By: ardhmeriaonline

Nga erdhi dashi që u flijua në vend të Ismailit a.s


Pyetje:”Dua të di nga u soll dashi që u flijua në vend të Ismailit a.s! Po ashtu, dua të çfarë u bë me mishin e dashit si dhe përse nuk u ther një deve apo lopë!”

 

Përgjigje:”Thotë Zoti i lartësuar në historinë e Ibrahimit a.s:”Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh...” (Saffat, 107)

Shumica e interpretuesve të Kuranit, mendojnë se kafsha që u flijua në vend të Ismailit a.s, ishte një dash. Debatet lindin në përcaktimin e burimit të saj, pasi disa mendojnë se ishte nga xheneti. Madje, mendojnë se ishte kurbani të cilin pati ofruar Habili, djali i Ademit a.s dhe që e pati pranuar Zoti dhe e pati ngritur në xhenet për të kullotur. Disa interpretues të tjetër mendojnë se ishte një dash mali, që zbriti ta therë Ibrahimi a.s. ekzistojnë dhe mendime të tjera, por të gjitha këto mendime nuk mbështeten në ndonjë argument dhe fakt nga Kurani apo suneti.

Fakti që është përshkruar në Kuran si kurban i madh, nuk do të thotë se ishte shumë i trashë e i majmë me përmasa të pazakonta. Ai ishte një dash i madh për nga rëndësia, pasi do të flijohej në vend të një personazhi të madh, Ismailt a.s.

Lidhur me mishin e kurbanit, nuk ka ndonjë argument që tregon se e ka djegur zjarri siç ndodhte me kurbanet e kohëve të lashta, e ka ngrënë Ibrahimi a.s me familjen e tij, e ka shpërndarë mes njerëzve apo e ka lënë ta hanë egërsirat.

Meqë tekstet nuk flasin për këto hollësira, atëherë mbetet që Ibrahimi a.s ta ketë therur kurbanin, të ketë mbajtur një pjesë nga mishi i tij dhe pjesën tjetër ta ketë shpërndarë tek nevojtarët, si formë falënderimi që i shpëtoi Ismaili a.s. Këtë e mbështet dhe hadithi i profetit Muhamed a.s lidhur me kurbanet që thotë:”Ndiqni traditën e profetit Ibrahim!”

Në fund, dua të kujtoj se Kurani nuk fokusohet në detaje dhe imtësi të pavlefshme. Kurani u kushton rëndësi vlerave dhe mësimeve që nxirren nga ngjarjet. Ibrahimi a.s nuk theri deve apo lopë, pasi ai nuk dinte që një dash do të flijohej në vend të birit. Ishte Zoti ai që e inspiroi që të therë dashin dhe jo të birin dhe prej Ibrahimit nuk pritej gjë tjetër veçse të respektojë urdhrin hyjnor.

Zoti e di më mirë!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:18 05:1812:5416:5020:1722:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook