Njësimi i Allahut të Lartësuar dhe mos bërja shok Atij


Allahu i Lartësuar e krijoi njeriun në natyrën e pastër islame, që e dorëzon njeriun në mënyrë të vullnetshme tek adhurimi, bindja totale, vetëm urdhrit të Allahut, i Cili është i Vetmi Zot që e meriton adhurimin.

Nëse një njeri nga foshnjëria e tij do të lihej i lirë në çështjen e besimit dhe adhurimit të tij, ai me siguri do të adhuronte Krijuesin Një; gjë lidhur me të cilën profeti Muhamed [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] thotë: “Çdo foshnje lindet në natyrën e pastër islame (të dorëzimit Një Zoti të Vetëm), porse atë, janë prindërit e tij ata që e jehudizojnë, krishterizojnë apo idhujtarizojnë (ia mësojnë adhurimin e zjarrit dhe idhujtarit e tjera).”

Njerëzit për disa breza me radhë pas Ademit [alejhi selam], ndoqën besimin e vërtetë…. Për herë të parë në historinë njerëzore devijimi nga besimi i vërtetë u shfaq në kohën e Nuhut [alejhi selam], i cili konsiderohet si profeti i parë që u dërgua nga Zoti për t’ia korrigjuar njerëzimit besimin e devijuar… Pra shkaku që Allahu dërgoi profetët ishte largimi dhe devijimi i njerëzve nga besimi i vërtetë tek Allahu, fakt mbi të cilin Allahu i Lartësuar thonë në Kuranin Famëlartë: (i përkisnin një besimi, besimit islam)   Allahuu dërgoi profetët përgëzues dhe qortues, dhe me ta Ai zbriti Librinme fakte të sakta, për të gjykuar midis njerëzve lidhur me kundërshtitë e tyre…”

Në Arabi, fillimisht, besimi që sundonte ishte besimi i pastër i Ibrahimit alejhi selam, i cili thërriste në adhurimin e  Një Zoti të Vetëm, por me kalimin e kohës tek arabët mbërriti idhujtaria (shok-bërja ndaj Allahut) që i hodhi njerëzit tek kërkimi derman dhe lutja për fat dhe zgjidhje problemesh skulpturave apo sendeve të tjera, të cilat i besonin si afruese tek Allahu… Në këtë situatë idhujtarie të arabëve por edhe të shumicës së botës, Allahu i Lartësuar solli profetin Muhamed [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] që njerëzit t’i ktheheshim rrugës së drejtë të besimit dhe adhurimit të Një Zoti të Vetëm.

Gjeneratat e para të muslimanëve iu përmbajtën udhëzimeve që Allahu i zbriti profetit Muhamed [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të], porse më vonë, nën pretekstin e dashurisë për njerëzit e shquar fetar, në shumë vende u përhap dukuria e madhërimit të disa fetarëve të shquar të gjallë por edhe të vdekur, të cilëve njerëzit filluan tu bëjnë kurbane e rituale të tjera dhe tu kërkojnë derman dhe bëjnë lutje për fat dhe zgjidhje problemesh; duke i konsideruar këta njerëz si afrues dhe ndikues tek Allahu… Në fakt kjo nuk ishte veçse një formë e re e idhujtarëve dhe idhujtarisë së skulpturave të dikurshme.

Allahu i Lartësuar thotë: (idhujtarët) -Allahut (u luten dhe kërkojnë derman) -idhujve (kur pyeten se përse i adhurojnë këto idhuj thonë:) (idhujtarin që gënjen në adresë të Zotit, duke rënë kështu në mohimin e të vërtetës së shpalljes hyjnore)… -Allahu (nga shok-bërja që i bëjnë)(nuk ka nevojë për shok dhe partner) [Zumer: 3-4] 

Këta njerëz e dinin se Allahu është Një dhe nuk ka zot tjetër veç Tij, por ata gabuan rëndë kur i shoqëruan tjetër gjë apo tjetërkënd Allahut në adhurim, sidomos në adhurimin e lutjes dhe kërkimit derman. Shumica dërrmuese e njerëzve besojnë në ekzistencën e Allahut porse gabimi i tyre është se: (duke i bërë shok në adhurim në përgjithësi dhe në adhurimin e lutjes dhe kërkimin e dermanit në veçanti) [Kuran, Jusuf, 106]

Shirku (idhujtaria, shok-bërja ndaj Allahut), përkufizimi dhe rrezikshmëria:

Në Islam, idhujtari (shirk) apo shok-bërje ndaj Allahut, konsiderohet që Krijuesit dhe Sunduesit absolut, Allahut, t’i bëhet shok apo partner ndonjë njeri, profet, engjëll, xhind, send apo vend, në adhurimet dhe ekskluzivitetet që i përkasin vetëm Atij, si falja, agjërimi, kurbani, lutja për fat dhe mirësi, kërkimi derman dhe zgjidhje problemesh, frika absolute, dashuria absolute, etj…

Allahu i Lartësuar e ka sqaruar në Kuran se ky krim është i pafalshëm dhe e çon dëm gjithë mundin dhe punën e njeriut…

Allahu i Lartësuar duke iu drejtuar profetit Muhamed [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] me të njëjtën thirrje që u është drejtuar gjithë profetëve, thekson se edhe puna madhështore e një profeti, nëse ai do të binte në shok-bërje ndaj Zotit, do të shkonte tërësisht dëm, Allahu i Lartësuar thotë: (o Muhamed)(barazon me Allahun dikë tjetër në çfarëdo lloj trajte të adhurimit, në adhurimin e lutjes dhe kërkimit derman etj) (që i bën shokë Allahut) ” [Kuran, Zumer, 65-67]

“Allahu kurrë nuk falë t’i bëhet shok Atij, teksa veç kësaj Ai fal këdo që Ai do. Kush i bën Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” [Kuran, Nisa, 48]; dhe thotë: (padrejtësi ) (kundër Zotit) [Kuran, Lukman, 13] Sigurisht aq fyerje dhe padrejtësi e rëndë është të bëmurit shok apo partner Allahut, saqë Allahu i Lartësuar në një tjetër thënie kuranore thotë: [Kuran, Maide, 72]

Ndërsa profeti Muhamed [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të], përmes një hadithi të shenjtë, na përcjell theksimin hyjnor të gabimit të pafalshëm dhe të pavend të shok-bërjes ndaj Allahut, na përcjell zero-tolerancën hyjnore për atë që përmes shok-bërjes ndaj Allahut, dhunon të drejtën sublime hyjnore të Njësimit të Allahut, në zotësinë dhe hyjninë e Tij të padiskutueshme; në këtë hadith Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam më i panevojshmi për të pasur partner (shok), e kush punon një punë duke më partnerizuar në të dikë tjetër, e kam braktisur atë dhe partnerizimin e tij [Unë jam i Dëlirë nga kjo (shok-bërje dhe partneritet që po më bën) dhe ajo i përket të pretenduarit për partner].” Gjithashtu profeti Muhamed [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të], kur po u tregonte shokëve të tij për mëkatet më të rënda, shok-bërjen ndaj Allahut e radhiti si krimin numër një…

Allahu i Lartësuar thotë: (profetët) (dokumente) [Kuran, Hadid, 25]; lidhur me këtë thënie kuranore imami i shquar Ibnul Kajimi thotë: Qëllimi i krijimit pra, është që të adhurohet Allahu pa i bërë shok apo partner dhe të zbatohet drejtësia në bazë të së cilës u krijuan qiejt dhe toka…

Trajtat e shok-bërjes (shirkut) ndaj Allahut janë nga më të ndryshmet, por në thelb ata kanë njerëz që: (idhuj) (nëse nuk i adhurojnë) (nëse i adhurojnë) (idhuj) [Kuran, Junus, 18] 

Tek shok-bërja (shirku) ndaj Allahut, hyn edhe betimi në çdokënd dhe çdo gjë veç Allahut, gjë për të cilën profeti Muhamed [lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të] ka thënë: “Kush betohet jo në Allahun, ka rënë në mohim dhe idhujtari (shirk)”.

Gjithashtu në Islam, konsiderohet shok-bërje ndaj Allahut edhe kur njeriu barazon me lidhëzën “dhe” midis Allahut dhe ndonjë prej krijesave, për shembull nëse thotë: “Vetëm Zoti dhe ti”, “Po deshi Zoti dhe ti”, si dhe të tjera shprehje që vendosin shenjën e barazimit midis Zotit dhe krijesës; rast në të cilin besimtari duhet të thotë: “Zoti pastaj ti”... ose “të bëri Zoti sebep ty”...

Gjithashtu prej shirkut konsiderohet falja, agjërimi, leximi i Kuranit, etj., kur nuk bëhet për kënaqësinë e Allahut por bëhet edhe për ndonjë arsye tjetër, për shembull nëse personi falet dhe lexon Kuran që të fitoj simpatinë e dikujt, agjëron që të dobësohet, etj...

Tekstet hyjnore islame, përmendin se prej epidemive të idhujtarisë, ndër të tjera, janë:

1.         Idhujtaria (shok-bërja ndaj Allahut) mbjell injorancë të madhe pasi:

a.         Në rastin e saj, nuk respektohen kompetencat hyjnore dhe ato njerëzore:

-          nga njëra anë si “dobia dhe dëmi” që janë tërësisht në dorën e Allahut dhe vetëm Atij; ku të ashtuquajturit “njerëz derman-bërës” pretendojnë të keni aftësi ndërhyrje dhe ndikimi...

-          nga ana tjetër u për të folur në emër të Allahut dhe për të trajtuar gajbin (të fshehtën) fetare, njerëzve që s’u takojnë, njerëzve të ashtuquajtur derman-bërës, të cilët shumica e tyre janë të paarsimuar dhe naivë, sidomos në çështjet e fesë por dhe më gjerë, njerëzve moralet dhe angazhimet fetare të të cilëve lenë shumë për të dëshiruar, njerëzve CV-të e të cilëve janë vërtetë mjerane...

b.         Në rastin e shok-bërjes ndaj Allahut, deformohet qëllimi i vërtetë i gjërave, për shembull:

-          varret në raport me të gjallët, s’janë veçse gropa ku tretet trupi i të vdekurit me qëllim që ai të mos bëhet burim dëmi për të gjallët, kurse injorantët kërkojnë derman dhe fat nga ato;

-          hudhra s’është veçse një bimë që ka vlera të larta ushqimore; kurse injorantët e përdorin atë për mbrojtje nga mësyshi (syri i keq) dhe dëmi;

-          patkoi s’është veçse një send që shërben për të mbathur kalin, kurse injorantët e përdorin atë për mbrojtje nga syri dhe dëmi;

-          kukullat e varura mbi çatitë e shtëpive s’janë veçse sende për tu argëtuar fëmijët, kurse injorantët i përdorin ato për mbrojtje nga syri dhe dëmi;

-          zhiva s’është veçse një lëndë kimike, ndër përdorimet më specifikë të së cilës për njerëzit në përgjithësi është matja e temperaturës, kurse injorantët e përdorin atë për mbrojtje nga syri dhe dëmi; e kështu me rradhë...

E vërteta e thjeshtë qëndron se, që punët të ecin mirë njeriu duhet të arsimohet dhe të ketë një CV të pasur, të interesohet dhe punojë me ndershmëri sipas udhëzimeve të Zotit, teksa të ashtuquajturit vende apo njerëz derman-bërës, marrin përsipër t’ia  rregullojnë njeriut punët pa dashur t’ia dinë për asnjë nga faktorët e suksesit në fjalë, dhe po kështu naivisht sillen ata edhe me faktorët ndikues tek suksesi individual, familjar dhe më gjerë i njeriut...

Kjo, teksa ne nuk gjejmë asnjë nga njerëzit që për shembull, për problemet e tij shëndetësore, të shkoj tek një marangoz, apo qoftë edhe tek varri i ndonjë doktori...

 

2.         Idhujtaria (shok-bërja ndaj Allahut) është padrejtësi, mosmirënjohje, nënçmim dhe shpifje  ndaj Allahut, si rezultat i pasojave të saj të papranueshme që bien ndesh me njësimin, zotësinë dhe hyjninë absolute të Allahut, shkak për të cilin shirku (shok-bërja) ndaj Allahut është ndaluar kategorikisht dhe dënuar rreptë nga Allahu Lavdiplotë...

 

3.         Idhujtaria (shok-bërja ndaj Allahut) i vesh Krijuesit cilësitë e mangëta të krijesave si nevojën për ndihmues, partner, shok, ndërmjetësues, influencues etj...

 

4.         Idhujtaria (shok-bërja ndaj Allahut) i jep idhujve prej njerëzve apo vendeve, cilësi hyjnore që nuk i takojnë askujt veç Allahut, si cilësitë e ndërmjetësimit, partneritetit dhe ndikimit në çështjet e fatit, të mirës dhe të keqes, të dobishmes dhe të dëmshmes. Idhujtaria (shok-bërja ndaj Allahut) mbjell tek idhujtarët frikë të madhe prej idhujve dhe shpresë të fuqishme tek ato, saqë shumë idhujtar mund të shkojnë deri aty sa të betohen rrejshëm në Allahun, porse nuk guxojnë assesi të betohen rrejshëm tek idhujt e tyre...

 

Prej gabimeve të rënda që e bëjnë njeriun të pafe dhe e nxjerrin nga Islami, veç idhujtarisë direkte është edhe pëlqimi, dashuria, miqësimi dhe pasimi:

-          i idhujtarëve dhe mosbesimtarëve, kushdo qofshin ata;

-          i idhujtarisë dhe mohimit të fesë islame, të çdo trajte qofshin,

-          i magjisë dhe fallit të çdo trajte qofshin;

-          urrejtja apo tallja e fesë islame;

-          refuzimi dhe lënia pas shpine e fesë islame;

-           përçmimi i tërësishëm apo qoftë edhe i diçkaje prej fesë islame;

-          konsiderimi i saktë pjesërisht ose plotësisht i feve dhe ideve të tjera që bien në kundërshtim me Islamin; etj.

 

Ruajtja nga gjithë trajtat e shok-bërjes Allahut çon në sinqeritetin e kulluar për Allahun, që është shkaku i pazëvendësueshëm për suksesin e njeriut në këtë botë dhe në Amshim...

Përgatiti: Altin Torba

 

 

 

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

05/03/2021
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:34 06:0511:5915:0717:4119:02

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook