Pesë dhuratat e Allahut xh.xh. në Ramazan


Ebu Hurejrah (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ummetit (popullit) tim i janë dhuruar pesë gjëra në muajin e Ramazanit, që nuk iu janë dhënë popujve të tjerë:

1.      Allahu i Lartësuar i shikon ata që kanë agjëruar në natën e parë të Ramazanit dhe Allahu nuk e dënon atë që e shikon.

2.      Kundërmimi (era e gojës) i agjëruesit tek Allahu është më e mirë, sesa era e parfumit më të mirë.

3.      Engjëjt luten natë e ditë për agjëruesit.

4.      Allahu urdhëron Xhenetin, që të zbukurohet për të pritur robërit e devotshëm, që janë lodhur në këtë botë dhe duan të pushojnë në Xhenet.

5.      Në ditën e fundit të Ramazanit, Allahu ua fal mëkatet të gjithë atyre që kanë agjëruar”. Një nga të pranishmit pyeti: “A është ajo nata e Kadrit”? I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) tha: Jo (nuk është nata e Kadrit), por punëtori paguhet, pasi e kryen punën siç duhet (pra agjëruesi e merr sevapin e agjërimit në fund të muajit të Ramazanit, ashtu siç e merr punëtori rrogën e tij në fund të muajit)”.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/05/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:07 05:0812:4516:4120:0921:56

Hadithe

“Kush e agjëron Ramazanin

me besim dhe duke

llogaritur shpërblimin

(tek Allahu i Lartësuar),

atij i falen mëkatet e kaluara”

 


Ramazan 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook