Përkujtohet 95 vjetori i shfuqizimit të Hilafetit.


Fillimi i Marsit të vitit 1924 janë ditët më të vështira të ummetit islam. Në këto ditë u përjetua ajo që muslimanët s’e kishin përjetuar kurrë, heqja apo shfuqizimi i autoritetit të Halifes dhe institucionit të Halifatit. Gjatë historisë muslimanët kishin provuar të rrëzohesh një halife apo një dinasti por menjëherë ishte zëvendësur me një tjetër dhe nuk ishte ndjerë mungesa e autorietit më të lartë të muslimanëve. Ndërsa viti 1924 ishte ai vit i cili bëri që muslimanët të humbisnin autoritetin më të lartë të tyre dhe prej asaj dite vazhdon mungesa e tij.

Me ardhjen e datës 3 Mars plotësohen plot 95 vjet nga shfuqizimi i institucionit të Halifatit dhe rrëzimi i Halifes së fundit të muslimanëve Muhamedi VI.

Vendimi i rrëzimit të Halifes u shoqërua edhe me syrgjynosjen e të gjithë pjesëtarëve të dinastisë Osmane jashtë territorit të Turqisë pa të drjetë kthimi dhe kalimi në të.

Faktikish sulltanati Osman ishte shfuqizuar që më 1922, mirëpo Muhammedi VI vazhdonte ta mbante titullin Halife i Muslimanëve.Vendimi i shfuqizimit të Hilafatit dhe syrgjynosjes së pjesëtarëve të dinastisë jashtë Turqisë, u morë nga Parlamenti Turk me vendimin nr. 431 më 3 Mars 1924.

Me dt. 5 Mars disa nga pjesëtarët e familjes u ngarkuan në trenin e posatçëm në stacionin Sirkexhi në pjesën europiane të Stambollit dhe u nisën për në Zvicër. Ndërsa një pjesë tjetër e anëtarëve të dinastisë u ngarkuan në një anije nga Stambolli dhe u dërguan për në Bejrut. Kështu iu dha fund sundimit të një dinastie e cila për mëse 600 vjet kishte sunduar në tre kontinente dhe në shtatë detëra (siç thuhej në gjuhën e asaj kohe).

Të gjithë pjesëtarët e familjes kanë qenë të ndaluar të kthehen apo të kalojnë transit nëpërmjet territorit të Turqisë deri në periudhën që erdhi në pushtet AK Parti, e cila në një aktivitet për nder të tyre i mblodhi të gjithë anëtarët e mbetur të kësaj familje në pallatin perandorak “Dollma Bahçe” në Stamboll.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook