By: Hamid El-attar, anëtar i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë.

Ndërprerja e namazit nafile kur thirret ikameti per farzin


Pyetje:”A lejohet ndërprerja e namazit nafile, si dy rekatet përshëndetje të xhamisë etj…, nëse thirret ezani për farzin? Nëse po, a mund të ndërpritet edhe në rekatin e dytë, ngritja nga rukuja apo mes dy sexhdeve?”

 

Hamid El-attar, anëtar i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë.

 

Përgjigje:”Dijetarët kanë mospajtime lidhur me ndërprerjen e namazit nëse thirret ikameti për farzin. Këto mospajtime kanë lindur për shkak të interpretimeve të ndryshme të hadithit  që thotë:”Nëse thirret ikameti, nuk ka namaz tjetër përveç farzeve.” (imam Muslimi) dhe të ajetit:”dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!”(Muhamed, 33)

Gjithsesi, nëse dikush e kryen shpejt nafilen dhe e arrin tekbirin fillestar, ai ka bashkuar mes dy veprave të mira. Ndalimi i namazit nafile ndërkohë që thirret ikameti, bëhet me qëllim që të mos humbasë tekbiri fillestar. Nëse nuk humbet tekbirin fillestar, nuk ka vend për censurë. Por nëse besimtari nuk e humbet rukunë e parë, atëherë mundet ta plotësojë namazin nafile.

Thotë Ibnul Kudame në librin (El-mugni):”Nëse thirret ikameti ndërkohë që dikush po fal nafile dhe nuk ka frikë se mund të humbasë rukunë, le ta plotësojë namazin dhe mos e ndërpresë. Kështu veprohet për të respektuar ajetin dhe urdhrin e Zotit:” dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!” (Muhamed, 33)

Por nëse frikësohet se humbet namazin me xhemat, ka dy mendime: Mendimi i parë është që ta plotësojë nafilen, kurse mendimi i dytë që ta ndërpresë. Kjo, pasi sevapi i namazit me xhemat është më i vlefshëm se ai nafile njëzet e shtatë gradë.

Thotë shehu Ibnu Uthejmin:”Lidhur me thënien e Profetit a.s:” nuk ka namaz tjetër përveç farzeve.” Dijetarët myslimanë kanë dy mendime:”Mendimi i parë është se përfshihet si fillimin e namazit dhe plotësimin e tij. Prandaj, nëse thirret kiameti, nuk ka përse të fillosh të falësh nafile dhe nëse ke filluar duhet ta ndërpresësh. Madje ka disa dijetarë që thonë se nëse të ka mbetur vetëm për të dhënë selam, sakaq myezini thërret kiametin, namazi nafile që po fal prishet.”

Mendimi i dytë thotë se nuk lejohet fillimi i nafiles nëse është duke u thirrur ikameti, por nëse namazi nafile ka filluar para ikametit, plotësohet edhe nëse i humbet namazi me xhemat.

Ajo që kuptohet nga hadithi i Profetit a.s:” nuk ka namaz tjetër përveç farzeve.” dhe që ndalohet, është të filluarit e nafiles ndërkohë që thirret ikameti. Në këtë rast, është haram të fillohet namazi i nafiles, pasi myezini po thërret kiametin. Kjo, sepse ka hyrë koha ku besimtari duhet të ndjekë lëvizjet e imamit. Nëse besimtari ka qenë duke falur nafilen kur thirret ikameti, ai e plotëson atë, veçse nëse frikësohet se mund të humbasë namazin me xhemat. Në këtë rast duhet ta ndërpresë nafilen.

Prandaj, nëse një besimtar është duke falur rekatin e dytë të nafiles, ndërkohë që myezini thërret kiametin, është mirë ta plotësojë më shpejt se zakonisht. Por nëse gjendet në rekatin e parë, le ta ndërpresë. Këtë e bazojmë në hadithin e Profetit a.s që thotë:”Kush arrin një rekat nga namazi, është sikur ka arritur të gjithë namazin.”  (Imam Buhari dhe Muslim)

Kështu, ai që arrin një rekat namazi nafile para se të fillojë ikameti, do të thotë që ka falur një rekat të pacenuar nga ato gjëra që ia ulin vlerat namazit, si ikameti. Kështu, ai ka falur një rekat para se të fillojë koha e ndalimit të namazit gjatë ikametit. Prandaj, ai e plotëson duke e falur sa më lehtë dhe shpejt.”

Ajo që duam të tërheqim vëmendjen, është se mendimi i lartpërmendur, është mendimi më i drejtë nga të gjithë mendimet që lidhen me këtë mesele. Imam Sheukani transmeton nëntë mendime të ndryshme për këtë çështje. Thotë ai vetë:”Nga hadithi kuptojmë se nuk lejohet fillimi i nafiles ndërkohë që thirret ikameti, për çfarëdo nafileje të flitet si dy sunetet e sabahut apo çfarëdo tjetër. Vetë sahatet, tabi’inët dhe të tjerë kanë pasur mendime të ndryshme, që arrijnë në nëntë mendime.”

Zoti e di më mirë.

www.islamonline.net

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook