O bir i Ademit!


"O bir i Ademit! Mos iu frikëso atij që ka pushtet përderisa ekziston pushteti Im dhe pushteti Im është i përjetshëm!

O bir i Ademit! Të kam krijuar për të më adhuruar, prandaj mos u tall!

Ta kam ndarë rizkun, prandaj mos u lodh (këtu, me lodhje ka për qëllim lodhjen e mendjes, jo atë të fizikut. Sipas kësaj fjale, besimtari lodhet fizikisht për të siguruar jetesën, pastaj ia lë Zotit në dorë)

Nëse e pranon ndarjen time, do e rehatoj zemrën dhe trupin tënd, si dhe do të jesh i lavdëruar tek Unë.

E nëse nuk e pranon ndarjen Time, pasha madhështinë dhe krenarinë Time, do të të bëj rob të dynjasë, do të rendësh pas saj siç rendin egërsirat në fusha. Në fund nuk do të përfitosh më shumë se ajo që të kam ndarë Unë dhe do të jesh i përbuzur prej Meje.

O bir i Ademit! Kam krijuar qiejt dhe tokën dhe nuk jam lodhur për krijimin e tyre. Mos mendon se më lodh kafshata e bukës që ta garantoj ty?!

O bir i Ademit! Nuk harroj ta furnizoj me rizk atë që rebelohet ndaj Meje, si të harroj atë që më bindet?!

O bir i Ademit! Mos ma kërko rizkun e të nesërmes, ashtu siç nuk ta kërkoj punën e të nesërmes!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

06/04/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:3406:1112:5016:2519:1720:42

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook