Njeriu që mendoi rrugën e tij të bashkëpunimit me Tomas A. Edisonin


Vërtetë mendimet janë të prekshme dhe mjete të fuqishme, kur bashkohen me një qëllim të përcaktuar, këmbëngulje dhe një dëshirë të zjarrtë për kthimin e tyre në pasuri apo në objekte të tjera materiale.

Rreth tridhjetë vjet më parë Edvin C. Barnes zbuloi se sa e vërtetë është që njerëzit të mendojnë dhe të bëhen të pasur. Zbulimi i tij nuk erdhi brenda një dite. Ai erdhi pak nga pak, duke filluar me një dëshirë të zjarrtë për t’u bërë bashkëpunëtorë biznesi me të madhin Edison.

Një nga karakteristikat kryesore të dëshirës se Barnes-it ishte vendosmëria. Ai donte të punonte me Edisonin dhe jo për të. Vështroni në mënyrë të kujdesshme përshkrimin se si ai kaloi në shndërrimin e dëshirë së tij në realitet. Kur kjo dëshirë ose impuls mendimi u shfaq fillimisht në mendjen e tij, ai nuk ishte në gjendje të vepronte për t’ia dalë mbanë. Dy vështirësi qëndronin në rrugën e tij: Ai nuk e njihte Edisonin dhe nuk kishte të holla të mjaftueshme për të paguar udhëtimin me tren për në Orange New Jersey. Këto vështirësi do ishin të mjaftueshme për të shkurajuar shumicën e njerëzve që do të synonin përmbushjen e kësaj dëshire.

Por kjo nuk ishte një dëshirë e zakonshme! Ai ishte kaq i vendosur për të gjetur një rrugë që të përmbushte dëshirën e tij, sa vendosi të udhëtonte me një vagon të hapur, më mirë sesa të hiqte dorë. (Për ata që nuk e  kuptojnë, kjo do të thotë se ai udhëtoi me një tren mallrash). Ai u paraqit në laboratorin e Edisonit dhe i tha se kishte ardhur për t’u bashkuar në biznes me shpikësin. Duke folur për këtë takim me Barnes-in, Edisoni tha: “Ai qëndroi para meje, duke u dukur si një endacak i zakonshëm, por kishte diçka në shprehjen e fytyrës së tij që tejçonte përshtypjen se ai ishte i vendosur që ta arrinte atë për të cilën kishte ardhur. Unë kam mësuar, pas shumë vjetësh përvojë me njerëzit, që, kur dikush vërtet dëshiron diçka kaq thellësisht, sa është i gatshëm të vërë në lojë të gjithë të ardhmen e tij vetëm me një të rrotulluar të rrotës, ai është i sigurtë në fitore. Unë i dhashë atij mundësinë që kërkonte, sepse pashë që e kishte mbledhur mendjen të qëndronte derisa t’ia dilte mbanë. Ngjarjet që pasuan, provuan se nuk kisha gabuar.”

Ajo që i riu Barnes i tha Edisonit në atë rast, ishte shumë më pak e rëndësishme se ajo ç’ka ai mendonte. Vetë Edisoni e ka konfimuar këtë. Nuk ka qenë paraqitja e të riut ajo që i dha mundësinë atij në zyrën e Edisonit, ajo ishte krejtësisht kundër tij. Por ishte ajo ç’ka ai mendonte që kishte rëndësi. Nëse domethënia e kësaj shprehje do të tejçohej tek çdo person që e lexon atë, nuk do të ishte e nevojshme të rikujtohej.

Barnes-i nuk u bë ortak me Edisonin që me takimin e tij të parë. Ai fitoi mundësinë për të punuar në zyrën e Edisonit, me një pagë të ulët, duke bërë punë pa rëndësi për Edisonin, por shumë të rëndësishme për Barnes-in, sepse kjo i dha mundësinë që ai të shpaloste “aftësitë tregtuese”, që “ortaku” i tij i synuar mund t’i shikonte. Muajt kalonin. Në dukje asgjë nuk po ndodhte për të realizuar ëndrrën e dëshiruar që Barnes-i e kishte ngulitur në mendjen e tij si qëllim përfundimtar kryesor. Por diçka e rëndësishme po ndodhte në mendjen e Barnes-it. Ai po e shtonte në mënyrë këmbëngulëse dëshirën e tij për t’u bërë ortak me Edisonin.

Psikologët kanë thënë me të drejtë se “kur dikush është vërtet i gatshëm për diçka, ajo vendoset në pamjen e tij”. Barnes-i ishte gati për partneritet biznesi me Edisonin dhe për më tepër ai ishte i vendosur të ishte i gatshëm, derisa të arrinte atë që kërkonte.

Ai nuk i tha vetes: “Oh, mirë, cili ishte përfitimi? Besoj se do të ndryshoj mendje dhe do të provoj të gjej një punë si shitës.” Por tha: “Unë kam ardhur këtu për t’u futur në biznes me Edisonin dhe do ta përmbush këtë, edhe nëse do të më duhet e gjithë koha që më ka mbetur për të jetuar.” Dhe ai mendonte kështu me të vërtetë. Çfarë historie tjetër mund të kenë për të treguar njerëzit, nëse ata kanë përvetsuar një qëllim të qartë dhe i qëndrojnë atij qëllimi, derisa të kenë kohë të bëhet një kaplim gjithëpërfshirës?!

Ndoshta i riu Barnes nuk e dinte atë në atë kohë, por vendosmëria e tij e madhe, këmbëngulja e treguar, duke mos iu ndarë një dëshire të vetme, ishin të paracaktuara të mundnin çdo lloj kundërshtimi dhe t’i siguronin atij mundësinë që kërkonte.

Kur mundësia erdhi, ajo u shfaq në një formë të ndryshme dhe nga një drejtim i cili Barnes-i nuk e kishte pritur. Kjo është një nga truket e mundësisë. Ajo ka një zakon tinëzar që hyn pa u ndier nga dera e pasme, dhe shpesh vjen e maskuar në formën e një fatkeqësie ose të një humbjeje të përkoshme. Ndoshta kjo është arsyeja pse shumë njerëz nuk arrijnë ta njohin mundësinë. Edisoni kishte përsosur një pajisje të re zyre, e njohur në atë kohë si “makineria diktuese e Edisonit”. Personeli i shitjes nuk ishte entuziast për makinerinë. Ata nuk besonin se ajo mund të shitej, pa bërë përpjekje shumë të mëdha. Barnes-i pa mundësinë e tij. Ajo kishte ardhur në heshtje, e fshehur në një makinë me pamje të çuditshme, e cila nuk i interesonte askujt përveç Barnes-it dhe shpikësit.

Barnesi-i e dinte që mund ta shiste makinën diktuese të Edisonit. Ai ia sugjeroi këtë Edisonit dhe fitoi menjëherë mundësinë e tij. Dhe ia doli ta shiste makinën. Në fakt, ai e shiti me kaq sukses, sa Edisoni i dha atij një kontratë për ta shpërndarë dhe tregtuar në të gjithë vendin. Falë atij partneriteti në biznes lindi slogani “I bërë nga Edisoni dhe tregtuar nga Barnes-i.”

Ky parteneritet biznesi funksionoi për më shumë se tridhjetë vjet. Falë tij, Barnes-i u bë i pasur, por ai bëri diçka jashtëzakonisht më të madhe: vërtetoi se dikush vërtet  mund të mendojë dhe të bëhet i pasur.

Se sa shumë para i solli Barnes-it dëshira fillestare unë nuk mund ta di. Ndoshta ajo i solli dy ose tre milion dollarë, por shuma cilado qoftë, bëhet e parëndësishme, kur krahasohet me pasurinë më të madhe që ai përfitoi në formën e njohurisë së qartë se një impuls jomaterial i mendimit mund të shndërrohet në ekuivalenten fizike nga zbatimi i parimeve të njohura.

Në kuptimin e plotë të fjalës, Barnes-i e mendoi veten në partneritet me Edisonin. Ai e mendoi veten të pasur. Ai nuk kishte asgjë për të filluar, përveçse aftësisë për të ditur atë që donte dhe vendosmërisë për të qëndruar pas asaj dëshire derisa ta realizonte atë. Nuk kishte ndikim, por kishte aftësinë për të ndërmarrë nisma, besim dhe dëshirën për të fituar. Me këto forca të padukshme ai e bëri veten të parin së bashku me shpikësin e madh.

 

Shkëputur nga Libri: “Mendo dhe bëhu i pasur!” i Napoleon Hill.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/07/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:20 05:2012:5416:5020:1622:02

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook