By: Doktor Abdurrezak El Kindi

Përdorimi i pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit


Dhëmbët pësojnë gërryerje, prishje dhe kalbëzim për shkak të mbeturinave të ushqimit dhe si rrjedhojë njeriu ndjen dhimbje. Feja jonë e bukur na ka urdhëruar, që të kujdesemi për dhëmbët, duke na motivuar që të përdorim misvakun dhe ai person që përdor misvakun, fiton edhe shpërblime. Misvaku mbart në vevtete elementë kimikë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojten e dhëmbëve, duke qenë një pastrues shumë i mirë. Prej kohësh njerëzit janë përpjekur që të prodhojnë lëndë, të cilat ndihmojnë për mbrojtjen e dhëmbëve. Përpjekja më e hershme për prodhimin e pastës së dhëmbëve daton në shekullin IV në Egjipt. Kjo pastë ishte një përzierje midis kripës së shtypyr (pluhur), piperit, gjetheve të nenexhikut dhe zambakut. Megjithatë përdorimi i pastës së dhëmbëve filloi të përdoret gjerësisht vetëm në fillim të shekullit XX. Nga elementët të cilët i përmmendëm më sipër, pastës i është shtuar edhe fluori. Themi shkurtimisht, se pasta e dhëmbëve është një përzierje elementësh kimikë, që mbrojnë dhëmbët nga mikrobet dhe bakteriet. Me të drejtë këtu lind një pyetje: "Cila është dispozita fetare në lidhje me përdorimin e pastës dhe furçës së dhëmbeve gjatë agjërimit"?

 

Në lidhje me këtë dijetarët e jurisprudencës islame kanë folur për dy çështje:

Çështja e parë: Dispozita fetare në lidhje gjërat që hyjnë në gojë, por që nuk depërtojnë në grykë.

Çështja e dytë: Dispozita fetare në lidhje me përdorimin e misvakut gjatë agjërimit të Ramazanit.

 

Në lidhje me çështjen e parë, dijetarët e jurisprudencës islame kanë arritur në përfundimin, se agjërimi nuk prishet çdo gjë që futet në gojë, por që nuk depërton deri në grykë, nuk e prish agjërimin.

- Dijetarët e medh’hebit Hanefi kanë thënë: "Goja ka gjykimin e të jashtmes.[1] A nuk e ke vënë re se njeriu kur merr abdes e shpëlan gojën dhe agjërimi nuk i prishet.

- Dijetarët e medh’hebit Maliki kanë thënë: "Çdo gjë që është brenda gojës konsiderohet jashtë: (që do të thotë se ushqimi apo pija nuk kanë depërtuar në grykë)".

- Dijetarët e medh’hebit Shafi’i kanë thënë: "Nëse gëlbaza nuk arrin deri në grykë, atëherë të gjithë dijetarët e medh’hebit janë të mendimit, se ajo nuk e prish agjërimin.

- Dijetarët e medh’hebit Hanbeli kanë thënë: "Goja ka gjykimin e të jashtmes, prandaj edhe agjërimi nuk prishet me diçka që është brenda në gojë".

Këto tekste dëshmojnë, se dijetarët e katër medh’hebeve bien dakord, se goja konsiderohet si e jashtme. Kjo do të thotë, se çfarëdo gjëje që njeriu fut në gojë dhe ajo nuk depërton në grykë, agjërimi i tij nuk prishet. Kështu pra, pasta e dhëmbëve nuk ndikon në agjërim, nëse nuk depërton në grykë.

 

Në lidhje me çështjen e dytë, dijetarët e jurisprudencës islame janë të mendimit, se lejohet përdorimi i misvakur në fillim të ditës, por ata nuk ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me përdorimin e misvakut, pasi dielli të kalojë zenitin. Disa janë të mendimit se përdorimi i misvakut në këtë rast është i papëlqyeshëm, kurse disa të tjerë janë të mendimit se përdorimi i misvakut në këtë rast lejohet, duke përdorur si argument:

1- Hadithin e Profetit (a.s): “Do ta urdhëroja Umetin tim që të përdorte misvakun, kur ata (njerëzit) të merrnin abdes, por kam frikë se i rëndoj”[2] Ky hadith është argument i qartë, se misvaku mund të përdoret në çdo kohë, pasi Profeti (a.s) nuk ka caktuar ndonjë kohë të veçantë për përdorimin e tij.

2- Analogjinë: duke qenë se lejohet të shpërlahet goja si në fillim të ditës, ashtu edhe në fund të saj - kur njeriu është agjërueshëm - , atëherë themi, se lejohet edhe përdorimi i misvakut, si në fillim të ditës, ashtu edhe në fund të saj.

 

Në përfundim të kësaj që përmendëm, themi se lejohet përdorimi i pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit, nëse njeriu është i sigurtë, se asgjë nuk i depërton në grykë gjatë larjes së dhëmbëve. Të këtij mendimi janë dijetarët e shquar: Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë), Muhamed ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) dhe doktor Jusuf Kardavi.

           


[1] - Pra ushqimi apo pija nuk ka depërtuar në brendësi të organizmit, prandaj agjërimi nuk prishet.

[2] - Buhariu (847).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5506:3211:3414:0116:2317:49

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook