Nga punët e mira që duhet të bëhen në Ramazan


 

1- Leximi i Kuranit: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Lexojeni Kuranin. sepse Ditën e Kijametit ai do të vijë ndërmjetësues për atë që e ka lexuar”.([1]) Mësimi i Kuranit të tjerëve. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Më i miri prej jush është ai, i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve”.([2])

 

2- Përmendja e Allahut (dhikri): I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “A dëshironi t’ju tregon për punën më të mirë, më të pastër (fitimprurëse) tek Mbreti juaj (Allahu), më të lartën në pozitë ndër ju, më të mirë se shpenzimi i floririt dhe argjendit, më të mirë sesa të takoni armikun, ta godisni dhe t’ju godasë”? Të pranishmit thanë: “Posi jo”. Ai (Paqja qoftë mbi të) tha: “Përmendja e Allahut të Lartësuar”.([3])

 

3- Kërkimi i faljes nga Allahu (Istigfari): I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush e bën traditë Istigfarin (kërkimin e faljes), Allahu ia largon çdo mërzi, e shpëton nga çdo vështirësi dhe e furnizon andej nga nuk ia pret mendja”.([4])

 

4- Morali i mirë: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) është pyetur: “Cila vepër i çon më së shumti njerëzit në Xhenet”? Ai (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Frika ndaj Allahut dhe morali i mirë”. Ai u pyet: “Cila vepër i çon më së shumti njerëzit në Xhehenem?” Ai (Paqja qoftë mbi të) tha: “Goja dhe organi intim”([5])

 

5- Vizita e një vëllai që e do për hir të Allahut të Madhëruar: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “A t`ju tregoj për burrat më të mirë që do të jenë nga banorët e Xhenetit? I Dërguari është në Xhenet, Ebu Bekri është në Xhenet dhe një burrë që viziton vëllain e tij për hir të Allahut në skajin e qytetit/vendit është në Xhenet”.A t`ju tregoj për gratë më të mira që do të jenë në Xhenet?! Çdo grua që lind shumë fëmijë, që është e dashur për bashkëshortin e saj, e cila kur zemërohet apo kur i bëhet keq, ose kur bashkëshorti i saj zemërohet me të, ajo i thotë: “Dora ime në dorën tënde, nuk fle derisa ti të jesh i kënaqur me mua”.([6])

 

6- Vizita e një të sëmuri: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush viziton një të sëmurë, është në vendin ku vilen frutat e Xhenetit”.([7])

 


([1]) - Hadith i vërtetë. Muslimi (804).

([2]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (5027), Ebû Dâûdi (1452), Tirmidhiu (2908), Nesâiu në Kubrâ (7982), Ibn Mâ‎xheh (211) dhe Ahmedi (1/57).

([3]) - Hadith i vërtetë. Tirmidhiu (3377), Ibn Mâ‎xheh (3790), Hâkimi (1825), Bejhakiu në Shuabul iman (516) dhe Ahmedi (5/195). Hejthemiu në Mexhmauz’zeuâid (10/73) nr (16743) thotë: “E shënon Ahmedi me varg të pranuar”.

([4]) - Hadith i pranuar. Ebû Dâûdi (1518), Nesâiu në Kubrâ (10217), Ibn Mâ‎xheh (3819), Hâkimi (7677), Bejhakiu në Shuabul iman (636) dhe Ahmedi (1/248). Dhehebiu thotë: “El Hakem ibn Musabi është i panjohur”.

([5]) - Hadith i pranuar. Tirmidhiu (2004), Ibn Mâ‎xheh (4246), Ibn Hibâni (476), Hâkimi (7919) dhe Ahmedi (2/291). Dhehebiu thotë: “Vargu i hadithit është i vërtetë”.

([6])  - Hadith i pranuar. Taberâniu në Sagir (118) dhe në Eusat (1743, 5648). Hejthemiu në Mexhmauz`zeuâid (4/312) nr “7662” thotë: “E shënon Taberâniu në Sagir dhe Eusat. Në vargun e hadithit është Ibrahim ibn Zijad Kurejshiu, për të cilin Buhariu thotë: “Hadithi i tij nuk është i vlefshëm”. Nëse Buhariu ka për qëllim vetë personin, atëherë nuk mbetet gjë tjetër vetëm se të pranohet fjala e tij, nëse ka për qëllim hadithin, ai nuk na e ka përmendur se për cilin hadith bëhet fjalë. Përcjellësit e tjerë janë të besueshëm”.

([7])  - Hadith i vërtetë. Muslimi (2568), Tirmidhiu (967) dhe Ahmedi (5/283). Hejthemiu në Mexhmauz’zeuâid (4/312) nr (7662) thotë: “E shënon Taberâniu në Sagir dhe Eusat. Në vargun e përcjellësve është Ibrahim ibn Zijad El Kurashi. Buhâriu thotë: “Hadithi i tij nuk është i vërtetë”. Nëse Buhariu ka pasur si qëllim, se Ibrahimi është i dobët, për këtë nuk mund të debatosh, mirëpo nëse vlerësimi për këtë përcjellës ka të bëjë me një hadith të caktuar, Buhariu nuk e ka përmendur këtë gjë. Përcjellësit e tjerë janë të vërtetë”.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook