By: Sabahudin Jashari

Pikë loti në Dollma Bahçe


Në Dollma Bahçe më rrodhi një pikë loti, që doli nga epruveta e kristaltë brenda vuxhudit, gjysma ishte e ftohtë e gjysma e nxehtë.

Doli nga epruveta që gurgullonte gëzim dhe hidhërim njëkohësisht. Aty, mu aty, në Dollma Bahçe u gëzova dhe u hidhërova në të njëjtat njësi kohe që mu desh t'i kaloja edhe pse nuk doja t'i kaloja sepse e parandjeja se çfarë do përjetoja.

Aty, mu aty, në Dollma Bahçe pashë fundin dhe fillimin duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, njëri duke qarë e tjetri duke qeshur.

Aty, mu aty, pashë vetveten e tjetërsuar që këmbëngulazi po kërkonte vetveten. Aty, mu aty, pashë fytyrën e vetvetes të zbukurohej me makiazh të huaj në shenjë rrebelimi ndaj frymës së vetvetes me përpjekje foshnjore të hazdisura.

Aty, mu aty, pashë duart e zgjatura me penela për ti dhënë surratit të vetvetes lloj-lloj ngjyrash, e surrati i etur për ngjyra vetëm qeshte e buzëqeshte si e si të përlyhej me sa më shumë ngjyra e dukej sikur lehte e brriste; aman aman më shkulni nga vetvetja por të gjithë duarpenelat e dinin se s'mundeshin prandaj nguteshin pa pushim duke ngjy e përly fytyrën e vetvetes e duke harru se shumë shpejt do vinte koha kur shiu i jetës do ta shpërlante fytyrën e vetvetes për t'i nxjerrë madenin e vërtetë të vetvetes

Aty, mu aty, pash edhe një vendkuvend të thjeshtë prej drurit të vendit që me thjeshtësinë e vet të tërhiqte drejt mjeshtrit duarartë që në atë mes dukej si i huaj por mua më bëri të ndjehem si në shtëpinë time, edhe pse pak çaste,  e sikur më thoshte;"bashkë kemi qenë e do jemi edhe pse na kanë ly e përly me llojlloj bojrash e ngjyrash dhe se një shi i begatë së shpejti do të bjerë e do na dallojë nga këto turrli ngjyrash të duarpeneleve që dalëngadalë po lodhen".

Aty pra, mu aty, pashë një zyrë, një krevat të shkurtër, një orë të ndalume tek 09.00 dhe një tualet... . Por një gjë nuk kuptova; se në ç'moment ora kishte ndalu... . E krevati i shkurtër sikur më tha; "Bëmat dhe gjëmat nuk varen nga gjatësia e atyre që shtrihen mbi mua..."

Aty, mu aty, pashë të mishëruar bukurinë me dhunën që rridhnin nga shanadani gjigand i ardhur e i dhuruar që rrëmbente shikimet e syve të termangritura e të mahnitura e njëkohësisht të tmerruara nga frika e trishtimi se zgjedha e atij shanadani mund të shkërmoqte koka.

E pikërisht kjo dhunë të bënte ta harrosh bukurinë e atij shanadani të ardhur e të dhuruar.

E dalëngadalë, e duke mos gjetur sinkronë me muzikën e hollit gjigand të shanadanit, ktheva shpinën duke u drejtuar  nga porta dalëse e Dollma Bahçes që të nxirrte drejt e në breg të Bosforit ku më në fund, aty, mu aty pashë dritë dielli, ndriçuese, të pastër e pa turrli ngjyrash e që flladi i këndshëm i Bosforit ma lehtësoi të ndriçohem me të, pa m'i vrarë sytë.

E aty, mu aty në atë moment, më rrodhi një pikë loti por tashmë e ftohtë dhe e papërzier me të nxehtë... .

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook