Përngjasimi i Dynjasë me ujin
Allahu i Madhëruar thotë: “E ti (Muhamed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote, që është është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli”[1]
Imam Kurtubiju thotë: [Njerëzit e urtë kanë thënë: Allahu i Madhëruar e ka përngjasuar Dynjanë me ujin sepse:
- Uji nuk qëndron në një vend ngase rrjedh, po ashtu edhe Dynjaja nuk është e njëllojshme por ajo kalon nga një situatë në një tjetër.
- Uji rrjedh dhe ikën, po kështu edhe Dynjaja do të zhduket dhe do të ikë.
- Kushdo që hyn në ujë domosdoshmërisht do të laget, po kështu çdokush që jeton në Dynja do të përjetojë sprovat e saj
- Megjithëse uji është shumë i dobishën, ai është i dëmshëm dhe shkatërrues nëse tejkalohet caku, po kështu edhe Dynjaja ka dobitë e saj por është e dëmshme nëse njeriu e tejkalon cakun e përdorimit të saj.][2]
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.