Përllogaritja e Zekatit


Pyetja:

Ju lutem, po pyes për nxjerrjen e Zekatit, lidhur me posedimin tim, le të themi për shembull se unë kam:

1000 USD aksione të miat në një kompani, 1000 USD aksione të miat në një kompani të vëllezërve të mi, 1000 USD aksione të miat në një kompani ndërtimi, që më janë dhënë në këmbim të një copë toke për ndërtim, 1000 USD janë  borxh i babait dhe vëllezërve të mi, 1000 USD janë aksione ndërtimi të miat dhe të vëllezërve të mi, 1000 USD janë borxhe të humbura, 1000 USD borxhe të dyshimta.

Ndërsa për sa i përket parave që kanë plotësuar një vit, ato janë borxhe të miat të jashtme, 1000 USD aksione të miat me të cilat kam blerë një copë tokë në shoqërinë e banesave, 1000 USD kam blerë një makinë në emrin tim, 1000 USD borxh i babait dhe vëllezërve, 1000 USD borxh që shlyhet pas pesë vjetësh, 1000 USD borxh që shlyhet pas gjashtë vjetësh, duke ditur se unë shpenzoj për nënën dhe babanë tim 1000 USD vjetore, dhe gjithashtu unë kam një vajzë të vogël invalide, shpenzimet për trajtimi shëndetësor i së cilës shkojnë 1000 USD.

Cila është vlera e Zekatit të presupozuar, që duhet nxjerrë?

 

Përgjigja:

Nga, profesor. Jusuf Kemal Muhamed, ish-profesor i ekonomisë në Universitetin “Umul Kura”.

Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Vëlla i nderuar! Përllogaritja e Zekatit është një gjë shumë e lehtë. Zekati ndryshon nga aksionet, prandaj për vlerësimin e tij nuk nevojitet që të përgatisësh listën e gjithë atyre gjërave që ke shpenzuar përgjatë vitit.

Zekati është shumë më i thjeshtë se kjo. Gjithë sa të duhet është të caktosh një muaj për çdo vit hixhri (sipas kalendarit islam), të cilin e quan muaji i Zekatit. Në këtë muaj tubon paratë që mbeten pas atyre që shpenzove përgjatë gjithë vitit. Kur shuma arrin masën e caktuar (85 gram flori), atëherë (duke pasur parasysh edhe kushtet e tjera të Zekatit) nxjerr Zekatin me vlerë 2.5%.

Po bëj për ty edhe ca komente, lidhur me përmbajtjen e letrës tënde, që gjërat të sqarohen:

Për sa i përket borxheve, ato janë dy llojesh:

Një: borxhe që pritet të paguhen (borxh-dhënësi është i sigurt mbi kthimin e tyre), dhe Zekati është obligim të nxirret për llojin në fjalë në vleftën 2.5%, kur ky borxh e arrin masën që thamë se është e barabartë me 85 gram flori.

Dy: borxhe që nuk pritet të merren (pra inekzistente (të humbura) ose të dyshimta nëse do të kthehen), dhe për borxhet e kësaj kategorie nuk është detyrim të nxirret Zekati. Por nëse borxhi në fjalë të shlyhet, atëherë nxirret 2.5% e vlerës së borxhit, po qe se ai është në vlerën e masës së caktuar (85 gram flori).

- Shpenzimet që bëhen përgjatë vitit nuk përmenden në llogaritjen e Zekatit, pasi Zekati ka të bëjë me vlerën monetare që mbetet.

- Zekati është për atë posedim që personi ka në pronësi; ndaj dhe çfarë është në emrin e vëllezërve të tu, është në posedim të tyre, ndërsa për atë mall që është i yti në origjinë (paçka se kush e përdor), ti obligohesh të nxjerrësh Zekatin.

- Për tokën dhe ndërtesat që i blen për nevojat e tua ose të fëmijëve të tu (për të banuar) nuk ke detyrim të japësh Zekat, ndërsa nëse çështja është ndryshe, atëherë dispozita për të është si në vijim:

1. Toka për përdorim personal (banim). Për të nuk jepet Zekat sado qoftë çmimi i saj.

2. Toka që përdoret për investime, pra për ankand etj. Nëse nga çmimi që jepet për të dalin fitime, në këtë rast ajo konsiderohet mall dhe zekati i saj është 2.5% nga vlera e saj konkrete, për çdo vit.

3. Toka që jepet me qira. Jepet Zekati për qiranë që nxirret prej saj, në fundin e një viti të plotë, nëse ka arritur masën prej 85 gram flori.

 

Rregulli i përgjithshëm i Zekatit që ne duam të të komunikojmë është:

Personi punon, fiton dhe shpenzon nga ajo që fiton për të kryer nevojat e tij bazë (si ngrënia, banesa, veshja etj), po kështu paguan taksat, detyrimet dhe borxhet që ka detyrim të paguajë, si dhe çdo angazhim tjetër të tij personal ose shoqëror, si shpenzimet për arsimimin e fëmijëve ose përkujdesjen për prindërit (nëse është ai kujdestari direkt i tyre), dhe pas kësaj, nëse i mbeten para për të depozituar dhe kjo vlerë parash arrin masën e caktuar (vlerën 85 gram flori), nëse kalon një vit nga depozitimi i saj (pa rënë nën vlerën e 5 gram flori), atëherë bëhet detyrim të nxirret Zekati i kësaj shume parash në vlerën 2.5 % të tyre.

Vlera e nxjerrë e Zekatit është e drejtë e të varfërve, të vobektëve dhe kategorive të tjera që e meritojnë marrjen e Zekatit të nxjerrë nga pasuria e myslimanit, me të cilën Allahu e furnizoi myslimanin. Kështu realizohet edhe bekimi i pasurisë së myslimanit, Allahu i Lartësuar në suren Teube, ka thënë: “Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë (Zekat, sadaka) që t'i pastrosh me të dhe t'ua shtosh (të mirat)...”[1].

Allahu e di më së miri.  


[1] Teube: 103.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:18 05:1812:5416:5020:1722:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook