Pranimi i pendesës për njeriun që vret me qëllim


Ebu Seid Sa’d ibnu Malik ibnu Sinan el Hudri transmeton nga profeti (a.s.) se ka thënë: [1]

Në një transmetim tjetër të saktë thuhet:

Në një transmetim tjetër të saktë thuhet:  E në një transmetim tjetër :

Jetëshkrimi i transmetuesit të hadithit:

Ai është Sa’d ibnu Malik ibnu Sinan ibnu Tha’lebe ibnu Ubejd ibnul Ebxher El Hudrij El Ensari. Ai njihet me epitetin “Ebu Seid”. Vëllai i tij nga e jëma është Katade ibnu Nu’man edh Dhafri, një prej luftëtarëve pjesmarrës në betejën e Bedrit. Babai i tij Malik ra dëshmor në betejën e Uhudit. Ebu Sedi njihet si dijetar, i mençur, prijës, luftëtar dhe si myfti i Medines. Është shoqëruar shumë me profetin (a.s.) dhe ka mësuar shumë dije prej tij. Ai ka transmetuar 1170 hadithe nga profeti (a.s.)

Në betejën e Uhudit, nuk morri pjesë ngaqë ishte akoma i vogël dhe profeti (a.s.) e ktheu mbrapa. Ndërsa në betejën e Hendekut morri pjesë. Ai ka luftuar në 12 beteja bashkë me profetin (a.s.)

Thuhet se ai gjithmonë i hiqte mustaqet dhe se mjekrën e ngjrysote me të verdhë.

Ka vdekur në ditën e Xhuma në Medine. Është varrosur në Beki (varrezat e sahabëve në Medine) në vitin e 73 të hixhretit.

Shpjegimi i Hadithit:

Retorika dhe stilistika e përdorur nga profeti (a.s.) është e shumëllojshme dhe shpeshherë ndryshon nga një formë në një formë tjetër. Megjithëse mënyra e të folurit ndryshon nga njëra herë në tjetrën, përsëri fjalët e profetit (a.s.) janë gjithmonë magjepse, sidomos kur ato kanë të bëjnë me veprën e mirë.

Ky hadith profetik vjen në formën e tregimit të një historie, që ai që e dëgjon apo e lexon atë mahnitet nga bukuria e tij. Ky tregim, lë të hapur portën e pendesës, mbjell shpresën në zemrat e mëkatarëve dhe ndez në shpirtrat e tyre dritën e pranimit të pendesës.

Historia e përmendur në këtë hadith, është një histori e vërtetë që ka ndodhur kohë më parë, dhe kurrsesi ajo nuk është një tregim i trilluar. Kjo histori ka ndodhur në një prej popujve që kanë jetuar përpara umetit mysliman. Në këtë hadith, profeti (a.s.) nuk ka folur për kohën kur ka ndodhur kjo ngjare, as për emrin e popullit e as për vendin ku ai kishte vrarë 100 persona dhe as për vendin ku u nis. Profeti (a.s.) nuk ka folur për këto detaje, sepse synimi i këtij tregimi është përftimi i mësimit të dobishëm, marrja shembull nga ngjarjet e popujve të mëparshëm dhe ringjalljen e shpresës tek mëkatarët të cilët kanë dëshirë që të pendohen tek Allahu dhe dëshirojnë të bëjnë vepra të mira.

Kjo ngjarje historike e treguar nga profeti (a.s.) ndryshon nga tregimet e trilluar sepse kjo ngjarje nuk buron nga shija artistike e një shkrimtari i cili përpiqet që një ngjarje historike t’i japë nuanca artsitike. Në të vërtetë, kjo ndodhi historike e treguar nga profeti (a.s.) është ndodhi e vërtetë. Mënyra se si serviret realiteti i kësaj ndodhie është mjaft i këndshëm dhe shumë tërheqës. Tregimi i kësaj ndodhie merret me realitetin e hidhur e të shëmtuar, por që ka nevojë që të përmirsohet.

Duke vënë re me kujdes retorikën dhe stilistikën e përdorur nga profeti (a..s) në këtë tregim, zbulojmë disa sekrete që përputhen me synimin e vërtetë të tregimit të kësaj ndodhie.

Le të shtrojmë një pyetje: Përse profeti (a.s.) nuk e ka përmendur emrin e këtij njeriu i cili vrau 100 – të persona? Nuk është përmendur emri i këtij personi, ngaqë qëllimi kryesor i tregimit të kësaj ndodhie nuk është përmendja e emrit të këtij personi, por ajo që është e rëndësishme është se çfarë mësimesh nxjerrim ne nga kjo ndodhi. Po ashtu, mund të ndodhë që kjo ndodhi edhe mund të përsëritet në kohë të ndryshme me të njëjtat problematika, sepse thuhet që historia përsërit vetveten.

Profeti (a.s.) nuk thotë se ky njeri ka vrarë 99-të burra, por thotë se ka vrarë 99-të persona. Fjala “persona” është shumë ekzate, sepse kjo do të thotë që ky njeri mund të ketë vrarë gra, burra, fëmijë, pleq, të rinj..etj. Një term i tillë është përdorur edhe në Kuranin Famëlartë, ku Allahu i Lartësuar thotë: [2], që nuk vrarë kënd apo që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve.”[3]

Personaliteti i vrasësit në këtë ndodhi nuk është gjithnjë i njëjtë. Sjelljet e tij ripërtërihen, ai nuk dëshiron të vazhdojë të jetë i burgosuri i mëkatit dhe nuk dëshiron të vazhdojë të jetë i zhytur në gjakun e personave që ka vrarë. Për këtë vrasës, afrohet ora e pendesës, sepse Allahu i Lartësuar e pranon pendesën e robit të Tij përderisa nuk i ka ardhë shpirti në fyt. Ky vrasës, interesohet të dijë se kush është njeriu më i ditur në rruzullin tokësor. Shprehja “njeriu më i ditur” e përdorur nga profeti (a.s.) është dëshmi e qartë se njeriu i cili kërkon të gjejë të vërtetën dhe rrugën e drejtë duhet të pyesë specialistët e ditur që të jetë më i qetë shpirtërisht.

Në këtë ndodhi, është përdorur shkronja  “F”[4]; (Ai pyeti, Atij i treguan për një murg. Ai shkoi te murgu dhe i tha), përpara këtyre katër foljeve është përdorur shkronja që tregon për shpejtësinë e rrjedhës së ngjarjeve, që do të thotë: Koha kur pyeti ishte shumë shpejt, pasi vendosi që të pendohej, shumë shpejt njerëzit e adresuan për tek murgu, ai menjëherë shkoi tek murgu dhe nuk u vonua aspak që t’i tregonte se si e kishte hallin.

Ngërçi i kësaj ndodhie, shfaqet haptasi tek përgjigja e papërgjeshme e murgut që dha përgjigje pa kurrfarë dije, duke kultivuar humbjen e shpresës tek vrasësi i cili dëshironte të pendohej. Le të imagjinojmë pak, habinë dhe befasinë e vrasësit kur dëgjon nga goja e murgut se për të nuk ka pendesë. Duke qenë se shtigjet e vrasësit tashmë ishin të mbyllura, atëherë ai e vrau edhe murgun duke i plotësuar 100 persona të vrarë.  Murgu pati këtë përfundim të hidhur, ngaqë e largoi vrasësin nga dyert e mëshirës.

Megjithatë, vrasësi nuk i humbi shpresat nga mëshira e Allahut, prandaj filloi të interesohej dhe të kërkonte për njeriun më të ditur. Ky veprim i tij dëshmon se është mëse e domosdoshme që njeriu të ngulmojë që të gjejë atë që është më i ditur. Dhe, momentet e dritës në këtë ndodhi vijnë, ngërçi zgjidhet dhe seria e vrasjeve përfundon, në momentin kur dijetari i thotë: Po.  “

Dijetari e di se çfarë përgjegjësie ka kundrejt këtij vrasësi që dëshironte të pendohej, prandaj e orienton për tek një punë praktike shumë të saktë, në mënyrë të atillë që vrasësi ta mbrojë pendesën. Kjo, ngaqë pendesa nuk konsiderohet e plotë, medeomos ajo duhet të shoqërohet me punën e mirë, pendimin për mëkatet e kryera si dhe vendosmërinë për të braktisur mëkatet. Tashmë, fillon një faqe e re për këtë njeri. Ai niset për të shkuar në një vend ku ka njerëz të mirë e të devotshëm duke lënë pas krahëve ambientin mëkatar. Por duke qenë në mesin e rrugës, i vjen exheli dhe vdes. Në këtë moment, ëngjëjt e mëshirës hahen me fjalë me ëngjëjt e ndëshkimit. Pavërsisht kësaj, Allahu i Lartësuar e pranon pendesën  e këtij njeriu, sepse veprat varen sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që ka pasë për qëllim. Me të vërtetë, Allahu është Falësi, Mëshiruesi, Pranuesi i pendesës, i Urti dhe i Gjithdijshmi.

Rregulla dhe dispozita fetare:

Dispozita fetare në lidhje me pranimin e pendesës për njeriun që vret me qëllim: Shumica e juristëve janë të mendimit se pendesa e vrasësit është e pranuar tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa Abdulla ibnu Abasi është i mendimit se pendesa e tij nuk është e pranuar.

Dijetari i shquar Ibnu Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) e ka shtjelluar mjaft mirë këtë çështje duke thënë: “Nëse vrasësi vret qëllimisht një njeri pastaj pendohet, atëherë Allahu i Lartësuar ia pranon pendesën. Argument për këtë është ajeti kuranor: [5]

Ndërsa Abdulla ibnu Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) është i mendimit se pendesa e vrasësit është e papranueshme, sepse Allahu i Lartësuar thotë: [6]

Mendimi i drejtë në lidhje me këtë temë është mendimi i pjesës më të madhe të juristëve.

Këtu lind një pyetje: Nëse vrasësi pendohet, a meriton të ndëshkohet duke u bazuar tek ajeti kuranor tek i cili është bazuar Abdulla ibnu Abasi?

Përgjigja është: jo nuk meriton të ndëshkohet, sepse Allahu i Lartësuar thotë: [7]

Argument për këtë është edhe përgjigja pozitive e dijetarit drejtuar personit që kishte vrarë 100-të persona, kur ai e pyeti nëse a ka për të pendesë. Theksojmë që ky njeri ishte nga populli i beni israilëve, duke ditur se kush janë beni israilët, e megjithëkëtë Allahu ia pranoi pendesën. Po në lidhje me vrasësin kur është mysliman dhe më pas ai pendohet?! Nuk ka dyshim se pranimi i pendesës është më i thjeshtë.

Në lidhje me mendimin e dhënë nga Abdulla ibnu Abasi, i cili thotë se për vrasësin nuk ka pendesë, komentimi i thënies së tij bëhet në dy mënyra:

Mënyra e parë: Ndoshta, ngaqë vrasësit me qëllim nuk do të mund t’i krijohej mundësia për të kërkuar falje dhe si rrjedhojë ai është përgjegjës i mëkatit të kryer.

Mënyra e Dytë: Ose nuk ka pendesë për të në lidhje me të drejtën që ka ndaj të vrarit. Sepse ai që vret qëllimisht ka tre detyrime për të shlyer, detyrimin ndaj Allahut, detyrimin ndaj të vrarit dhe detyrimin ndaj kujdestarit të të vrarit

Detyrimi i Parë: Përsa i përket detyrimit që ka ndaj Allahut, nuk ka dyshim se pendesa e tij është e pranuar, sepse Allahu i Lartësur thotë: [8]

Detyrimi i Dytë: Detyrimi që ka ndaj kujdestarëve të të vrarit. Ai çlirohet nga barra e këtij detyrimi, kur dorëzohet tek ta dhe u thotë: Unë e kam vrarë të dashurin tuaj, prandaj veproni me mua çfarë të dëshironi. Në këtë rast, ata  mund të marrin hakun duke e vrarë,  mund të marrin shpagimin e gjakut, ose mund ta falin. Kjo është e drejta e tyre.

Detyrimi i Tretë: Detyrimi që ka ndaj të vrarit. Në këtë botë, nuk ka asnjë lloj mundësie që të shpëtojë nga ky detyrim.

Kështu pra, komentohet fjala e Abdulla ibnu Abasit, që nuk ka pendesë për të. Pra, nuk ka pendesë në lidhje me detyrimin që ka ndaj të vrarit.

Megjithatë unë jam i mendimit se nëse vrasësi pendohet sinqerisht, ai çlirohet edhe nga detyrimi që ka ndaj të vrarit. Kjo nuk do të thotë që detyrimi i tij bie, por Allahu i Lartësuar me Bujarinë e Tij,  e shpërblen të vrarin me gradë të larta në Xhenet, ose e fal atë dhe, po ashtu e fal edhe vrasësin, sepse pendesa e sinqertë nuk lë asnjë gjurmë të keqe.  Argument për këtë janë ajetet kruanore të përmendura në suren El Furkan ku Allahu i Lartësuar thotë: [9][10]

Baza të Usul Fik’hut:

Ky hadith është një argument që dëshmon për “Ihtilafin e ulemave” e thënë ndryshe për mospajtueshmërinë në mendime të dijetarëve për dispozita të ndryshme fetare.

Fakti që ëngjëjt e mëshirës debatojnë me ëngjëjt e dënimit rreth të ardhmes së vrasësit të penduar, tregon se edhe ëngjëjt që janë krijesa të pagabueshme, mund të kenë mendime të ndryshme.

Mospajtime në mendime kanë ndodhur edhe mes profetëve të Allahut, si në rastin e profetit Musa me të vëllain e tij Harunin, kur Musai (a.s.) i kërkoi llogari të vëllait Harunit (a.s.) se përse i kishte të lënë të lirë beni israilët që të adhuronin viçin, ndërkohë që Haruni (a.s.) kishte menduar se ai vetë  duke mos patur asnjë ndikim në mesin e beni Israilëve, për të mos futur përçarjen mes tyre, kishte pritur ardhjen e Musait që do ta shoshiste problemin në vend.

Po ashtu mospajtime në mendime ka pasë edhe mes sahabëve. Shembulli më tipik për këtë është urdhri i profetit (a.s.) drejtuar sahabëve: Rrugës duke shkuar për në Benu Kurejdha, erdhi koha e faljes së namazit të Iqindisë. Disa prej sahabëve e falën namazin e Iqindisë rrugës, duke i komentuar fjalët e profetit (a.s.) se ai i kishte nxitur që të të shkonin sa më shpejt tek Benu Kurejdhat; ndërsa të tjerët nuk e falën namazin rrugës, por kur mbërritën në destinacionin që i kishte urdhëruar profeti (a.s.).  Kur profeti (a.s.) e mori vesh një gjë të tillë, nuk qortoi asnjërën prej palëve, por përkundrazi e miratoi veprimin e secilës palë.

Po ashtu mospajtime mendimesh ka pasë dhe do të ketë mes dijetarëve gjithmonë. Ajo që myslimani duhet të ketë parasysh në lidhje me mospajtimet në mendime të dijetarëve është që ai të mos tregohet fanatik dhe egoist ngaqë është pasues i mendimit të një dijetari. Jo! Përkundrazi ai duhet të jetë pasues i të vërtetës, e përcjellur kjo e vërtetë nga dijetarët.

Juridiksion:

Thënia: Matni distancën e të dy vendeve.” është argument se nëse përpara gjykatësit paditë mes dy palëve bien në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe po ashtu edhe faktet nuk janë të qarta, atëherë gjykatësi mund të gjykojë në bazë të nxjerrjes së konluzioneve, tamam si fjala e Sulejmanit (a.s.) i cili tha: “Më sillni një thikë që të vras foshnjen”

Përfitimet e nxjerra nga hadithi:

1 – Përfitmi nga historitë e njerëzve të mëparshëm

2 – Bashkëbisedimi

3 – Motivimi

4 – Pozita e lartë e dijetarit dhe pozita e ulët e adhuruesit

5 – Domosdoshmëria e braktisjes së vendeve ku kryhen mëkate, si dhe kërkimi i atyre vendeve ku të jepet mundësia për të adhuruar Allahun.

6 – Bujaria e Allahut ndaj robërve të Tij

7 – Domosdoshmëria e nxitimit për t’u penduar sa më shpejt.

8 – Përgëzimi dhe jo humbja e shpresës nga mëshira e Allahut

9 – Ëngjëjt kanë mundësi të marrin formën e njeriut

10 – Çdokujt i takon ajo që ka pasë për qëllim

11 – Tregimi i  historive dhe ngjarjeve

1 – Përfitmi nga historitë e njerëzve të mëparshëm:

Thirrja Islame i fton njerëzit që të përfitojnë nga historitë e njerëzve të mëparshëm. Këtë gjë e vërejmë tek fjalët e profetit (a.s.) i cili thotë: “Shumë kohë përpara jush, ka jetuar një njeri i cili kishte vrarë 99-të persona” Profeti (a.s.) na e ka lejuar që të flasim për Beni Israilët dhe se një gjë e tillë nuk është mëkat. Në një hadith të transmetuar nga Abdulla ibnu Amër profeti (a.s.) thotë: [11]  Imam Esh Shafi’i duke e komentuar këtë hadith thotë: “Dihet se profeti (a.s.) nuk e lejon gënjeshtrën. Fjala e tij do të thotë: që flisni për ta në ato gjëra që ju i dini që nuk janë gënjeshtra”

Nga ndodhia e  personit që vrau 100-të persona, nxjerrim shumë përfitime, si: bujarinë e Allahut të Lartësuar duke lënë të hapur portën e pendesës, vlerën e dijes dhe se adhurimi i cili kryhet pa dije të shpie në humnerë. Imam El Kurtubi thotë: “Fjalët e murgut drejtuar vrasësit të 99-të personave se për të nuk kishte pendesë, janë dëshmi e qartë për njohuritë e pakta dhe budallallëkun e tij. Kjo, për arsye se nuk jep përgjigjen e duhur dhe nuk gjen një formë për të mbrojtur veten e tij, sepse personi që kishte përballë nuk e kishte për gjë vrasjen. Murgu nuk kishte pse t’i fliste vrasësit haptazi se për të nuk kishte pendesë, të paktën kështu ai mbronte veten. Mirëpo me fjalët që tha e ndihmoi vrasësin në kryerjen e krimit të 100-të. Kur vrasësi i humbi shpresat nga mëshira e Allahut dhe se për të nuk kishte pendesë e vrau edhe murgun. Por pasi vrasësi u qetësua, i lindi dëshira që të pyeste rreth gjëndjes së tij të mjerueshme. Ai vazhdojë të kërkonte derisa shkoi tek njeriu i ditur i cili foli drejt dhe saktë. Pastaj e këshillon vrasësin që të braktisë vendin ku banorët e saj ishin zullumqarë, të braktisë njerëzit të cilët e kishin ndihmuar për të kryer krimet dhe që nuk e kishin për gjë që ta ndihmonin përsëri. Këtu vërehet qartë që dija qëndron më lartë se adhurimi. Personi i parë, u mashtrua nga fjalët e njerëzve të cilët e cilësuan si të dijshëm dhe për këtë arsye ai dha një përgjigje prej injoranti duke shkaktuar shkatërrimin për vete dhe për tjetrin. Ndërsa personi i dytë i cili ishte i angazhuar me çështjet e dijes, goditi në shenjë dhe kështu ai mbrojti veten e vet, por në të njëjtën kohë edhe të tjerët.”

Në Kuranin Famëlartë, Allahu i Lartësuar ka folur për historitë që u kanë ndodhur profetëve me popujt e tyre, për arsyen që ne të nxjerrim mësime nga historitë e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: [12]

Imam Es Sa’di duke komentuar këtë ajet kuranor thotë:

Në tregimet e atyre: në tregimet e profetëve dhe pejgamberëve  me popujt e tyre

ka këshilla për ata që janë me mend: ka këshilla për të mirët dhe të këqinjtë. Ai i cili vepron siç kanë vepruar të parët lartësohet ose poshtërohet në varësi të asaj që ka punuar

Ky (Kurani) nuk është tregim i trilluar: Kurani nëpërmjet të cilit Allahu ka lajmëruar për historitë që kanë ndodhur nuk janë histori të trilluara.

por ai është vërtetues i atyre librave që janë shpallur përpara tij: vërtetues i librave të mëparshëm duke dëshmuar për vërtetësinë e tyre

është shpjegues i çdo gjëje: duke sqaruar çështjet e besimit dhe të fesë për të cilat njerëzit kanë nevojë

udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit besimtarë: është udhërrëfyes sepse fton tek e vërteta dhe është mëshirë për besimtarët që shpërblehen në këtë botë dhe në botën tjetër.

2 – Bashkëbisedimi:

Bashkëbisedimin me pyetje dhe përgjigje e vërejmë ndërmjet vrasësit dhe murgut, vrasësit dhe dijetarit. Atij i treguan për një murg. Ai shkoi te murgu dhe i tha se kishte vrarë 99-të persona, dhe se a mund të pendohej. Jo – i tha murgu... Atij i treguan për një njeri të ditur. Ai shkoi tek dijetari dhe i tha se kishte vrarë 100 –të persona dhe se a mund të pendohej? Po – i tha ai. E kush mund të jetë pengesë ndërmjet tij dhe pendimit?! Shko në filan vend, sepse atje ka njerëz të cilët e adhurojnë Allahun e Lartësuar. Adhuroje Allahun bashkë me ta dhe kurrë mos u kthe në vendin tënd, sepse ai është një vend i keq.” Nuk ka dyshim se bashkëbisedimi është një prej instrumentave të rëndësishëm të thirrjes Islame. Po ashtu,  bashkëbisedimi është një rast i mirë për të njohur të vërtetën dhe detajet më të hollësishme me të cilat përballen njerëzit dhe, në të njëjtën kohë thirrësi u jep zgjidhjen e duhur problemeve.

3 – Motivimi:

Në këtë ndodhi, motivimi vërehet tek fjalët e dijetarit drejtuar vrasësit duke i thënë se për të ka pendesë, megjithëse ai kishte vrarë 100 – të persona. Nuk ka dyshim se motivimi është një prej isntrumentave mjaft të rëndësishme të thirrjes islame, sepse ai që e dëgjon është më i predispozuar që t’i përgjigjet thirrjes dhe të jetë më i qëndrueshëm në zbatimin me përpikmëri të asaj gjëje që motivohet. Motivimi është prej instrumentave më spikatëse që përdoren si në Kuranin Famëlartë po ashtu edhe Traditën Profetike.

Kurani Famëlartë është Libri që fton në parimet bazë të besimit. Duke qenë i tillë, metoda më efikase  është metoda e motivimit duke motivuar tek shpërblimi i Allahut dhe duke tërhequr vëmendjen nga ndëshkimi i Allahut, sepse Allahu i Lartësuar e di mjaft mirë natyrën e njeriut. Njeriu priret nga ajo që është e dobishme dhe largohet nga ajo që është e dëmshme. Imam Ibnu Kethiri thotë: “Në shumë ajete kuranore, Allahu i Lartësuar në të njëjtin kontekst edhe motivon por edhe tërheq vëmendjen. Allahu i Lartësur në Kuranin Famëlartë, herë flet për Xhenetin dhe fton për tek mirësitë e Tij dhe herë flet për zjarrin e Xhehenemit. Sepse një gjë e tillë ka më rezultat dhe është më efikase.”

Në Kuranin Famëlartë, metoda e morivimit dhe tërheqjes së vëmendjes na paraqitet në tre forma:

Forma e Parë: Motivimi dhe tërheqja e vëmendjes përmendet vetëm në një ajet, si psh: [13]

Forma e Dytë: Motivimi dhe tërheqja e vëmendjes përmendet në dy ajete kuranore, si psh: [14]“Por, gjithashtu lajmëroji se ndëshkimi Im është ndëshkim i dhembshëm.”[15]

Forma e Tretë: Motivimi dhe tërheqja e vëmendjes përmendet në një grup ajetesh, si psh: [16]

4 – Pozita e lartë e dijetarit dhe pozita e ulët e adhuruesit:

Në këtë hadith, vërejmë shumë qartë ndryshimin shumë të madh ndërmjet dijetarit dhe murgut. Të jesh adhurues do të thotë që njeriu i sjell dobi vetëm vetës së tij. Ndërsa dija është e dobishme si për vetë individin po ashtu edhe për shoqërinë. Nuk ka asnjë dyshim se dijetari gëzon një pozitë më të lartë tek Allahu se adhuruesi.

Kajs ibnu Kethiri tregon: Një burrë nga Medina shkoi tek Ebu Darda që ishte në Damask. Ebu Darda e pyeti: Përse ke ardhur o vëlla? Kam dëgjuar se ti përcjell fjalët e profetit (a.s.) – u përgjigj ai. Mos ke ndonjë nevojë? – e pyeti Ebu Darda. Jo – u përgjigj ai. Mos ke ardhë për tregti? Jo, unë kam ardhur vetëm për të dëgjuar prej teje një hadith – u përgjigj burri. Ebu Darda tha: Kam dëgjuar profetin (a.s.) të thotë: [17]

5 – Domosdoshmëria e braktisjes së vendeve ku kryhen mëkate, si dhe kërkimi i atyre vendeve ku të jepet mundësia për të adhuruar Allahun:

Dijetari e porositi vrasësin e 100 – të pesonave që ta braktsite vendin e tij, sepse në atë vend mundësia për të kryer krime dhe mëkate ishte shumë e thjeshtë, madje nuk kishte asnjë pengesë që krimet të kryheshin me thjeshtësinë më të madhe. Por,  në të njëjtën kohë i dha edhe alternativën e duhur duke i thënë: Shko në filan vend, sepse atje ka njerëz të cilët e adhurojnë Allahun e Lartësuar. Adhuroje Allahun bashkë me ta dhe kurrë mos u kthe në vendin tënd, sepse ai është një vend i keq.” El Kadi Ijad duke komentuar këshillën e dijetarit drejtuar vrasësit thotë: “Këshilla e dijetarit drejtuar vrasësit tregon se njeriu duhet të braktisë ato vende ku ai ka kryer mëkatet dhe po ashtu të braktisë edhe shokët e mëkatit dhe, t’i urrejë ata për hir të Allahut. Njeriu duhet të pendohet shumë, të ndërpresë lidhjet me mëkatin dhe shoqërinë e keqe duhet ta zëvendësojë me shoqëri të mirë.

Prandaj, ai njeri i cili qëndron në një vend të tillë, apo që nuk ka mundësi të kryejë ritet fetare, detyrimisht duhet ta braktisë atë vend. Allahu i Lartësuar u ka tërhequr vërejten atyre njerëzve të cilët kanë kryer mëkate dhe justifikohen me preteksin se kanë qenë të pafuqishëm. Allahu i Lartësuar thotë: [18]

6 – Bujaria e Allahut ndaj robërve të Tij:

Në këtë hadith manifestohet Bujaria e pakufishme e Allahut ndaj robërve të Tij sado që të mëdha dhe të shumta të jenë mëkatet që ka kryer njeriu. Bujaria e Allahut në këtë hadith manifestohet kur vrasësi i 100 – të personave vendosi që të pendohej dhe të braktiste vendin ku kishte kryer krimet, i vjen vdekja dhe ëngjëjt e mëshirës vijnë dhe e marrin “Allahu i Lartësuar vendin (ku ai kishte kryer vrasjet) e urdhëroi që të largohej, ndërsa e urdhëroi vendin (e mirë) që të afrohej. Dhe pastaj tha: Matni distancën e të dy vendeve. Nga matja u doli që ai ishte një pëllëmbë më afër vendit të adhurimit, prandaj edhe iu falën mëkatet.”

7 – Domosdoshmëria e nxitimit për t’u penduar sa më shpejt:

Këtë gjë, e vërejmë tek insistimi i vrasësit që a ka apo nuk ka pendesë për të? Kur vrasësi dëgjoi fjalët shpresëdhënëse të dijetarit, menjëherë nxitoi për t’u larguar nga vendi i tij, për të shkuar në vendin e mirë. Është mëse e domosdoshme që njeriu të nxitojë dhe të pendohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse Allahu i Lartësuar thotë: [19]“Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë zullum vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? Dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë.”[20]

8 – Përgëzimi dhe jo humbja e shpresës nga mëshira e Allahut:

Kjo vërehet qartë tek fjalët e dijetarit: Po – i tha ai. E kush mund të jetë pengesë ndërmjet tij dhe pendimit?! Shko në filan vend, sepse atje ka njerëz të cilët e adhurojnë Allahun e Lartësuar. Adhuroje Allahun bashkë me ta dhe kurrë mos u kthe në vendin tënd, sepse ai është një vend i keq.” Në Kuranin Famëlartë ka shumë ajete kuranore që flasin për mëshirën e Allahut dhe që ndalojnë për humbjen e shpresës nga mëshira e Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: [21]“Mëshira Ime ka përfshirë gjithçka.”[22]

Thirrësit e kanë për detyrë që t’i ftojnë njerëzit për tek mëshira e Allahut dhe t’i sqarojnë ata se Allahu është Mëkarfalës. Falja dhe Bujaria e Allahut të Lartësuar është më e madhe se çdo mëkat. Prandaj, mëkatari nuk duhet ta konsiderojë mëkatin asnjëherë të madh dhe as duhet të mendojë se Allahu nuk e fal mëkatin e tij. Thirrësi i cili i përgëzon njerëzit me mëshirën e Allahut, në të vërtetë, vepron në të njëjtën mënyrë që ka vepruar edhe profeti (a.s.), i cili na tregon për dijetarin që e orienton vrasësin për tek Mëshira dhe Bujaria e Allahut.

9 – Ëngjëjt kanë mundësi të marrin formën e njeriut:

Allahu i Lartësuar i ka krijuar ëngjëjt në atë konstrukt, saqë ata mund të marrin edhe formën e njeriut. Në Kuranin  Famëlartë janë përmendur një sërë ngjarjesh të tilla.

Ëngjëlli Xhibril i shfaqet Merjemes: Allahu i Lartësuar thotë: [23]

Miqtë e Ibrahimit (a.s.): Allahu i Lartësuar thotë: [24]

Kur ëngjëlli Xhibril merrte formën e një njeriu, shfaqej tek profeti (a.s.) dhe shokët e tij në formën e Dahja El Kelbijut. Profeti (a.s.) thotë: [25]

Po ashtu në këtë hadith lexojmë se ëngjëlli që gjykon mes ëngjëjve të mëshirës dhe ëngjëjve të ndëshkimit paraqitet në forëm e një njeriu

10 – Çdokujt i takon ajo që ka pasë për qëllim:

Vrasësi i 100 – të personave merr rrugën për të shkuar tek vendi ku do të adhuronte Allahun dhe do të harronte mëkatet. Mirëpo ai nuk arriti në destinacionin e duhur, për shkak të vdekjes. E megjithëse ai nuk bëri asnjë vepër të mirë, Allahu i Lartësuar ia fali mëkatet dhe e futi në mëshirën e Tij. Arsyeja është shumë e thjeshtë, ai  e kishte vendosur që të braktiste mëkatet dhe të adhuronte Allahun. Prandaj edhe Allahu i Lartësuar e shpërbleu këtë njeri në varësi të nijetit të tij të sinqertë. Në një hadith profeti (a.s.) thotë: Çdokujt i takon ajo që ka pasë për qëllim.”

Tregohet se ishin njëherë njëherë dy vëllezër, njëri e adhuronte shumë Allahun dhe tjetri ishte mëkatar i madh. Adhuruesi dëshironte të shihte Iblisin, i cili iu shfaq një ditë dhe i tha: sa keq më vjen për ty! Dyzet vjet nga jeta jote i humbe duke u lodhur me adhurim. Të kanë mbetur akoma edhe dyzet vjet të tjera për të jetuar, prandaj jepu pas epsheve. Adhuruesi tha me vete: Po zbres në katin e parë tek vëllai im, të ha, të pi e të bëj qejf me të për njëzet vjet, kurse njëzet vitet e fundit do të pendohem dhe ta adhuroj Allahun. Me këtë nijet, zbriti në katin e parë të shtëpisë.

Ndërkohë, vëllai i tij mëkatar u përmend nga dehja dhe e pa veten në një gjendje të mjeruar. Ai kishte urinuar në rroba dhe ishte shtrirë përdhe. Në këtë gjëndje siç ishte, tha me vete: E harxhova kohën time me mëkate, ndërkohë që vëllai im kënaqet me vepra të mira dhe adhurim. Ai do të futet në Xhenet për shkak të veprave të mira, ndërsa unë do të futem në zjarr për shkak të mëkateve të mia. Kështu siç, ishte vendosi të pendohej, të bënte vepra të mira dhe të bashkohej me vëllanë e tij për të adhuruar Allahun.

Duke u ngjitur për tek i vëllai, me qëllim për të bërë vepra të mira, vëllai tjetër që po zbriste me qëllim për të bërë mëkate, rrëshqiti, ra mbi të dhe vdiqën të dy. Në Ditën e Gjykimit, adhuruesi do të ringjallet me nijetin për të bërë mëkate, ndërsa mëkatari do të ringjallet me nijetin për të bërë vepra të mira.”[26]

Nga e gjitha kjo, dalim në përfundimin se besimtari duhet ta kontrollojë nijetin e tij.

11 – Tregimi i  historive dhe ngjarjeve:

Në këtë hadith, profeti (a.s.) tregon ngjarjen e një njeriu i cili kishte vrarë 99 – të persona, i cili dëshironte të pendohej derisa i treguan për dijetarin i cili e orientoi për tek porta e pendesës.

Tregimi i historive dhe ngjareve është një metodë mjaft efikase në fushën e thirrjes islame. Tregimi i historive është i rëndësishëm, sepse nëpërmjet tyre dëgjuesi njihet me personazhet, sjelljet dhe veprimet e tyre. Po ashtu tregimi i historive e tërheq dëgjuesin i cili dëshiron të njihet me të papriturat e personazheve të saj.

Historitë e përmendura në Kuran janë mjaft të bukura dhe shumë tërheqëse për këdo që i lexon apo dëgjon rreth tyre. Në Kuranin Famëlartë, Allahu i Lartësuar ka treguar ngjarjet dhe historitë e popujve të mëparshëm, si psh ka treguar për historinë e profetit Jusuf (a.s.) duke e cilësuar atë: [27]

Pikërisht, për këtë arsye thirrësit nuk duhet që të neglizhojnë përdorimin e kësaj metode të rëndësishme kur i thërrasin njerëzit për tek feja islame.

Tregimi i historisë së vrasësit të 100 – të personave është shumë efikase, sepse ajo flet për vlerën dhe rëndësinë e pendesës, flet për mos humbjen e shpresës nga mëshira e Allahut, flet për rendjen mbas shkaqeve dhe domosdoshmërinë që ka njeriu për t’u kthyer tek Allahu i Lartësuar.

Epilog:

Tregohet se njëherë një njeri vjen tek një dijetar dhe e pyet: Për vrasësin a ka pendesë? Po – përgjigjet dijetari. Pas një periudhe kohe, vjen një person i dytë tek i njëti dijetar dhe e pyet: A ka pendesë për vrasësin? Jo – i përgjigjet dijetari. Nxënësit të habitur nga përgjigja e dijetarit i thonë: Dijetar i nderuar, erdhën dy njerëz të cilët të bënë të njëjtën pyetje dhe ju, njërit iu përgjigjët me po dhe tjetrit me jo. Si është e mundur?  Është e vërtetë – u përgjigj dijetari, personi i parë i cili erdhi e kishte kryer krimin dhe unë prandaj i dhashë përgjigjen pozitive. Ndërsa personi i dytë akoma nuk e kishte kryer krimin dhe, prandaj unë i thashë jo, që ai të mos shkonte dhe ta kryente krimin.”


[1] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.

[2] Grua, burrë, fëmi apo plak.

[3] Sure El Maide: 32.

[4] Në kontekstin e gjuhës arabe.

[5] Sure En Nisa: 48.

[6] Sure En Nisa: 93.

[7] Sure El Furkan: 68-70.

[8] Sure Ez Zumer: 53.

[9] Sure El Furkan: 68-70.

[10] Marrë nga libri “Komentimi i Akidel Uesatije” të dijetarit të shquar.

[11] Transmeton imam Buhariu.

[12] Sure Jusuf: 111.

[13] Sure El En’amë: 165

[14] Sure El Hixhr: 49.

[15] Sure El Hixhr: 50.

[16] Sure Ez Zumer: 71 – 74.

[17] Transmeton imam Et Tirmidhi. Hadithi është hasen.

[18] Sure En Nisa: 97.

[19] Sure Ali Imran: 133.

[20] Sure Ali Imran:135

[21] Sure Ez Zumer: 53.

[22] Sure El A’rafë: 156.

[23] Sure Merjem: 17.

[24] Sure Edh Dharijat: 24.

[25] Transmeton imam Muslimi.

[26] Transmeton imam Ahmedi.

[27] Sure Jusuf: 3.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook