By: ardhmeriaonline

Namazi i Istihares


Xhabir ibnu Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Profeti a.s na ka mësuar të falim namazin e istihares në të gjitha çështjet, ashtu siç na mësonte ndonjë sure të Kur’anit. Ai ka thënë:

“Nëse dikush prej jush ka të bëjë me ndonjë çështje të rëndësishme, le të falë dy rekate nafile pastaj le të lutet: Zoti im, të kërkoj më të mirën nga dija gjithpërfshirëse, që Ti posedon. Më jep forcë dhe ndihmë nga ndihma Jote, kërkoj prej mirësisë Tënde të madhe, sepse Ti je Ai, që cakton e jo unë, Ti di gjithçka e unë nuk di asgjë, Ti je që e di të fshehtën.

O Zot, nëse kjo çështje është e mirë për mua në fenë, jetesën dhe të ardhmen time (herët apo vonë) ma shkruaj për mirë, ma lehtëso dhe më jep bereqet në të.

E nëse kjo çështje është e keqe për mua në fenë, jetesën dhe të ardhmen time (herët a vonë), largoje prej meje dhe më largo prej saj. Më cakto të mirën, kudo që të jem e më bëj që të jem i kënaqur me caktimin Tënd. Pastaj përmend çështjen për të cilën po lutet”.[1]

 

Kuptimi i disa shprehjeve:

Namazi i istihares: lutja, që i bëhet Allahut për mirë në çështjet e lejuara, që duam t’i realizojmë

Siç na mësonte ndonjë sure të Kur’anit: ashtu siç na mësonte për rëndësinë dhe praktikimin e ndonjë sureje të Kur’anit.

Më jep forcë dhe ndihmë nga ndihma Jote: kërkoj prej Teje o Zot, që të ma zgjidhësh këtë çështje me ndihmën Tënde.

Dhe të ardhmen time: në botën tjetër.

Herët apo vonë: gjatë jetës dhe pas vdekjes.

 

Dritë mbi kuptimin e hadithit:

Lutja është arma e besimtarit. Ajo është burimi i të eturit, strehimi i të frikësuarit dhe të hutuarit. Nëse njeriut i bie ndonjë fatkeqësi apo vështirësi dhe ai përgjërohet me lutje tek Zoti i tij, si rrjedhojë e kësaj kraharori i zgjerohet dhe zemra e shpirti i qetësohen.

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të bë bëjmë lutje, e Ai me mirësinë e Tij do t’u përgjigjet lutjeve tona.

 Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit. Pra le të më përgjigjen dhe le të besojnë në Mua, që të jenë të orientuar.”[2] “Zoti juaj tha: lutuni që t’u përgjigjem”.[3]

Në këtë jetë njeriu haset me probleme dhe halle, që heziton t’i veprojë, nuk dallon të mirën nga e keqja, pyet veten, të veprojë apo të ndalojë nga frika se mos ajo është e keqe apo e dëmshme.

Në kohën e injorancës kur dikush dëshironte të udhëtonte, të martohej, të kryente tregti apo ndonjë gjë tjetër, shkonte te idhujt dhe hidhte short duke u bazuar tek fati. Nëse shigjeta e tërhequr tregonte për ndalesë, ai pengohej e nëse shigjeta e tërhequr dilte për mirë, atëherë e kryente atë punë. Kjo tregon për mendjelehtësi, sepse në këtë rast ecuria e jetës së njeriut lidhet me rastësinë. Të ardhmen dhe çështjet më të rëndësishme të jetës i lidh me bestytni të shtrembëruara me imagjinata e legjenda duke ecur kuturu.

Islami është feja e monoteizmit, feja, që e urdhëron njeriun, t’i drejtohet Krijuesit të Lartësuar në të gjitha çështjet e jetës. Ajo është feja e largpamësisë, logjikës dhe udhëzimit në rrugën më të mirë. Me të Allahu i nxori njerëzit nga errësirat në dritë. Nëse besimtari është në një dilemë rreth një çështjeje, i drejtohet Allahut, Zgjidhësit të problemeve, Frymëzuesit të së drejtës. I lutet Atij, që t’i përgatisë rrugën e mirë e t’ia largojë të keqen në fenë dhe jetën e kësaj bote.

Duke u nisur nga kjo, arrijmë të kuptojmë rëndësinë e namazit të istihares, që profeti a.s ua mësoi sahabëve, ashtu siç iu mësonte suret e Kur’anit.

 Imam Ibnu Kajm El Xheuzije ka thënë: “Profeti a.s e zevëndësoi hedhjen e fatit me short për umetin e tij, me këtë lutje, që është besimi, përulja, adhurimi dhe mbështetja. Besimtari i lutet Atij, në dorën e të Cilit është tërë mirësia, nga i Cili vjen e mira dhe është po Ai, që e largon të keqen. Nëse zbret mëshirën e Tij tek robi, askush nuk mund ta pengojë atë e nëse e ndal, askush nuk mund ta sjellë nëpërmjet pesimizmit, astrologjisë, horoskopit..etj. Kjo lutje sjell të mirën, lumturinë, suksesin dhe begatinë e Allahut”.

Namazi i istiharës përmban dy çështje të rëndësishme, që janë: titulli i lumturisë për atë, që e praktikon dhe titulli i fatkeqësisë për atë, që nuk e pranon. Ato janë: Mbështetja dhe kënaqësia e Allahut.

Kur i drejtohesh Allahut të Lartësuar me lutje, kërkon nga Ai, që të përcaktojë për ty më të mirën në çështjen e fesë, dynjasë, jetesës dhe të ardhmes. Kjo është mbështetja tek Allahu. Kërko strehim tek Ai, që të të ruajë nga e keqja e të të drejtojë për nga e mira dhe e drejta!

Allahu i Lartësuar në Kur’an i ka përgëzuar robërit e Tij, që i mbështeten Atij: “Kush i mbështetet Allahut, i mjafton kjo si mbështetje”.[4]I mjafton”, do të thotë: e ruan dhe i mjafton atij në çdo çështje.

Duaja e istiharës përmban edhe lutjen për të qenë i kënaqur: (e më bëj që të jem i kënaqur me caktimin Tënd) që do të thotë: O Zot më dhuro kënaqësi për atë që ke caktuar për mua në këtë çështje.

Sido që të jetë përfundimi i çështjes, pozitiv në atë që shpreson dhe do, apo negativ, ti je i kënaqur, i gëzuar dhe i lumtur, që Allahu të largoi të keqen, të cilën për momentin nuk e ndjen, por në të ardhmen do ta ndjesh atë. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Ndoshta ju e urreni diçka, por ajo është më mirë për ju, dhe ndoshta e doni diçka, por ajo është e keqe për ju. Allahu e di dhe ju nuk e dini”.[5]

Imam Ahmedi transmeton se Sa’ad ibnu Ebi Uekas ka dëgjuar profetin a.s. të thotë: “Lumturia e njeriut është atëherë kur e fal namazin e istiharës dhe është i kënaqur me atë, që i është caktuar. Ndërsa fatkeqësia e tij është, kur nuk e fal namazin e istiharës dhe është i hidhëruar me atë, që ka caktuar Allahu për të”.[6]

      

Kuptime të këndshme të hadithit të istiharës:

1- Thënia profetike (le të falë dy rekate nafile) tregon për rëndësinë, vlerën dhe dallimin, që ka duaja e istiharës nga duatë e tjera, me kusht që të paraprihet me faljen e dy rekateve. Nga fjalët e urta, që na kanë këshilluar dijetarët për këtë çështje mund të përmendim: Ai, që ka nevojë dhe e kërkon atë, duhet të sillet me edukatë dhe përulje me Atë, prej të Cilit kërkon zgjidhjen e problemit. Nuk ka gjë më të madhe, sesa kur robi i drejtohet Allahut të Lartësuar duke falur namaz, duke e lutur, madhëruar, duke lexuar librin e Tij, që është çelësi i të mirës, e më pas e lut Allahun duke kërkuar më të mirën.

2- Thënia profetike: (O Zot, nëse kjo çështje është e mirë për mua në fenë, jetesën) ka përmendur fenë më përpara sepse ajo është më e rëndësishmja e të gjithë çështjeve. Nëse feja e tij është e rregullt, i vjen e mira edhe nëse lodhet në çështjet e dynjasë. Por nëse feja e tij është e prishur, nuk ka mirësi pas saj edhe nëse ka thesaret e gjithë botës.

3- Thënia profetike: (ma shkruaj për mirë, ma lehtëso dhe më jep bereqet në të) tregon për tre aspekte që përfshin kjo dua, të cilat janë: caktimi, lehtësimi dhe bereqeti.

Kjo do të thotë: cakto më të mirën për mua me lehtësim e jo me lodhje, e më pas më jep bereqet në të, qoftë martesë, tregti, udhëtim apo ndonjë gjë tjetër.

4- Thënia profetike: (largoje prej meje dhe më largo prej saj) largoje prej meje të keqen në fenë dhe dynjanë time dhe më inspiro largimin nga ajo.

A’ameshi transmeton se Ibnu Mes’udi ka thënë: “Njeriu ka një hall për të zgjidhur qoftë për tregti apo për të pasur një kapital, derisa Allahu t’ia caktojë atë çështje nga shtatë qiejt. Ai u thotë engjëjve: “Largojani atij këtë çështje, sepse nëse Unë ia lehtësoj atij do të futet në zjarr”. Ibnu Mes’udi vazhdon dhe thotë: Allahu e largon atë nga kjo gjë. Njeriu i çuditur pyet: Përse më ndodhi kështu? Por kjo është mirësia e Allahut të Lartësuar”.

Njeriu si dritëshkurtër që është, mendon se mosrealizimi i dëshirës së tij është diçka e keqe, që i ka ndodhur, por ajo nuk është gjë tjetër, veçse mirësia e Allahut, në mënyrë që ai të largohet nga ajo, që do t’i shkaktonte ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut.

 

Përfitimet e nxjerra nga hadithi:

1- Muslimani është i qetë dhe i mbështetet Allahut në të gjitha çështjet. Ai është i sigurtë se Allahu është Sunduesi dhe vetëm në dorën e Tij është rrizku, dobia dhe dëmi.

2- Lutja e istiharës rrënjos thellë në zemër besimin në caktimin dhe të qënit i kënaqur me atë, që ka përcaktuar Allahu për njeriun.

3- Domosdoshmëria e mësimit të lutjes së istiharës dhe praktikimi i saj në çështjet, që has muslimani gjatë jetës dhe punëve.

4- Kujdesi që duhet patur nga marrja për bazë e legjendave dhe fjalëve të fallxhorëve, sepse këto veprime janë veprime të injorantëve. 


[1] Këtë hadith e ka transmetuar imam Buhariu, numër: 1109 dhe 6955. po ashtu këtë hadith e kanë transmetuar imam Ebu daudi me numër: 1538 dhe imam Tirmidhiu me numër: 480           

[2] Sure El Bekare: 186

[3] Sure

[4] Sure Et Talak: 3

[5] sure el bekare, ajeti: 216

[6] këtë hadith e ka transmetuar imam Ahmedi në musnedin e tij. Ky hadith është hasen ashtu si ka thënë hafidh ibnu Haxher në librin Fet’hul Bari

Submitting your vote...
Rating: 4.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus
27/08/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:17 05:5712:4916:3119:3020:59

Urtësi

Hadith Profetik

“Nëse njeriu do të kishte

një luginë me flori,

do të kërkonte një

të dytë, nëse do të kishte dy,

do të kërkonte një të tretë

e kështu me radhë…

e syrin e njeriut

e ngop vetëm dheu i varrit”.

 Muhamedi (a.s.)

Hutbe

Flash is required!

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook