Presidenti Erdoğan shpreh ngushëllimet e tij homologut indonezian Joko Widodo.


Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan, i shprehu ngushëllimet e tij homologut indonezian Joko Widodo, për viktimat që shkaktoi tërmeti dhe cunami që goditi İndonezinë para disa ditëve.

“I lutem Allahut xh.xh. që ti mëshirojë viktimat, ti shërojë të plagosurit dhe të mbijetuarit. Gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia në emër të popullit turk për popullin vëlla indonezian, në fatkeqësinë që ju ka ndodhur dhe solidarizimin me ta” u shpreh Presidenti Erdoğan gjatë telefonatës që kreu me homologun e tij.

Gjithashtu presidenti Erdoğan shprehu gadishmërinë e vendit të tij për të ofruar çdo lloj ndihme të nevojshme për indonezinë.

Edhe ministri i jashtëm Çauşoğlu i shprehu ngushëllimet e tij homolgut indonezian dhe ranë dakort për përcaktimin e një axhende të përbashkët për të mbijetuarit e cunamit.

Tërmeti dhe cunami që  e pasoi atë, mori jetën e më shumë se 800 vetave në İndonezi. Autoritetet e atjeshme kanë shpallur gjendjen e jashtezakonshme dhe po vazhdojnë kërkimin për të gjetur trupat e të humburve. Nga frika e përhapjes së sëmundjeve dhe nga numri i madh i viktimave autoritetet e atjeshme kanë urdhëruar hapjen e një varri masiv për varrosjen e trupave të viktimave sa më shpejt të jetë e mundur.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook