By: Osman Nuri Topbash

Një udhëtim i vetmuar dhe pa kthim


Vdekja është një kalim i detyruar nga bota e siluetave në botën e vërtetë dhe udhëtimi më i vështirë të cilin njeriu do ta bëjë i vetëm. Lidhur me këtë, në Kuranin Fisnik urdhërohet: “(Allahu do t’u thotë): Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar..”[1]

Në këtë udhëtim, njeriun nuk do të mund ta shoqërojnë kurrsesi as të afërmit, as familja dhe as pasuria. I vetmi shok i udhës, që do të ketë afër, do të jetë besimi në zemër – nëse ka – dhe punët e mira e bamirësitë që ka dërguar në Ahiret, që kur ka qenë gjallë.

Të urtët i këshillojnë indiferentët e dhënë pas kësaj bote me këto fjaë: “O ti që mashtrohesh pas dynjasë duke harruar misterin e sprovës, ti njeri indiferent që krenohesh me pasurinë e përkohshme! Kujdes, mos u beso shumë vilave dhe sarajeve që ke ndërtuar! Mos harro se po të pret një vend nën dhe’. Vilat e tua të larta dhe të gjera do të qëndrojnë këtu, ndërsa ti do të shtrihesh në shtëpinë tënde poshtë dheut, i vetmuar dhe pa rrugëdalje. Aty do të hysh vetëm me punët e tua dhe llogarinë e atyre që ke fituar..”

Pasuria që nuk kthehet në kapital për lumturinë e Ahiretit, do të jetë shkak i një pendese të thellë për të zotin. Lidhur me këtë njerëzit e urtë kanë thënë: “Kur një njeri vdes, ai përballet me dy fatkeqësi në lidhje me pasurinë e tij, të cilat nuk i ka hasur asnjëherë më parë. E para është marrja e të gjithë pasurisë nga duart dhe e dyta është llogaria e hollësishme për të gjithë pasurinë, edhe pse ajo tashmë i është marrë nga duart.”

Kushedi sa e vështirë është për një njeri marrja në llogari për një pasuri që në fund të fundit nuk i ka bërë dobi!

Siç tregohet me hollësi edhe në një hadith fisnik, e vetmja gjë që do ta shoqërojë robin në varr është puna e tij. Nëse punët e tij janë të mira, ata do të jenë miq e shokë për të zotin. Ato e përgëzojnë atë me lajme të mira dhe e ruajnë nga ndëshkimi e të këqijat. Mirëpo, nëse punët e tij janë të këqija – Allahu na ruajttë -, ato do ta tmerrojnë të zotin në varr, do ta trembin e do ta mbysin në errësirë, duke ia ngushtuar varrin,  ashtu siç transmetohet.[2]

Po ashtu nuk duhet harruar as kjo e vërtetë e shprehur nga i nderuari Hasan Basriu: “Mos të mashtrojë numri i madh i njerëzve që sheh përreth, sepse ti do të vdesësh i vetëm, do të ringjallesh i vetëm dhe do të merresh në llogari i vetëm”

Ndërsa Othmani (r.a), paralajmëron kështu në lidhje me indiferencën: “O biri i Ademit! Dije se meleku i vdekjes të vjen vërdallë që kur ke ardhur në këtë botë. Madje duke kërcyer prej zverkut tënd, ai kap një tjetër. Kjo vazhdon për sa kohë ti të jesh në këtë botë. Mirëpo do të vijë një ditë që ai do të kapërcejë prej zverkut të të tjerëve e do të të kapë ty. Kjo do të ndodhë në një moment të papritur për ty. Prandaj përgatitu për frymën e fundit dhe përpiqu të mos zihesh i shkujdesur, sepse meleku i vdekjes nuk është i shkujdesur ndaj teje! O biri i Ademit! Dije se nëse ti je i shkujdesur ndaj vetes tënde dhe nuk përgatitesh për vdekjen, padyshim se askush nuk do t’i bëjë përgatitjet për ty. Mos e harro kurrë se ti patjetër do të dalësh përpara Allahut dhe për këtë arsye bëje vetë përgatitjen për veten, duke siguruar furnizim për të! Pra mos guxo t’ia lësh dikujt tjetër këtë punë!”



[1] - Sure En’am: 94

[2] - Mussanaf Abdurrezak 3/581-582

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

01/07/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:5705:0612:5116:5020:2422:18

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook