By: Dr Selman Aude

Pafajësi


Ditën e parë të vitit të ri shkollor, ajo doli para klasës së saj, u bëri disa komplimente nxënësve dhe me sy plot dashuri u tha:”U dua të gjithëve!” Nga këto fjalë, ajo përjashtoi vetëm një nxënës të saj, atë që qëndronte si i shushatur, që nuk luante, me rroba të palara, atë që nuk buzëqeshte kurrë, atë fletorja e të cilit ishte plot gabime dhe korrigjime me laps të kuq.

Pasi përfundoi ora e parë, vajti dhe nxori dosjen e atij nxënësi të çuditshëm.

Në dosjen e tij të vitit të parë, shkruhej: Nxënës i dashur, plot ambicie, i shkathët dhe i sjellshëm.

Në atë të vitit të dytë: I dalluar dhe i dashur, por shfaq ankth dhe stres për shkak të sëmundjes së mamasë.

Në vitin e tretë: Vdekja e të ëmës ishte shumë e rëndë për të. Ai nuk tregon fare interes për mësimet.

Në klasën e katërt: I mbyllur, nuk i pëlqen fare shkolla, nuk ka shokë dhe e zë gjumi në klasë!

Pas disa ditësh, në klasë u organizua një festë. Ai i solli një dhuratë të mbështjellë me një pëlhurë najloni. Sakaq, të gjithë nxënësit e tjerë i sollën dhurata të paketuara shumë bukur. E hapi dhuratën e tij. E gjithë klasa ia dha gazit. Ishte një varëse me gurë të çmuar fals, me disa syresh të humbur. Përbri saj, qëndronte një shishe e vogël parfumi e përgjysmuar. Ndërkohë që klasa qeshte nga kjo dhuratë, mësuesja i tha se i pëlqente shumë varësja, madje e vuri menjëherë në qafë. Pastaj hodhi dhe disa pikë parfum në dorë.

Pasi përfundoi ora e fundit, ai u ndal tek mësuesja e tij dhe i tha:”Aroma jote është e ngjashme aromën e mamit tim!|

Qau për një orë.

Filloi ti japë vëmendjen e duhur dhe çdo ditë ai tregohej më aktiv, përgjigjej shpejt dhe ua kaloi shumë bashkëmoshatarëve. I kishte falur dashurinë që i mungonte.

Pas disa viteve, i dërgoi një kartolinë ku i shkruante: Ju jeni mësuesja më e mirë që kam parë ndonjëherë.

Disa vite më vonë, i dërgon një letër: Kam përfunduar shkollën e mesme me rezultate të larta.

Katër vite më vonë, në një letër i thoshte: Jam diplomuar dhe kam marrë çmim të parë.

Disa vite më vonë, në një letër tjetër, i shkruante dhe emrin e tij, tashmë pak më i gjatë se më parë, pasi mbante titullin doktor. I tregonte se do të martohej dhe e ftonte në ceremoninë e dasmës. Vajti dhe e uli në karrigen ku do të ulej nëna e tij. Në qafë mbante varësen që i kishte dhuruar kushedi sa vite më parë. Nuk kishte harruar të përdorë dhe parfumin e dhuruar prej tij.

I tha: Të falënderoj dhe të jam mirënjohës, sepse më bërë nxënës të dalluar.

Iu përgjigj: Jo, unë të falënderoj sepse më bëre mësuese të dalluar.

Tani ai është doktor i famshëm. Pavijoni i trajtimit të sëmundjeve terminale, në një spital në SHBA, mban emrin e tij.

Fëmijëria është motra e humanizmit. Në fenë tonë dhe sipas mendimit të dijetarëve, të gjithë fëmijët janë në parajsë nëse vdesin në moshë të re.

Fëmijëria, është ajo fazë jete e cila shtrihet nga lindja deri në pubertet.

Ajo është një fazë e cila kërkon përkujdes fizik, psikologjik dhe social.

Edukimi që merr në këtë moshë, lë gjurmë të thella për gjatë gjithë jetës.

Zakonet dhe veset startojnë pikërisht në këtë moshë, duke mbajtur në kontroll gjithë rrugëtimin e jetës.

Ushqimi më i shijshëm për mua, është ushqimi që i ngjan atij që përgatiste ime më. Aroma më e mirë për mua është aroma e trupit të saj. Fjalët më të bukura, janë ato që dilnin nga goja e saj. Kujtesa ime është e mbushur me shumë nga këto fjalë. Zëri më i bukur ishte zëri i saj kur lexonte Kuran, ose kur recitonte vargje të ndryshme; ndoshta ishin vargjet e thurura nga ajo, ose nga shoqet e saj.

Mjedisi i trazuar ku jeton fëmija, si pasojë e luftërave dhe konflikteve, ndikon në personalitetin e tij. Shih Irakun, Palestinën, Sirinë, Jemenin...

Kujdesi psikologjik, mendor dhe emocional, e ndihmon fëmijën në rrugën e suksesit.

Fëmija i përthith lehtësisht parimet dhe virtytet e bukura.

Dhuna dhe deprivimi janë një nga problemet më të vështira për fëmijët. Në qytetin Solabor, në Indi, e hedhin fëmijën në ujë nga një lartësi 50 këmbë që të bëhet më i fortë dhe më i shëndetshëm!

Në Afrikë, fëmijët mbajnë armë. Numri i fëmijëve që marrin pjesë në konflikte të armatosura rreth botës arrin në 300 mijë. Ata marrin pjesë direkt në frontin e luftës, shërbejnë si spiunë, hamallë, kuzhinierë etj... Sakaq fëmijët femra përdoren për të përmbushur instinktet shtazarake.

Në shumë vende arabe, fëmijët kryejnë punë të rënda të cilat dëmtojnë shëndetin, jetën, edukimin, moralin dhe të ardhmen e tyre. Ata janë fëmijët e rrugës, të cilët, fukarallëku i bën të lypin dhe të devijojnë nga natyra e tyre.

Është e pamundur të matet sasia e dhunës që shkarkohet mbi fëmijët. Ka gjithmonë mangësi në të dhëna. Shumica e dhunës kryhet fshehurazi dhe nuk raportohet. Sipas raporteve të ndryshme, mbi një miliardë fëmijë janë të ekspozuar ndaj akteve të dhunës.

Të privosh një fëmijë nga jeta, është një traditë primitive dhe e lashtë, të cilën e dënon fort Kurani. “Kur foshnjat e varrosura për së gjallit të pyeten, çfarë krimi bënë që u vranë.” (Tekvir, 8-9)

Vallë, cili mund të jetë krimi që mund të bëjë një fëmijë?

Në disa shoqëri primitive, akoma vazhdon të vritet binjaku, foshnja që lind me të meta fizike, ai që lind jashtë lidhjes martesore, apo ai që lind para se fëmija i mëparshëm të ndahet nga gjiri!

Sakaq, në shoqëri të tjera fëmijët shiten!

Ka dhe shoqëri të cilat dalin në mbrojtje të martesës me minorene, duke injoruar se kjo bëhet për motive të ulëta dhe nga prindër të papërgjegjshëm.

Shfrytëzimi seksual i fëmijëve nëpërmjet internetit, youtube dhe faqeve të tjera të fshehta, është shndërruar në një fenomen ndërkombëtar të rrezikshëm. Hetimet e bëra nga Interpoli në këtë fushë, nxorën në dritë me dhjetëra rrjete që prodhonin materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve e mandej i shpërndanin për qëllime përfitimi.

Vendosja e këtyre materialeve në internet, do të thotë se ato do të shkarkohen, ruhen dhe shpërndahen.

Shpesh herë, fëmijët janë viktima të krimeve monstruoze dhe kjo u vjen nga persona të cilët pritej të ishin burim sigurie për ta. Fëmija është i paaftë të vetëmbrohet nga dhuna seksuale, e cila është një shfrytëzim dhe krim ndaj tij.

 

Përktheu: Elmaz Fida

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

01/07/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:5705:0612:5116:5020:2422:18

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook