Ndërron jetë një nga pasardhësit e Dinastisë Osmane.


Sot ka ndërruar jetë mbesa e Halifes së muslimanëve Sulltanit të 31 osman Sulltan Abdulmexhid II. Sipas mediave turke Bilun Alpan Osmanoğlu ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e saj në Bejrut në moshën 101 vjeçare, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër pas namazit të xhumasë.

Bilun Alpan Osmanoğlu ka lindur në Turqi në vitin 1918 dhe ka përjetuar syrgjynosjen e familjes së saj për në Francë në vitin 1924. Ajo mbahet mend si personi i fundit nga dinastia Osmane që mban mend syrgjynosjen e familjes së saj nga Turqia. Ajo fillimisht u vendos në Francë, pastaj në Kudus (Palestinë), pastaj më 1929 u vendos në Bejrut ku qëndroi derisa ndërroi jetë.

Më 3 Mars të vitit 1924 u miratua ligji për syrgjynosjen e dinastisë Osmane. Sulltani i fundit Mehmet Vaheddin Han dhe Halifja e fundit Abdulmexhid Efendi bashkë me princër e princesha dhe anëtarë të tjerë të familjes që përbëhej nga 250 persona u syrgjynosën për në Francë. Sulltanesha Bilun Alpan Osmanoğlu është e fundit nga dinastia që ka përjetuar dhe mban mend syrgjynosjen.

Në një nga intervistat e saj ajo qe shprehur “Syrgjyn është fjala më e rëndë që ekziston. Unë nuk jam e zemëruar me vendin tim, pavarsisht çfarë kam hequr”.

İ pari kryeministër turk që u interesua për fatin e pasardhësve të dinastisë Osmane ka qenë i ndjeri Adnan Menderez, i cili nxorri edhe një ligj për trajtimin e tyre me pensione.  

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:22 05:2112:5416:5020:1522:00

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook