Njohja, një nga obligimet e ftesës që na mungon.


Mr. Mahmud Sakr

Një herë në telefonin tim më erdhi një nga këto mesazhet e shpejta që shpërndahen ashtu si zjarri në erë, një nga ato mesazhet që ia përcjellim njëri-tjetrit shpejt e shpejt dhe që kishte një titutull të habitshëm. Autori e kishte titulluar “ Përgjigje imponuese e një muslimani ndaj një hindusi”

Një hindu e kishte pyetur një musliman.

-          Përse i varrosni të vdekurit tuaj dhe nuk veproni si ne duke i djegur?.

Muslimani i përgjigjet

-          Sepse mbeturinat digjen ndërsa thesaret groposen në tokë.

Ky ishte reagimi që ky personi e konsideronte përgjigje imponuese. Nëse ky do të kishte qenë reagimi i muslimanëve të parë nëpërmjet të cilëve banorët e Azisë Juglindore u futën në Islam turma turma sot nuk do të shihnim asnjë musliman atje.

Ajo që e dinin mirë të parët tanë por që siç duket e kanë harruarr pasardhësit e tyre sot është se origjina e lidhjeve ndërmjet njerëzve është njohja. O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. 

Njohja është e kundërta e urrejtjes dhe dallimit rracor. Njohja i thyen barrierat dhe futet në brendësi, popujt krijojnë steriotipe rracore dhe etnike ndaj njëri-tjetrit, një lloj injorance kjo (xhahilijeti) që vazhdon ende të praktikohet ndër ne. Mirëpo kur i thyen barrierat dhe njihesh me dikënd apo me një popull, sheh që raliteti është ndryshe dhe që më e pakta i rrëzon këto idetë sipërfaqësore.

Kurani famëlartë ashtu si na e ka sqaruar arsyen e krijimit dhe ndarjes në popuj në mënyrë për tu njohur, na ka dhënë edhe modele dhe shembuj praktik. Një nga këto shembuj është shmangia e përplasjes ndërmjet dy mbretërive dhe mos kundërshtim i ftesës së Sulejmanit a.s. nga mbretëresha e Sebeit. Kjo na zhyt nga sipërfaqja drejt thellësive të të kuptuarit. Pse atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar. 

Pra ajo kishte dy arsye;

E para; ajo çfarë populli i saj adhuronin.

E dyta; ndikimi i saj nga shoqëria ku jetonte “ishte nga një popull jobesimtar”.

A duhet të sillemi edhe ne me të njëjtën mënyrë me njerëzit. A duhet të sillemi në të njëjtën mënyrë me ata që na ndajnë kufinj të ndryshëm si; gjeografik, fetarë, klanorë, rracorë, ndasi edhe ndërmjet nesh që jemi nga i njëjti milet (pasues të të njëjtës fe).

A jemi në gjendje ti dallojmë ndryshimet e kulturave, ambienteve, zakoneve dhe ndikimit që kanë ato në shoqëri dhe në formimin e individit?

Atëherë kur muslimanët e ndienin rëndësinë e mbajtjes së mesazhit hyjnorë, ishin të aftë ti bënin edhe këto dallime dhe kanë dhënë kontributin më të madh njerëzorë në përhapjen e besimit dhe përkthimit të imanit në vepra. Nëse nuk do të kishin qenë të aftë ta perceptonin këtë, Islami sot nuk do të ishte i përhapur që nga Linjda e gjer në Perëndim.

Një herë isha në një vizitë pikërisht në këtë vend që autori i mesazhit bënte sarkazëm me ta, në Indi. Gjatë vizitës atje shkuam në një ishull ku brenda një shpelle natyrale ishte ndërtuar një tempull hindu, aty pashë disa statuja të mëdha të copëtuara, kur e pyeta shoqëruesin për ta më tha, ky tempull është shumë i vjetër, megjithëse në Indi kanë ardhur dhe sunduar shumë popuj ndër ta edhe muslimanët, anjëri prej tyre nuk e ka prekur këtë tempull deri sa erdhën portugezët, ata filluan ti shenjoni dhe qëllonin me topat e tyre.

Ne kemi nevojë që ti zgjerojmë horizontet tona me udhëzimet e Kuranit. Të zgjrohen zemrat tona me mëshirë e tolerancë, në mënyrë që të jemi të aftë të kryejmë rolin tonë të përcjelljes së mesazhit hyjnor ndaj njerëzimit.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:22 05:2112:5416:5020:1522:00

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook