By: Abdul Halik Sherif

Pasuria e lejuar dhe e mirë


Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për vulën e provetëve, Muhamedin (a.s), për familjen dhe shokët e tij.

Allahu i Madhëruar na drejtohet me këtë thirrje në Kuranin Fisnik: “O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.”[1]

Më pëlqen thirrja e Allahut  që i drejtohet të gjithë njerëzve, që të shfrytëzojnë dhe të hanë të mirat që dalin nga toka. Kërkesa (që u bëhet njerëzve) për t’u ushqyer me hallall, mbart disa pika:

1 – Që ajo që del nga toka duhet të jetë e lejuar.

2 – Ky hallall të klasifikohet tek të mirat.

3 – Të përdoret për mirësi (të përdoret hallall).

4 – Mjeti që është përdorur për të arritur deri te ajo pasuri, po ashtu të jetë i lejuar (hallall.)

Nuk ka dyshim se nëse njerëzit – muslimanët e jo muslimanët –  do të adhuronin Allahun dhe në jetën e tyre do të përdornin vetëm hallallin, ata do të ishin të lumtur.

Mirëpo..

Nëse në mesin e njerëzve do të përhapej konsumimi i pijeve narkotike, alkolike, duhani..etj, padyshim që pasojat negative do të ishin të shumta; njerëzit do të humbnin pasurinë, shëndetin, moralin, pasardhësit e tyre do të trashëgonin një edukatë të keqe nga prindërit e tyre..etj.

Nëse në mesin e njerëzve do të përhapej korrupsioni, cili do të ishte përfundimi? Dështim profesional, dështim në udhëheqje, prishje të moralit, dobësim të ekonomisë së vendit, humbja e besimit tek njerëzit, neglizhenca e meritokracisë, përhapja e rryshfetit..etj.

Prandaj edhe Allahu i Madhëruar në mënyrë alekorike thotë: e mos shkoni hapave të djallit”, i cili ua zbukuron të ndaluarën, ndërsa faktikisht ai (shejtani) u frikëson në anën tjetër. Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Fisnik: “Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është Dhurues i madh, i Dijshëm.”[2] “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për vepra të shëmtuara e të irituara, e sikur mos të ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por Allahu e pastron atë që do Ai. Allahu dëgjon e di.”[3]

Prandaj, shpenzimi i tepërt, hedhja e tepricave në koshin e mbeturinave, mashtrimi, kamata, prostuticioni, betimi i rrejshëm, të gjitha këto janë nga kurthet e shejtanit, që e frikëson njeriun me varfëri apo që ia zbukuron atij të shëmtuarën. Në lidhje me shejtanin Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ai (shejtani) është armik i përbetuar i juaji.”

Problemi rritet edhe më shumë, atëherë kur njeriu tenton të ndërhyjë në atë se çfarë është e lejuar dhe se çfarë është e ndaluar. E këtë të drejtë e ka vetëm Allahu i Madhëruar, i Cili ka vendosur rregulla se çfarë është e lejuar dhe çfarë jo. Detyrë e njeriut është që të studiojë ajetet e Kuranit të cilat flasin për çështjet e hallallit dhe haramit e  të kuptojë se çfarë konkretisht kërkon Allahu i Madhëruar prej tyre. Mirëpo nëse ai ndërhyn (me mendjen e tij) duke përcaktuar se çfarë është hallall dhe çfarë jo, padyshim që në këtë rast ai e ka tejkaluar kufirin. Allahu i Madhëruar thotë: “Mos i thuani asaj rrenës së gjuhëve tuaja: Kjo është hallall, e kjo është haram. E të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet ata që shpifin rrenën ndaj Allahut nuk kanë shpëtim.”[4]

Kështu që çështja e lejimit dhe e ndalimit është çështje që i takon vetëm Allahut të Madhëruar dhe askujt tjetër. Këtë, Ai e ka shpjeguar nëpërmjet Kuranit Fisnik dhe Profetit Muhamed (a.s). Kurse detyrë e dijetarëve është që me anë të studimit të kuptojnë qëllimin  e Zotit në Kuran. E nëse njerëzit arrijnë ta kuptojnë më së miri këtë çështje, padyshim që ata do të jetojnë të lumtur, në paqe e harmoni.

 



[1] - Sure El Bekare: 168.

[2] - Sure El Bekare: 268.

[3] - Sure En Nur; 21.

[4] - Sure En Nahl: 116.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/09/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:54 06:2612:3916:00 18:4020:02

Hadithe Profetike

“Kush ndjek një rrugë në të cilën kërkon dijen,

Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet.

Melaiket vendosin krahët e tyre për kërkuesin

e dijes si kënaqësi për atë që ka vepruar.

Për dijetarin kërkon faljë çarë ndodhet

në qiej e në Tokë, madje edhe peshqit në ujë.

Mirësia e dijetarit ndaj robit adhurues

është si mirësia e Hënës ndaj gjithë yjeve.

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.

Profetët nuk kanë trashëguar as dinar as

dirhem, ata kanë trashëguar duituri, ndaj kush

e merr ta marrë në sasi të madhe.”

 

 


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook