Presidenti i Egjiptit Dr. Muhamed Mursi, lideri i idealeve të larta!


Dr. Muhamed Mursi ka lindur më 20 gusht të vitit 1951, në fshatin Udue të zonës së Sharkijas të Egjiptit. Familja e tij ishte një familje e thjeshtë teksa babai i  tij ishte bujk ndërsa nëna e tij ishte shtëpiake. Ata kishin edhe dy vajza dhe tre djem të tjerë, ku Dr. Muhamed Mursi ishte djali më i madh. Fillimet e studimeve i nisi në vendlindje dhe pasi mbaroi shkollën e mesme ai u transferua në Kajro për studime universitare ku dhe më pas punoi si asistent në universitet dhe në vitet 1975-1976 kreu edhe shërbimin ushtarak. Dr. Mursi u martua më 30 nëntor të vitit 1978 dhe kishte pesë fëmijë, një vajzë dhe katër djem.

Në vitin 1975 mbaroi studimet bachelor për inxhinieri pranë universitetit të Kajros me rezultate të shkëlqyera dhe në vitin 1978 mbyll edhe masterin në inxhinierinë metalurgjike. Pas këtyre rezultateve të larta ai fiton bursë për të vazhduar studimet në universitetin e jugut të Kalifornisë teksa mbyll masterin dhe doktoraturën në po këtë universitet. Ai punoi si asistent profesor në universitetin e jugut të Kalifornisë, po ashtu jepte mësim edhe pranë universitetit Kalifornia. Gjithashtu ai ishte edhe profesor në universitetin e Kajros, ishte shef i departamentit të inxhinierisë pranë universitetit të Zakazikut nga viti 1985 deri më 2010 si dhe profesor në universitetin e Fatihut në Liban. Dr. Muhamed Mursi gjithashtu ka punuar edhe pranë NASA-s në fushën inxhinierike.

Në vitin 1977 Dr. Muhamed Mursi filloi të frekuentonte aktivitetet e lëvizjes islame “Vëllazëria Muslimane” ku dhe më pas në vitin 1979 u bë anëtar i saj. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e bordit në departamentin politik  të “Vëllazërisë Muslimane” që nga themelimi i tij në vitin 1992.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2000 ai u zgjodh deputet nën siglën e lëvizjes së Vëllazërisë Muslimane ku dhe më pas u zgjodh si kryetar i grupit parlamentar të lëvizjes.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2005 Dr. Mursi arrin të mari numrin më të madh të votave karshi të gjithë deputetëve të tjerë. Ai është zgjedhur disa herë si parlamentari më i mirë po ashtu Dr. Mursi ka marë pjesë si përfaqësues i lëvizjes në shumë fronteve të partive dhe grupimeve të ndryshme që kërkonin ndryshim në Egjipt.

Pas Revolucionit të famshëm të 25 Janarit të 2011-ës në Egjipt i cili solli edhe rrëzimin e diktatorit Husni Mubarak i cili kishte sunduar vendin me diktaturën ushtarake të tij plot 30 vjet, liria kishte filluar të shfaqet pak e nga pak. Kjo u duk teksa shumë nga aktorët socialo-politik filluan të krijojnë parti dhe grupime të ndryshme politike pasi tashme demokracia dukej në horizont. Më 30 qershor të viti 2011 lëvizja e Vëllazërisë Muslimane zgjedh Dr. Mursin si kryetar të partisë “Liri dhe Drejtësi” e cila do ta përfaqësonte lëvizjen në jetën politike.

Për shkak të qëndrimeve të tij Dr. Mursi është arrestuar disa herë në kohën e rregjimit të Mubarakut. Hera e fundit në të cilën dr. Mursi u arrestua ishte në kohën e Revolucionit ku bashkë me 34 funksionarë të lartë të lëvizjes “Vëllazëria Muslimane” rregjimi i asaj kohe më datë 28 Janar të 2011 i arrestoi nën akuzën e prishjes së rendit shtetëror, por më 30 të po këtij muaji ata dalin nga burgu për shkak se rregjimi i Mubarakut tashmë e kishte humbur betejën me popullin. Pasi rregjimi diktatorial ishte rrezuar nga Revolucioni mbarë popullor në Egjipt shpallen zgjedhjet për president të cilat do të mbaheshin në vitin 2012. Për këtë arsye partia “Liri dhe Drejtësi” doli me kandidatin e saj Khajrit Shatër , por për shkak se komisioni i zgjedhjeve presidencale largoi nga gara kandidatin e partisë “Liri dhe Drejtësi” atëherë partia zgjodhi Dr. Mursin si kandidatin zëvëndësues të tij ku dhe komisioni e pranoi kandidaturën.

Më 30 qershor 2012 Dr. Mursi mer detyrën si presidenti i parë në historinë e Egjiptit i zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike dhe të lirë. Zgjedhjet nuk kishin asnjë kontestim as brënda vëndit por as nga ndërkomëtarët. Dr. Mursi fitoi garën me kundërshtarin e tij Ahmed Shafik i cili vinte nga radhët e rregjimit të kaluar ushtarak. Ndoshta një pjesë e aktorëve politikë nuk e prisnin që të fitonte por një pjesë e atyre që i dhanë votën u kuptuan më vonë se nuk kishin patur për qëllim të ishin faktor pozitiv për rregullimin e Egjiptit dhe kthimin e lirisë dhe demokracisë në vënd. Ata kishin patur qëllimin që të angazhohen maksimalisht për të mundësuar të vijë në pushtet Dr. Mursi dhe që më pas ta braktisnin në mes të rrugës duke e lënë të vetëm sepse kështu projekti i rimëkëmbjes së Egjiptit që mishërohej me dr. Mursin dhe popullin egjiptian do pengohej dhe kështu ai nuk do të kishte sukses.

Që me marjen e detyrës dr. Mursi filloi me reforma rrënjësore administrative dhe institucionale. Në kohën e tij u hartua kushtetuta e parë demokratike e Egjiptit. Ai angazhoi maksimalisht të gjithë kabinetin dhe qeverinë e tij për punë sepse vetëm kështu mund të arrihej të sigurohej një jetë më e mirë për qytetarët.

Një vit qeverisje nga Dr. Mursi ishte dera e shpresës për popullin egjiptian por jo vetëm. Një vit liri dhe drejtësi, një vit punë, një vit demokraci, një vit liri mediatike, një vit zhvillim, një vit projekte, një vit dije, një vit krijim aleancash rajonale dhe ndërkombëtare, një vit sakrificë dhe lodhje, një vit më i mirë për popullin e vuajtur egjiptian, një vit besim dhe bindje në kauzën për të bërë mirë për njerëzimin. Një vit dhe mjaftoi për të njohur vëndin më të ri të botës, Kosovën tonë të dashur!

Atëherë kur Egjipti mori udhën e mbarë të rimëkëmbjes dhe ndryshimeve të mëdha për tu bërë faktor rajonal dhe global ndërhynë të gjithë ata që nuk duan që në atë vënd të ketë liri, nuk duan që aty të ketë mirëqenie, nuk duan që aty të mbizotrojë virtyti dhe e drejta dhe nuk duan që aty të ketë demokraci dhe që nuk duan që bota të gjejë qetësi!

Për të gjitha këto që përmendëm dhe të tjera më 3 qershor të vitit 2013 ushtria me mbështetjen e fuqive rajonale dhe ndërkombëtare shpall shkarkimin nga detyra të presidentit të parë legjitim, demokratik të zgjedhur nga populli si dhe arrestimin e tij. Tashmë pushtetin e mori në dorë i njejti rregjim diktatorial sic ishte para revolucionit madje dhe më gjakatar. Tashmë fuqitë djallëzore dhe të pamoralëshme si brënda dhe jashtë vëndit u qetësuan sepse arritën atë që deshën. Që nga 3 qershori i vitit 2013 e deri më 17 qershor 2019 teksa Dr. Mursi ndërroi jetë qëndroi në burg padrejtësisht në kushtet më c’njerëzore nën akuza thjesht politike duke mos patur asnjë bazë.

Thuhet se me vdekjen e një lideri ngjallet një botë e tërë! Për ata që vështrojnë në histori do e gjejnë dicka të tillë. Dr. Mursi ishte lider i vlerave dhe parimeve. Ai ishte lider i idealeve të larta dhe qëndrueshmërisë në rrugën e së vërtetës. Me vdekjen e tij shtohet edhe më shumë bindja në të vërtetën. Dr. Muhamed Mursi jetoi për të vërtetën dhe jetën e dha po për të me shpresë se ditë më të mira do të vijnë jo vetëm për Egjiptin por për mbarë botën.

Dr. Muhamed Mursi ndërroi jetë duke mos bërë asnjë kompromisë me të keqen që brezat që do vijnë më pas ta dinë se të parët e tyre kanë qenë BURRA!

Zoti të mëshiroftë o shehid i kohës tonë, Zoti të mëshiroftë o inspirues për cdo kënd që dëshiron të ndjek të vërtetën dhe që të jetë i qëndrueshëm në këtë rrugë, Zoti të mëshiroftë o model i vyer i pushtetarit që nuk bën asnjë kompromis në kurriz të popullit të tij, Zoti të mëshiroftë Dr. Mursi, vëllau jonë!! 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5206:2911:3314:0216:2517:51

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook