Përmbledhje e dispozitave të zekatit të Fitrit


Pyetje:”Duam të dimë diçka më shumë rreth zekatit të Fitrit, por pa qenë nevoja të sillen mendime të shumta të dijetarëve myslimanë.”

 

Shejh Fejsal Meulevij

 

Përgjigje:”Zekati i Fitrit ka disa dispozita specifike, si:

1 – Zekati i Fitrit jepet për shkak të ndërprerjes së agjërimit të muajit Ramazan dhe është obliguar në vitin e dytë të hixhretit, pra bashkë me agjërimin. Ajo që e dallon nga zekati tjetër, është se Fitri është obligim për personat dhe jo për pasurinë.

2 – Sipas shumicës së dijetarëve, zekati i Fitrit është farz, pra obligim. Sipas Ibnu Umer, i dërguari i Zotit a.s e obligoi dhënien e zekatit të Fitrit, sasia e të cilit është 2.176 kg hurma arabie ose elb. Kjo sasi jepet për çdo individ të familjes, të lirë qofshin apo skllevër.”

3 – I dërguari i Zotit a.s e ka bërë të qartë urtësinë e zekatit të fitrit, i cili shërben si pastrim për agjëruesin nga gabimet gjatë agjërimit, gabime të cilave pak njerëz u shpëtojnë. Po ashtu, zekati i fitrit shërben si furnizim për fukarenjtë, me qëllimi që të gjithë myslimanët të festojnë njëlloj ditën e Bajramit.

 

Personat që duhet të japin zekat

1 – Zekati i Fitrit është obligim për çdo mysliman, i lirë qoftë apo skllav, mashkull apo femër, i vogël apo i madh, i pasur apo jo. Kryetari i familjes e nxjerr sasinë e zekatit për veten dhe për personat që ka në përgjegjësi. Gruaja mund ta japë për veten e saj, ose i shoqi mund ta japë për të gjithë. Zekati i Fitrit nuk është obligim për embrionin në barkun e nënës, edhe pse është e pëlqyeshme të jepet sipas mendimit të imam Ahmedit.

2 – Kusht për dhënien e zekatit të Fitrit, shumica e dijetarëve myslimanë kanë caktuar që personi të ketë sasi ushqimi për vete dhe për fëmijët për ditën e bajramit dhe natën e tij.

Borxhi me afat, nuk ndikon në obligimin e zekatit të Fitrit.

 

Sasia e zekatit që jepet dhe lloji:

1 – Sipas tre imamëve, Malik, Shafij, Ahmed dhe shumë dijetarë të tjerë, zekati i Fitrit jepet një saun (2.176 kg) hurma arabie, elb, rrush të thatë, grurë ose çfarëdo tjetër që konsiderohet ushqim. Kjo, bazuar në hadithin e cituar më lart dhe hadithin e transmetuar nga Ebu Seid El-hudrij:”Ne e jepnim zekatin e fitrit në kohën e Profetit a.s, një saun (2.176 kg) ushqim, hurma, elb, rrush të thatë dhe djath i tharë. Kjo vazhdoi derisa na erdhi Muavija në Medine dhe na tha:”Unë shoh se njësia matëse e grurit në Sham, është ekuivalente me Saun (2.176 kg) e hurmave. Që atëherë njerëzit shtuan dhe grurin me të njëjtën njësi matëse (saun).”

Kurse dijetarët e medh-hebit hanefi, mendojnë se zekati i Fitrit jepet një saun (2.176 kg) nga çdo lloj ushqimi përveç grurit, i cili jepet sa gjysma e ushqimeve të tjera.

2 – Një saun, është katër grushta të një personi me shtat të mesëm. Një saun grurë, është ekuivalente me 2176 gramë. Kurse lidhur me ushqimet e tjera, mund të jetë më pak ose më shumë.

3 – Zekati i fitrit jepet kryesisht nga ushqimet që përdoren në vendin përkatës, ose nga ushqimet që jepet tradicionalisht zekati, nëse janë më të mira se ato që prodhon vendi. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

4 – Lejohet dhënia e zekatit të fitrit në vlerë monetare, pasi kjo është më e dobishme për fukarenjtë, si dhe është forma më e lehtë për personin që jep zekatin në këtë kohë. Ky është mendimi i hanefive, Umer ibnu Abdul Aziz dhe i Hasen El-basrij.

 

Koha kur jepet zekati i fitrit

1 – Koha kur zekati i fitrit është obligim për tu dhënë, është me perëndimin e ditës së fundit të muajit Ramazan. Kjo, sipas mendimit të shafive. Kurse tek hanefitë dhe malikitë, me lindjen e diellit të ditës së bajramit.

2 – Zekati i fitrit duhet dhënë para namazit të bajramit, por lejohet që të jepet edhe në ditët e para të Ramazanit sipas medh-hebit Shafi. Kjo, edhe pse është më mirë që të vonohet deri një ose dy ditë para bajramit. Edhe hanefitë mendojnë se zekati i fitrit mund të jepet që ditët e para të Ramazanit. Kurse hanbelitë thonë se mund të jepet pasi të ketë kaluar gjysma e Ramazanit.

 

Kujt i jepet zekati i fitrit:

1 – Shumica e dijetarëve mendojnë se zekati i fitrit i jepet shtresës së fukarenjve prej myslimanëve. Kurse Ebu Hanife e lejon që tu jepet edhe ithtarëve të librit që jetojnë në hijen e shtetit islam.

2 – Në origjinë, zekati është obliguar për t’ua dhënë fukarenjve dhe të vobektëve, pra nuk u jepet kategorive të tjera të zekatit, përveçse në rast nevoje dhe interesi islam. Zekati shpërndahet në vendin përkatës, vetëm nëse nuk ekzistojnë fukarenj. Në këtë rast mund të jepet në vende të tjera.

3 – Zekati i fitrit nuk mund ti jepet dikujt tjetër që nuk meriton dhe zekatin e pasurisë, siç mund të jenë personat që bëjnë apostazi ose dikush që sfidon myslimanët. Zekati nuk mund ti jepet as babait, fëmijës ose bashkëshortes.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:18 05:1812:5416:5020:1722:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook