NJOHIN RRITJE SHKËMBIMET TREGTARE SHQIPËRI-KOSOVË


Përfundimi i autostradës Durrës-Kukës-Morinë solli një impakt mjaft pozitiv në shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Kosovën, të cilat, referuar statistikave zyrtare gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti njohën rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë 2-mujorit të parë të vitit 2011 volumi tregtar mes dy vendeve arriti në 1.767 milionë lekë. Eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në 1.113 milionë lekë. Me të njëjtin ritëm rritje janë shoqëruar edhe importet nga Kosova. Vlera e produkteve të importuara arriti në 654 milionë lekë.

Gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë (janar-shkurt 2010) vlera e produkteve të eksportuara arriti në 808 milionë lekë, ndërsa e importeve 469 milionë lekë. Ekspertë të ekonomisë dhe tregtisë janë optimistë për rritjen e eksporteve me përfundimin e rrugës Durrës- Prishtinë. Megjithatë, ata vlerësojnë se Shqipëria duhet të rrisë potencialet e saj prodhuese për të shfrytëzuar një infrastrukturë më të mirë në të ardhmen.

Përfaqësues të biznesit në takimet dypalëshe janë shprehur se dy vendet duhet të fillojnë punën për krijimin e një strategjie për bashkëpunimin ekonomik afatgjatësi dhe për harmonizimin e infrastrukturës ligjore me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas ekspertëve, "kushtet klimatike dhe temperaturat më të larta në vendin tonë, bëjnë që të gjitha produktet bujqësore të dalin në treg një apo dy muaj më parë se të njëjtat produkte në tregjet e fqinjëve kosovarë, maqedonas apo malazezë". Përmirësimi i infrastrukturës do të rrisë edhe sipërfaqet e mbjella, sipas tyre. Por, ekspertë të tjerë të tregtisë mendojnë se nevojitet të përmirësohen strukturat e mbjelljes dhe të përmirësohet marketingu i prodhimeve vendase. Vetëm në këto kushte, sipas tyre, prodhimet shqiptare do të mund të jenë më konkurrente në treg.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të sjellë një tjetër imazh në tregtinë që zhvillohet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ekspertët vlerësojnë se rruga Durrës-Kukës do të ndryshojë gjendjen, duke bërë të mundur që edhe kontejneret e mallrave të rriten më tej. Por edhe vënia në efiçencë të plotë e 2 pikave të kalimit kufitar dhe shërbimit doganor në veri të vendit, konkretisht Qafë Prush dhe Qafë Morinë, pritet t'i japë një impuls të ri marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona, duke ndihmuar kështu ndjeshëm edhe banorët e zonave përrreth, pasi shkëmbimet e mallrave nëpërmjet këtyre dy pikave i lejon ata të sigurojnë mallra me kosto më të ulët, veçanërisht si rezultat i transportit, pasi lidhja me Kosovën për ta është më e lehtë dhe e shpejtë.

Aktualisht, ka filluar të aktivizohet në mënyrë të konsiderueshme nxjerrja dhe eksporti i kromit në veri të Shqipërisë, në dy pikat doganore, atë të Qafë Prushit dhe Hasit, biznes ky që rezulton me fitime pas vlerësimit të tij në bursat ndërkombëtare.

Shqipëria eksporton drejt Kosovës kryesisht produkte bujqësore e ushqimore, bitume dhe konfeksione dhe importon nga Kosova metale bazë. Por, ende nuk ka një profilizim të qartë të ekonomive, me qëllimin që ato të bëhen me kohë sa më komplementare.

Ndërkohë edhe tregtarët hapjen e tunelit të Kalimashit e shikojnë me mjaft leverdi. Hapja e tunelit të Kalimashit sjell uljen me 30 për qind të shpenzimeve të transportit për import nga Porti i Durrësit dhe reduktimin e kohës për importimin e mallit në Kosovë, ndërsa edhe siguria e transportit të mallit rritet dukshëm për shkak të minimizimit të aksidenteve dhe mosdëmtimit të tij.

Gjithsej janë 5 pika të kalimit kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën, në Shishtavec e Orgjost të rrethit të Kukësit, Qafë Morinë (Tropojë), Qafë Prush (Has), dhe dogana e Morinit, përmes së cilës aktualisht kryhet mbi 90 për qind e lëvizjes së mallrave e njerëzve nga Kosova në Shqipëri e anasjelltas.

Aktualisht shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë rreth 70 milionë euro në vit.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus
25/04/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5805:4212:4616:3219:3721:09
Kliko mbi foto për tu zmadhuar
Kliko mbi foto për tu zmadhuar

Hutbe

Flash is required!

Urtësi

Koha më e mirë

për të mbjellur një pemë

është 20 vite më parë,

koha ideale është tani.

Proverbë Afrikane

Grafika - Pa koment

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook