Pastrimi i Shpirtit



Sirri Siktij, Zoti e mëshiroftë, thotë rreth pastrimit dhe edukimit të vetes: "Kush dështon në pastrimin dhe edukimin e vetes së tij, ka dështuar edhe në edukimin e të tjerëve".

Çdo njeri që nuk këshillon veten, nuk e pastron atë dhe nuk di si ta edukojë, e ka të pamundur që këtë ta bëjë për të tjerët. Le të jetë ky një mesazh që u drejtohet prindërve, edukuesve, mësuesve, ftuesve dhe hoxhallarëve.

Umeti dhe civilizimi ynë e lartëson dhe nderon çdo njeri, që e pastron dhe edukon mirë veten e tij. Po të shohim me vëmendje, secila nga shtyllat e Islamit: namazi, haxhi, agjërimi dhe zekati, kontribuojnë drejtpërsëdrejti në edukimin dhe pastrimin e shpirtit.

Njeriu vepron disa vepra, nga të cilat përfiton në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndërkohë, për disa vepra të tjera ai përfiton prej tyre sipas kontributit që ka dhënë në ndihmë të njerëzve të tjerë. Kështu, shpërblimi i namazit është sipas përkushtimit tonë, sipas përfitimit tonë në pastrimin ne shpirtit. Shpërblimi i agjërimit është në bazë të shkallës së devotshmërisë së arritur. Sa më shumë devotshmëri të kemi, aq më shumë lartësohen shpirtrat tanë. Sa më shumë të japim lëmoshë dhe zekat, aq më shumë pastrohen shpirtrat tanë dhe shtohet besimi.

Kështu shohim, që objektivi kryesor i adhurimeve është pastrimi i shpirtit. Kush dështon në pastrimin e shpirtit të tij, ka dështuar edhe në pastrimin e shpirtrave dhe edukimin e të tjerëve.

Zoti i madhëruar thotë në Kuranin fisnik: (me punë të këqija) (Shems, 9-10)

Nëpërmjet këtij ajeti, Zoti kërkon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm: Një ndër qëllimet e njeriut në jetë, duhet të jetë pastrimi i shpirtit të tij. Vetëm një njeri i suksesshëm do arrijë ta pastrojë shpirtin. Për ta ndihmuar njeriun në këtë mision, Zoti ka dërguar profetë dhe të dërguar. Ata i ndihmojnë njerëzit dhe i orientojnë në mënyrat më efikase të pastrimit të shpirtit.

Po si mund ta pastrojë njeriu veten? Si duhet të reagojë, kur përballet me epshet, dëshirat dhe kënaqësitë e kësaj bote?

Dijetarët muslimanë dhe mistikët, kanë lënë pas vepra të shumta, me anë të të cilave e ndihmojnë besimtarin ta pastrojë shpirtin e tij. Shokët e Profetit (a.s) na ofrojmë modelin më të mirë për këtë çështje, pasi jetuan dhe shoqëruan doktorin e shpirtrave, të dërguarin e Zotit.

Profeti Muhamed (a.s) është modeli ynë praktik në administrimin e vetes dhe pastrimin e shpirtit. Nëse një besimtar bën një gabim ose gjynah, ne si muslimanë posedojmë mekanizmat e duhur, për t'u pastruar nga ai gjynah.

Gjatë përgatitjes së këtij emisioni, vizituam disa tempuj. Njëri prej tyre ishte ndërtuar në kohën e fenikasve dhe brenda tij ndodheshin disa perëndi dhe idhuj. Romakët vinin në këtë tempull për t'u pastruar nga mëkatet.

Por a e dini si i adhuronin perënditë e tyre dhe si pastroheshin shpirtërisht?

Nëse një fenikas dëshironte të pendohej pas një mëkati, shkonte në tempull tek perëndia e caktuar dhe i lutej me përgjërim që t'ia pranonte pendimin. Ai ose ia pranonte pendimin, ose jo. Pothuaj të njëjtën gjë bëjnë sot edhe fetë dhe sektet e ndryshme. Të krishterët për shembull, shkojnë tek prifti ose murgu dhe i rrëfehen për mëkatet që kanë bërë. Nëse prifti e fal dhe ia pranon pendimin, mëkati është i falur. Nëse ai refuzon, mëkati nuk i falet dhe pendimi nuk i pranohet. Pra, shohim që në rastin e tyre ka ndërmjetës.

Po kështu, me ndërmjetës funksionojnë edhe fe të tjera si budizmi dhe hebraizmi. Vetëm në Islam nuk ka ndërmjetësi mes njeriut dhe Zotit. Dera e pendimit, sipas konceptit islam, është e hapur. Zoti e shtrin dorën e Tij natën, që të pendohen gjynahqarët e ditës dhe e shtrin ditën, që të pendohen gjynahqarët e natës. Zoti e ka lënë të hapur derën e pendimit dhe për këtë nuk ka nevojë as për hoxhallarë, as për të ditur, as profetë dhe as njerëz të shenjtë. Kush dëshiron të pendohet, duhet ta bëjë atë në çdo çast dhe kudo që ndodhet, në shtëpi apo rrugë, në mëngjes apo në darkë.

Në Islam, pendimi është një ndër mirësitë e shumta, me të cilat na ka nderuar Zoti i plotfuqishëm. Për këtë, ne nuk kemi nevojë as për kohë të caktuar dhe as për ndonjë pozicion gjeografik të veçantë.

Të pastrosh shpirtin, do të thotë të largohesh nga një ves apo veprim i lig dhe më pas, ta zëvendësosh atë me diçka të dobishme dhe të mirë. Një proces i tillë i ngjan gdhendjes, formësimit dhe pastrimit të gurëve dhe shkëmbinjve dekorativë. Pasi i gdhendim dhe u japim formën që duam, pastrojmë vendin ku do të vendosen dhe i fiksojmë.

Nga kjo kuptojmë, që procesi i pastrimit të shpirtit nuk është aq i lehtë. Ai ka nevojë për përkushtim, përpjekje dhe sinqeritet.

Sahabët dhe brezi që i pasoi, udhëtonin me milje të tëra, për të pastruar shpirtin.

Një herë, Abdullah ibnu Mubarek ishte nisur për udhëtim. Dikush e pa dhe e pyeti: "Për ku kështu?"

Ai u përgjigj:"Për në Basra".

Burri e pyeti përsëri: "Po përse?"

Abdullah ibnu Mubarek iu përgjigj: "Të takoj dijetarin dhe zahidin Ibnu Aun".

Burri e pyeti: "Përse?"

Abdullah ibnu Mubarek: "Që të përftoj nga moralet dhe edukata e tij".

Hasan El-Basrij thoshte: "Ka burra që udhëtojnë me vite të tëra, për të pastruar veten e tyre dhe shpirtin".

Abdurahman ibnu Revaha, edhe pse ishte nga shokët e Profetit (a.s), i thërriste miqtë e tij dhe u thoshte: "Ejani të forcojmë besimin për disa çaste". Ata uleshin me njëri-tjetrin dhe kujtonin Zotin e madhëruar.

Për shokët e Profetit (a.s) pastrimi i shpirtit ishte një ndër objektivat më madhorë. Duke pastruar shpirtin e tyre, ata fitonin kënaqësinë e Zotit të madhëruar.

Nëse njeriu kërkon të arrijë kënaqësinë e Zotit, do të jetë i angazhuar dhe i përkushtuar gjithmonë në pastrimin e shpirtit të tij. Ai do të përpiqet ta largojë dhe shmangë çdo të metë.

Profeti (a.s) shpeshherë lutej Më pas, shtonte: "

Romakët dhe fenikasit adhuronin shumë zota, të cilët i kishin të vendosur në tempujt e tyre përkatës. Ndër perënditë që adhuronin, ishte dhe ai i seksit. Civilizime të tillë, për çdo nevojë fizike, kishin një perëndi që mbante emrin e saj. Kurse ne në Islam, nuk kemi zota për çdo nevojë dhe kënaqësi fizike.

Fenikasit dhe romakët ishin të dhënë pas seksit, aq sa edhe e adhuronin. Ata kishin perëndi për ushqimin, pijen etj... Edhe pse ishin thjesht ushqime, ata kishin perëndi përkatëse. Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, njerëzit vazhdojnë t'i adhurojnë epshet. Sidomos në kohët moderne, seksi është kthyer në zot që adhurohet, por një lloj adhurimi ndryshe. Ne sot shohim kanale satelitore, që transmetojnë programe degjeneruese dhe shkatërruese. Asnjë program nuk shpëton pa përmbajtjen e një fragmenti të turpshëm apo një trupi pothuaj lakuriq. Kjo bëhet, me qëllim që të përforcojnë pozitën e seksit në jetën e njeriut, të cilin romakët e adhuronin në kohën e tyre.

Romakët i ndërtonin tempujt e perëndive të tyre në nëmyrë madhështore dhe të zbukuruar me mozaikë të ndryshëm.

Kurse Zoti që adhurojmë ne muslimanët, është Një dhe i vetëm. Nëse ndonjëri prej nesh neglizhon një detyrë dhe obligim, i kthehet Atij me lutje dhe përkushtim.

Në suren Jusuf, përmendet historia e profetit Jusuf (a.s). Ai u sprovua nga një femër, e cila e ftoi për marrëdhënie jashtëmartesore. Jusufi (a.s) nuk i kërkoi ndihmë perëndisë së seksit, por iu kthye dhe kërkoi ndihmën e Zotit dhe Krijuesit të tij të plotfuqishëm. Me forcën e besimit, ai thirri dhe Zoti e mbrojti nga kjo vepër e ligë.

Sot, të rinjtë tanë notojnë në revista, faqe interneti, gazeta, libra dhe filma me përmbajtje pornografike. Është detyrë e jona, që t'i nxisim drejt fjalëve që përdori Jusufi (a.s) për t'u mbrojtur nga e keqja , duke ruajtur veten e tyre dhe duke mos rënë pre e provokimeve dhe joshjeve. Të rinjtë tanë nuk kanë përse të adhurojnë seksin, siç bënin romakët dhe fenikasit para mijëra vitesh.

 

Përse duhet ta pastrojë njeriu shpirtin?

Ai e bën këtë, pasi kërkon të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe të fitojë xhenetin. Zoti i madhëruar thotë në Kuran: (Naziat, 40-41)

Një njeri, që i frikësohet madhështisë së Zotit dhe e frenon veten përballë epsheve, padyshim ka fituar xhenetin. Kushdo që rend për të pastruar veten dhe shpirtin, ta dijë se vendin e ka në xhenetet Adn dhe Firdeus. Kushdo që pastron veten dhe shpirtin e tij, Zoti e shpërblen duke ia ndriçuar rrugën dhe të ardhmen. Zoti thotë në Kuranin fisnik: (Ankebut, 69)

Kështu, udhëzimi vjen nga Zoti, por pas përpjekjeve të shumta.

Me këtë rast më kujtohet një miku im, i cili më parë radhitej tek duhanpirësit. Një ditë, para se të linte duhanin, më tha: "Ndihem i lodhur nga pirja e duhanit dhe kam vendosur ta lë. Kam vendosur ta pastroj shpirtin tim nga çdo ves i keq". Po atë ditë ai e hodhi paketën e cigareve. Ngaqë ishte mësuar me cigare në gojë, ai mbante një laps në vend të cigares. Ai arriti të ndahet përfundimisht nga duhani dhe ndihet krenar dhe fitimtar. Kur e kuptoi që arriti të ndahet nga duhani, tha: "Ngaqë u ndava nga ky ves i keq, e lus Zotin që të më falë dhe të më bëjë nga banorët e xhenetit".

Një dobi tjetër e pastrimit të shpirtit është, se Zoti i madhëruar i jep rrizk të shumtë. Zoti thotë në Kuranin fisnik: (nga çdo vështirësi) (Talak, 2-3)

Veç sa përmendëm, pastrimi i shpirtit e bën njeriun dhe besimtarin të ndihet më i qetë. Sot, shoqëritë, shtetet dhe individët shpenzojnë miliona për pak qetësi dhe rrehati. Zoti na mëson, që kushdo që kërkon të pastrojë shpirtin dhe ta pasurojë atë, do të ndihet i qetë. Zoti thotë në Kuranin fisnik: "Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu” e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjte do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar".

Sahabët, duke qenë të ndërgjegjshëm për këtë, nuk prisnin të rrëshqasin dhe të veprojnë ndonjë gjynah që të pendohen. Umer ibnul Hattabi (r.a) kur nuk e arriti një ditë namazin me xhemat, dhuroi një parcelë toke, vlera e së cilës arrinte në dyqind mijë dërhemë. Ai e dhuroi, me qëllim që të shlyejë neglizhimin. Kurse djali i tij Abdullahu, kur nuk arriti një ditë namazin me xhemat, e kaloi të gjithë natën duke u falur.

Kurse sot, kur i këshillojmë disa persona, që të ndryshojnë sjellje dhe të braktisin një ves të keq, ata të përgjigjen: "Nuk mundem." Kjo ndodh, pasi vesi i ka vënë përpara dhe i ka thyer.

Në Islam, çdo njeri ka aftësitë dhe mundësinë për të ndryshuar. Profeti (a.s) thotë në lidhje me këtë:

Sipas këtij hadithi, nëse njeriu dëshiron diçka, e arrin atë. Kush dëshiron ta ruajë nderin e tij, Zoti e ruan dhe e ndihmon për këtë, duke ia lehtësuar kushtet. Kush kërkon të ushqehet dhe furnizohet me pasuri hallall, Zoti do e furnizojë me të, duke ia lehtësuar jetesën.

Duke qenë të ndërgjegjshëm për këtë, një nga shokët e Profetit (a.s) thoshte: "Për Zotin! Sikur të mos isha musliman, do të përdorja marifete dhe dredhi që nuk i njohin arabët".

Me këtë ai sikur thoshte: "Nëse muslimani lakmon diçka që nuk i lejohet, është Islami ai që e frenon".

Ditën e Kijametit njerëzit do të dallohen nga niveli i vetëpërmbajtjes para gjynaheve dhe sa kohë kanë harxhuar për pastrimin e shpirtit.

Ai që e pastron dhe dëshiron ta pastrojë veten, njihet se e pranon këshillën dhe udhëzimin. Kjo, edhe nëse këshilla i vjen nga një person, që nuk i përket besimit të tij. Diçka e tillë ka ndodhur me vetë Profetin (a.s). Një rabin hebre i vajti dhe i tha:"O Muhamed! Sa njerëz të mirë jeni, nëse nuk do bënit shirk?"

Profeti (a.s) e pyeti

Rabini i tha: "Ju betoheni në Qaben duke thënë:"Për Qaben!"

Profeti (a.s) heshti për një farë kohe dhe iu drejtua shokëve të tij me fjalët

Rabini hebre u largua pa folur asnjë fjalë. Një ditë tjetër, ai u kthye sërish dhe i tha Profetit (a.s): "O Muhamed! Sa njerëz të mirë do të ishit, nëse nuk do i shoqëronit Zotit rivalë!"

Profeti (a.s) e pyeti

Rabini iu përgjigj: "Ju thoni: "Ishte vullneti i Zotit dhe i yni".

Profeti (a.s) u drejtua nga shokët dhe u tha:

Ashtu siç është i vështirë dhe kërkon mjeshtëri gdhendja e gurit, ashtu është e vështirë dhe kërkon mund dhe djersë edhe pastrimi i shpirtit. Çdo minutë dhe sekondë e harxhuar për këtë qëllim do i vlejë njeriut në të ardhmen. Nëse dikush merret me pastrimin e shpirtit dhe ngritjen e aspektit shpirtëror, ai tregohet i durueshëm dhe i përmbajtur në rast fatkeqësish dhe sprovash. Kjo ndodh, pasi ai i ka kushtuar kujdes dhe vëmendje aspektit shpirtëror dhe emocional të tij. Ai ka qenë i përkushtuar në rrugën e Zotit, ka qenë i sinqertë me adhurimin e tij, i besueshëm, bujar dhe shpirtgjerë.

Profeti Muhamed (a.s) përfaqëson shkollën më madhore, përsa i përket gjenialitetit edhe në detajet më të vogla. Kur i vdiq djali i tij Ibrahimi, nëna e tij Marija filloi të qajë. Ishte vetë Profeti (a.s) ai që përpiqej ta qetësonte. Ndërkohë, Usame filloi të vajtojë me britma dhe ulërima, por Profeti (a.s) i tha

Usame e pyeti: "Por unë i pashë sytë e tu të mbushur me lot o i dërguar i Allahut!"

Profeti (a.s) i tha:

Me gjithë dhimbjen dhe hidhërimin e madh që kishte, Profeti (a.s) e përmbante veten. Madje ai kishte forcë, që t'i korrigjojë edhe ndjenjat dhe sjelljet e të tjerëve.

Pastrimi dhe përsosja shpirtërore duhet të jetë objektiv i secilit prej nesh. Për këtë, Zoti i madhëruar thotë në Kuran:(me punë të këqija) (Shems, 9-10)

Kushdo që e pastron shpirtin e tij, do të ketë sukses në jetë.

Siç përmendëm dhe më sipër, fenikasit kishin tempujt e tyre, të cilët i përdornin për pastrimin e shpirtit. Çdo njeriu i pëlqen të ketë një shpirt të pastër dhe morale të larta. Ai që arrin ta pastrojë shpirtin, është vetëm ai që ndjek rrugën dhe metodën e shokëve të Profetit (a.s) dhe brezit që pasuan, tabi'inët. Ata janë burimi i shkencave fetare dhe njëkohësisht i pastrimit të shpirtit dhe përsosjes shpirtërore.

"Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija)

Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook