Përmbytet kampi i refugjatëve palestinezë.


Këto ditë pothuajse e gjithë Lindja e Mesme është përfshirë në kushte të rënda atmosferike. Reshjet e shiu kanë shkatuar përmbytje të rënda që nga Siria e İraku në lindje e deri në Tunizi në përëndim. Jordania, Saudia, Kuvajti, Egjipiti, Tunizia e shumë vende të tjera kanë përjetuar përmbytje dhe vërshime të rënda që kanë shkaktuar dëme të konsideruashme. Dihet që për këto zona reshjet e e dendura të shiut nuk janë një fenomen i zakonshëm.

Problemet më të mëdha në këto zona janë zonat e banuara kryesisht nga refugjatë dhe të shpërngulur si pasojë e konflikteve të vazhdueshme në rajon.

Nga reshje e fundit në veri të Sirisë në zonën Deir Ballout është përmbytur kampi i refugjatëve palestinezë. Me afrimin e stinës së dimrit përmbytja e këtij kampi e ka vështirësuar edhe më shume jetën për këto familje. Sipas të dhënave paraprake afërsisht 350 familje palestineze kanë ngelur në qiell të hapur. Shëndeti i fëmijëve dhe të moshuarve është më i rrezikuari nga kushtet atmosferike të dimrit.

Për shkaqe të konfliktit të vazhdueshëm në Siri është e vështirë edhe dërgimi i ndihmave atje, kjo ka bërë që Presidenti Erdoğan të bëjë thirrje që emigrantët palestinezë që gjenden në këtë kamp të lejohen të futen në Turqi.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

17/08/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:02 05:4612:5216:3919:4521:18

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook