By: Suada Hajredinaj

Ndikimi i agjërimit në gjendjen psikologjike të njeriut


Allahu nuk ka nevojë për urinë dhe etjen e atij personi që nuk largohet nga gënjeshtrat dhe të vepruarit me to gjatë kohës që është agjërueshëm”.

Natyrshëm nga ky hadith kuptojmë se agjërimi është shumë më tepër se sa uria dhe etja.  Ne jemi shumë më tepër se thjesht  një trup fizik, ndaj dhe dimensionet e agjërimit përfshijnë çdo pjesë të qenies tonë.

Të agjëruarit është një ndër ibadetet qe synon lartësimin shpirtëror të njeriut. Vetë Zoti i lartësuar e ka obliguar atë me qëllim që të bëhemi të devotshëm. Sigurisht që devotshmëria mund të arrihet edhe nëpërmjet adhurimeve të tjera, por agjërimi mund të jetë forma më e mirë e arritjes së devotshmërisë, pikërisht sepse ai mundëson atë që quhet xhihad me veten. Duke agjëruar ti lufton me veten tënde, dëshirat e tua, heq dorë nga kërkesat e vetes për të arritur pikërisht këtë lartësim shpirtëror.

Ramazani është muaji i mirësive të pafundme, e ndër mirësitë e tij janë edhe gjurmët pozitive që ai lë në gjendjen psikologjike të njeriut. Duke pasur parasysh se Islami, kërkon nga myslimani që të jetë vigjilent, i shkathët dhe energjik, nuk mund të gjejmë periudhë më të përshtatshme për t’i gërshetuar në mënyrën më të mirë këto tri elemente, sesa gjatë agjërimit të Ramazanit.

Dimensionet kryesore të këtij ndikimi janë në aspektin kognitiv (njohës), psiko-social dhe bihevjoral (sjellor).

Agjërimi është një praktikë e studiuar më së shumti, në të gjitha format e saj. Shpeshherë studiuesit i drejtohen edhe me termin “terapia e agjërimit”, nisur nga efektet që ajo ka në trurin e njeriut. Për nga vetë këto funksione agjërimi është nje praktikë shumë e hershme e përdorur madje edhe nga filozofë të ndryshëm,si: Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, me qëllim qartësimin dhe mprehtësinë e mendjes, po ashtu edhe përforcimin e kujtesës.

Ali ibn Ebi Talib ka thënë: “Pesë gjëra që largojnë harresën, plogështinë dhe që përforcojnë kujtesën janë: Përdorimi i misvakut, agjërimi, leximi i Kuranit, mjalti dhe qumështi”.

Agjërimi është një parandalues shumë i mirë për disa nga çrregullimet mendore siç janë: Depresioni, sindroma Alzhaimer ( karakterizohet nga degradimi i kujtesës) dhe Parkinsoni (karakterizohet nga humbja e kontrrollit mbi trupin dhe çrregullime të humorit).

Çrregullimi depresiv ështëi lidhur ngushtë me dy neurotransmetues atë GABA (gamma-aminobutyric acid) dhe glutamate (Vamecq, Maurois, Bac, Delplanque, & Pages 2007).

Kur ne ushqehemi karbohidratet që ne marrim kthehen në glukozë, glukoza është ndër ushqyesit kryesor të trurit. Por kur ne agjërojmë, pra, kur rrimë orë të tëra pa u ushqyer, nuk marrim karbohidrate për të ushqyer trurin, në këtë moment yndyra që ne tashmë kemi konvertohet në ketone, të cilat depërtojnë në tru dhe zëvendësojnë glukozën si burim kryesor energjie (Freeman, Kossoff, and Hartman, 2007). Prania e ketonevebalancon nivelin e dy neuro-transmetueseve që ne përmendëm më sipër. Kur ne agjërojmë, rritet niveli i neuro-transmetuesit GABA dhe ulet niveli i neuro-transmetuesit glutamat dhe si rezultat jemi më të mbrojtur nga shkaqet fiziologjike të depresionit.

Në një studim gjerman të bërë me disa pacientë të cilët ishin agjërueshëm, u pa se aktiviteti i katekolaminës u rrit ndjeshëm. Katekolaminët janë komponime kimike të cilat nxisin aktivitetin mendor, emocional dhe fizik dhe po ashtu rrisin përqendrimin dhe vëmendjen tonë. Mungesa e ushqimit rrit nivelin e katekolaminës dhe si rezultat dhe aktivitetin tonë mendor (Michalsen, Schlegel, Rodenbeck, Lüdtke, Huether, Teschler, Dobos, 2003).

Instituti Kombëtar mbi Moshën e Tretë, në Baltimore pas disa studimesh, ka arritur në konkluzionin se ndalimi i marrjes së ushqimit në çfarëdo lloj forme 1 ose 2 herë në javë e mbron trurin kundër çrregullimeve siç ështëçrregullimi i Alzhaimerit dhe Parkinsonit.

Të gjitha këto që përmendëm më sipër, nuk janë gjë tjetër veçse konfirmim i një tradite të vazhdueshme të profetëve. Mirësitë e agjërimit na janë thënë 1400 vjet më parë kur Profeti Muhamed (a.s)ka thënë:- “صوموا تصحوا”- Agjëroni që të jeni të shëndetshëm.

Tradicionalisht ne jemi mësuar se mungesa e ushqimit sjell dobësi, pafuqi etj. Nisur nga ky lloj mentaliteti, automatikisht, me pavetëdije ne i themi mendjes sonë se agjërimi e ul performancën. Kështu  e bindim dhe e përgatisim mendjen tonë që të mos punojë. Gjatë ditës sado të përpiqemi më pas të punojmë, sigurisht që do të jetë e vështirë pasi ne e kemi programuar apo “urdhëruar” trurin që të mos punojë dhe të mos angazhohet. Por, agjërimi bën pikërisht të kundërtën e asaj që thamë më sipër, mjafton që ne t’i themi mendjes apo ta “urdhërojmë” atë që të punojë dhe të angazhohet.

 

Produktiviteti social i Ramazanit buron nga të tjerët rreth nesh. Është një produktivitet që vjen nga të qenit pjesë e një familje, komuniteti, umetit dhe njerëzimit në përgjithësi.

Islami është një fe sociale dhe  potë vëmë pjesa më e madhe e adhurimeve bëhen në një formë sociale: namazi me xhemat (është më i preferuar), agjërimi dhe iftaret e përbashkëta, haxhi po ashtu është i përbashkët. Islami nuk është një fe vetëm individuale, por është fe që e sheh  individin si individ, në të njëjtën kohë e sheh dhe individin si pjesë e shoqërisë. Një ndër hadithet qëi dërguari përmend kur hyn në qytetin e Medines është:- “Ushqeni të uriturit, mbani lidhjet farefisnore, shpërndani selamin dhe faluni gjatë natës”. Po të shohim tre porositë e para lidhen me natyrën shoqërore dhe e katërta është individuale.

 

Agjërimi është një mënyrë e përjetimit të urisë, gjë që zhvillon ndjenjën e empatisë për të tjerët, konkretisht për ata që nuk kanë dhe në të njëjtën kohë mëson të vlerësosh mirësitë e Zotit. Deprivimi çon në vlerësim, gjithmonë jemi të prirur t’i vlerësojmë gjërat atëherë kur nuk i kemi, kur na mungojnë.

Edhe pse teorikisht secili nga ne e di që ka njerëz që vuajnë qoftë edhe për një kafshatë ushqim, duke e provuar vetë ndjesinë e mungesës së ushqimit, vetëm kështu mund të kuptojmë mjaftueshëm situatën e tyre dhe vetëm duke e provuar ajo ndikon në sjelljet tona. Pasi, tani jo thjesht e dimë që ka njerëz të uritur por jemi duke ecur me këpucët e tyre, ndjejmë atë që ato ndjejnë, edhe pse pritja jonë është e shkurtër, deri ne iftar, ndërsa pritja e tyre është e papërcaktuar. Si rezultat kjo na ndihmon të minimizojmë edhe shpërdorimin.

Përveçse agjërimi na ndihmon të kuptojmë më mirë anëtarët e nevojshëm të shoqërisë sonë, po ashtu në aspektin social agjërimi balancon komplekset e inferioritetit dhe të superioritetit. Në fakt çdo ibadet në islam e synon këtë lloj balancimi, edhe namazi edhe haxhi.

Allahu nuk shikon pasurinë dhe trupin tuaj, por ai shikon veprat tuaja”.

Gjatë kohës që jemi agjërues i pasuri me të varfrin janë njësoj të uritur, si rezultat i pasuri nuk mund të ndihet më superior ndaj të varfrit se ka më shumë, por edhe i varfëri nuk mund të ndihet më inferior ndaj të pasurit se ka më pak.

 

Agjërimi është një teknikë apo një terapi shumë e mirë për të ndryshuar sjelljen e individit dhe po ashtu për të përmirësuar sa më shumë karakterin e tij.

Çdo ves në shoqërinë tonë buron nga mungesa e vetë-kontrollit. Kudo ka dhunë, varësi apo imoralitet dhe të gjitha këto janë rezultat i rënies pre e dëshirave të nefsit. Nëse njeriu nuk ka forcë që t’i rezistojë tundimeve të pafundme të nefsit, ai do të bëhet robi këtyre dëshirave dhe si rob ikëtyre dëshirave ai ndjehet i pafuqishëm, i padobishëm, i depresionuar, dhe i paaftë të ndihmojë vetveten. Të gjitha këto mund të shmangen duke mësuar vetëkontrrollin dhe nuk ka trajnim më të mirë se agjërimi për tabërë këtë. Tundimi për të ngrënë apo për të pirë mposhtet çdo ditë për një muaj rresht gjë qëna përgatit më së miri për sprova më të vështira të jetës.

 

Duke mos u angazhuar me kënaqjen e trupit, gjatë agjërimit shpirti fiton fuqinë e vet, ai është i çliruar nga zinxhirët e dëshirave. Nëse  e imagjinojmë trupin tonë si një anije, mendjen, zemrat dhe dëshirat trupore do të ishin si timon që mundohet ta kontrollojë dhe ta drejtojë këtë anije. Agjërimi dobëson efektin e dëshirave trupore dhe i jep fuqi zemrës dhe mendjes për ta drejtuar dhe për ta kontrolluar anijen. Përvoja e urisë në agjërim thyen pushtetin e gënjeshtërt të trupit duke i kujtuar atij pafuqinë e vet të lindur dhe duke e bindur atë se është thjesht një shërbëtor.

 

Agjërimi nuk është vetëm për stomakun, por gjithashtu edhe gjuha, sytë, veshët, zemra dhe mendja njësoj janë të obliguara të vetëpërmbahen. Ashtu siç kontrollojmë fizikun tonë, ashtu duhet të kontrollojmë emocionet dhe veprat negative. Profeti (a.s) thotë:-“Ai që nuk heq dorë nga gënjeshtra, fjalët e këqija dhe përgojimi, Zoti nuk ka nevojë për urinë e tij.”

Kur personi agjëron përfshihet në një qetësi dhe paqe të brendshme që është e pashpjegueshme me fjalë. Hatërmbetjet, inatet dhe armiqësitë janë zbehur aq sa profeti (a.s) jo më kot na këshillon:-“Nëse dikush të sulmon apo të ofendon, thuaj: -Unë jam agjërueshëm”.

 

Muaji i ramazanit shpesh herë quhet dhe muaji i durimit. Njeriu qëmëson durimin, përfiton qetësinë dhe lumturinë e brendshme. Çfarëdo që t’i ndodhë në jetë, ai është mësuar të ketë durim dhe besim të fortë te caktimi i Zotit. Zoti thotë në suren Bekare:- “Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz”. Disa komentues të Kuranit thonë se fjala durim në këtë ajet i drejtohet dhe agjërimit.

Nëpërmjet agjërimit karakteri i njeriut përsoset gjithmonë e më shumë. Ne jetojmë në një botë ku njerëzit i përkasin besimeve të ndryshme dhe si rezultat koncepti i tyre për “të mirën” dhe “të keqen” ësht i ndryshëm. Duhet të theksojmë se koncepti i së “mirës” është i lidhur ngushtë me botën e përtejme, sepse, në të kundërt një person i suksesshëm mund të quhej një person që është i pasur dhe me pozitë, pavarësisht se “si” e ka arritur atë. Nëse vizioni ynë mbetet brenda kësaj bote, atëhere koncepti “i së mirës” do të deformohej. Në Ramazan, ne vazhdimisht i kujtojmë vetes që synimi ynë është bota tjetër. Ne vetëpërmbahemi nga ushqimi edhe pse ushqimin e kemi me bollëk, kjo vetëm sepse ne jemi në kërkim të shpërblimit.

 

S’mund të lëmë pa përmendur dhe ndikimin e madh që agjërimi ka në përforcimin e vullnetit. Ne kemi nevojë të ushtrohemi vazhdimisht për të mbajtur vullnetin tonë në nivelet e duhura. Sipas studiuesve suksesi arrihet nëpërmjet tri elementeve kryesore:

-          Dëshira, gjë që është prezente tek të gjithë.

-          Aftësia, shumë njerëz kanë aftësi fizike dhe mendore të caktuara.

-          Vullneti, i cili është pika më e rëndësishme e suksesit, pa të cilin dy pikat e mësipërme nuk mund të funksionojnë, por nëse vullneti është, ai na nxit edhe dëshirën dhe aftësitë.

Por, si ndikon agjërimi te përforcimi i vullnetit? Duke mposhtur dëshirat tona gjatë agjërimit, rrjedhimisht fitojmë ndjenjën e vetë-respektit, vetëvlerësimit dhe vetëbesimit, elemente këto kyç në forcimin e vullnetit. Në momentin e çeljes se iftarit, ne ndihemi krenarë për arritjen tonë, automatikisht në këtë moment arrihet besimi tek vetja.

 

Agjërimi lidhet ngushtë dhe me konceptin e vetaktualizimit (vetërealizimit), koncepte këto që fillimisht janë trajtuar nga Abraham Masloë,i cili flet për piramidën e nevojave. Masloë, i rendit nevojat e njeriut në formë hierarkike ku nevoja e parë është ajo fiziologjike dhe biologjike, nevoja e dytë është nevoja për siguri dhe mbrojtje, nevoja e tretë është ajo për përkatësi dhe dashuri, nevoja e katërt është ajo për vlerësim dhe vetëvlerësim dhe pika më e lartë e kësaj piramide është nevoja për vetaktualizim (vetërealizim). Vetaktualizimi është një gjendje ku personi arrin të ketë pavarësi të plotë nga robëria e kësaj bote. Koncept ky që përputhet mjaft mirë me praktikën e agjërimit, pasi agjërimi ka aftësinë ta shkëpusë njeriun nga lidhjet tokësore, duke sfiduar nevojat e tij personale siç janë ushqimi apo siguria.

 

Ndërsa, John Firman dhe James Vargiu, theksojnë se agjërimi ështënjë metodë që ndihmon njeriun drejt vetrealizimit dhe rrit subkoshiencën dhe energjitë e brendshme të njeriut. Si rezultat, shpjegojnë ata, gjatë agjërimit njeriu shfaq aftësi të jashtëzakonshme dhe një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes. Kjo shpjegon  edhe pse pa ushqim apo edhe pa gjumë të mjaftueshëm ne jemi të aftë të arrijmë një gjendje të lartë shpirtërore gjatë Ramazanit, gjendje euforike dhe kënaqësie.

Gjendja e euforisë që ne përjetojmë kur jemi agjërueshëm mund të klasifikohet si një katarsis shpirtëror, një lloj pastrimi që shëron dhe rikthen shpirtin.Kylloj pastrimi i shpirtit është ai që na bashkon më shumë me Zotin.

Len Sperry e përcakton agjërimin si një praktikë të jashtëzakonshme të transformimit të shpirtit. Ai mundëson shkëputjen e lidhjeve tokësore dhe bashkimin me hyjnoren.

 

Duke u ndërgjegjësuar mbi efektet psikologjike të agjërimit, jemi më të motivuar për të përqafuar këtë muaj të shenjtë dhe për të përfituar sa më shumë lartësi shpirtërore, shpresën, pastrimin dhe ndriçimin e shpirtit.

 

 

 

Reference:

Frederics, R (2012). Fasting: An exceptional human experience.All Things Ëell Publications, San Jose, CA.

 

Freeman JM, Kossoff EH, Hartman AL,The ketogenic diet: one decade later. Pediatrics 2007

 

Firman, J and Vargiu, J (1996).Personal and Transpersonal Groëth: The Perspective of Psychosynthesis.In Transpersonal Psychotherapy, ed. S. Boorstein. 2 ed.
Albany, NY: State University of Neë York Press

 

Michalsen A, Schlegel F, Rodenbeck A, Lüdtke R, Huether G, Teschler H, Dobos GJ (2003).

Effects of short-term modified fasting on sleep patterns and daytime vigilance in non-obese subjects: results of a pilot study.

 

Vamecq J, Maurois P, Bac P, Delplanque B, Pages N. Ketogenic diet and astrocyte/neuron metabolic interactions.OCL, Volume 14, Number 3-4, 2007, PUFAs for behavior troubles and related pathologies

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/11/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5106:2811:3314:0316:2517:51

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook