe e sikletshme për imamin?”

 

Përgjigje:”Nëse imami harron dhe falet pa abdes apo gusul dhe kjo nuk i kujtohet veçse pas selamit, namazi i njerëzve që janë falur pas tij është i saktë dhe i rregullt, sipas gjykimit të shumicës së dijetarëve. Në këtë rast, xhemati është i justifikuar pasi fakti që nuk ka marrë abdes është diçka që nuk shihet me sy. Kurse, imami duhet të përsërisë namazin, pasi të ketë marrë abdes. Mendim të kundërt kanë dijetarët e medh-hebit Hanefi dhe disa të tjerë, të cilët mendojnë se si imami ashtu dhe xhemati duhet të përsërisin namazin. Mendimi më i drejtë është mendimi i shumicës së dijetarëve.

Thotë Ibnu Kudame në El-mugni:”Nëse imami falet me xhemat, ndërkohë që është pa abdes apo xhunub dhe nuk e di këtë as imami dhe as xhemati derisa përfundon namazi, ky namaz është i rregullt për xhematin dhe i parregullt dhe i pavlerë për imamin. Ky është mendimi i hazreti Umerit, Uthmanit, Aliut dhe Ibnu Umerit, Zoti qoftë i kënaqur me ta. Të njëjtin mendim ka pasuri dhe Hasani, Seid ibnu Xhubejr, Maliku, Euzaij, Shafiu, Sulejman ibnu Harb dhe Ebu Theur.

Kurse Aliu, Ibnu Sirin, Shabij, Ebu Hanife dhe nxënësit e tij, mendojnë se si imami dhe xhemati duhet të përsërisin namazin. Kjo, pasi imami është falur pa abdes, edhe pse as ai dhe as xhemati nuk e dinin. Në këtë rast, si e dinin si nuk e dinin është njëlloj.

Ibnu Kudame sjell mendimin unanim të sahabëve për këtë çështje, ku transmetohet se Umeri Zoti qoftë i kënaqur me të, një ditë fali namazin e sabahut dhe kur vajti të kryejë nevojat personale, konstatoi sekretim sperme në rroba. Pasi u pastrua, ai përsëriti namazin, por nuk urdhëroi të tjerët të bëjnë të njëjtin akt.

Transmeton Muhamed ibnu Amr ibnul Mustalik El-huzaij se Uthmani – Zoti qoftë i kënaqur me të – fali namazin e sabahut një ditë me xhemat. Kur zbardhi dita, ai konstaton shenja sperme në rroba dhe thotë:”Jam plakur për Zotin! Jam plakur për Zotin!” Ai e përsërit namazin për vete, por nuk i urdhëron të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.”

Thotë Aliu:”Nëse një xhunub fal namazin si imam ndërkohë që është xhunub, unë e urdhëroj të lahet dhe të përsërisë namazin, por nuk urdhëroj xhematin e tij të përsërisin namazin.”

Transmetohet nga Ibnu Umer, se është falur si imam për namazin e drekës. Mandej, u kujtua se ishte falur pa abdes dhe përsëriti namazin, por nuk ua kërkoi këtë edhe xhematit. Përderisa kjo ka ndodhur haptazi dhe e kanë parë të tjerët dhe nuk e kanë qortuar dhe kundërshtuar, do të thotë që është ithma (konsensus unanim).

Transmeton Berra ibnu Azib se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:”Nëse një xhunub falet si imam, e përsërit namazin e tij, kurse namazi i xhematit është i rregullt.”

Papastërtia e imamit është diçka e fshehtë që nuk mund të vihet re nga xhemati. Bazuar në këtë, ata janë të justifikuar.

 

Zoti e di më mirë.

 

www.islamonline.net

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook