Prof. Dr. Ahmed er-Rejsuni; “ Unioni Botëror i Dijetarëve do të ristrukturohet”.


Prof. Dr. Ahmed Er-Rejsuni në cilësinë e kryetarit të Unionit Botëror të Dijetarëve ka dhënë një intervistë për gazetën turke “Yeni Şafak”. Prof. Dr. A. er-Rajsuni me origjinë nga Maroku, u zgjodh kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve pas dorëheqjesë së parevokueshme që bëri Prof. Dr. Jusuf el-Karadaui.

Gjatë intervistës së tij Prof Dr. Rejsuni u shpreh se Unioni është forcuar edhe më shumë kështu që i kanë dalë edhe më shumë obligime e detyra që duhet ti marrë përsipër. “Fillimisht do të ristrukturojmë Unionin, strukturën e tij organizative do ta bëjmë më funksionale. Do të krijohen degë dhe komisoione të reja, po ashtu do të shtojmë lidhjet me vendet dhe me komisione të tjera të dijetarëve muslimanë në Botën İslame” u shpreh ai.

Gjatë intervistës ai u shpreh edhe për Turqinë dhe rolin që ka ajo sot në Botën İslame. Ai e falenderoi shtetin e Turqisë për mbështetjen që i ka dhënë Unionit të Dijetarëve, “ Kohët e fundit Turqia pothuajse ka qenë i vetmi vend që ka mbajtur qëndrim pozitiv ndaj Unionit dhe besoj se do ta shtojë edhe më shumë rolin e saj. Dega e Unionit në Turqi ka qenë një nga degët më aktive. Në zgjedhjet që u mbajtën për kryesinë e Unionit, njëri nga nënkryetarët e tij u zgjodh dijetari i njohur turk Hajredin Karaman. Ne e dimë se në Turqi ka me mijëra dijetarë dhe akademisien dhe presim që të kemi bashkëpunim të ngushtë më to”. Ai gjithashtu falenderoi edhe Presidentin Erdoğan i cili gjeti kohën që ti presë në një takim që zgjati më shumë se dy orë.

Prof. Dr. Rejsuni gjithashtu foli edhe për çështjet bashkëhore të cilat janë kthyer në temë kryesore të çdo paneli apo takimi. Ai u shpreh se shumë çështje të fikhut kanë nevojë të rishihen sepse kohët kanë ndryshuar dhe se mendimet që janë dhënë në një çështje nuk mund të përshtaten në mentalitetin bashkohor. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet dhe udhëheqësit, reformat, drejtësia dhe udhëheqja e duhur duhet të jënë temat kryesore. Ai u shpreh se për Unionin çështjet ditore do të jenë ajo me të cilën do të angazhohen më së shumti.

Dijetari i njohur foli edhe për raportin me vendet që Unionin e Dijetarëve e kanë listuar si organizatë terroriste në vitin 2017. “Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahrejni dhe Egjipti e kanë listuar Unionin e Dijetarëve si organizatë terroriste. Ky akt nuk ka as vlerë ligjore e as sheriatike. Një klasifikim i tillë nuk është asgjë tjetër vetëm se shou mediatik”.

Prof. Dr. Ahmed er-Rejsuni është 65 vjeç dhe autorë i më shumë se 30 veprave në “Makasid esh-Sheria”.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook