By: Shejh Jusuf Kardavi

Profeti dhe kalifët projektonin për të ardhmen


Domosdoshmëria e një vizioni për të ardhmen

Nëse përgatitja për të nesërmen dhe planifikimi për të ardhmen kërkohen në çdo kohë, për kohën tonë ato janë më se të detyrueshme. Kjo, për shkak të ndryshimeve dhe zhvillimeve sa të thella dhe të vrullshme.

Sot më shumë se kurdo, na lipset një vizion i qartë mbi të ardhmen, përbri një vizioni folklorik, i cili i ka shndërruar disa prej nesh në të burgosur të së shkuarës.

Një pjesë e të ardhmes tonë, i përket botës së gajbit (misterit) të cilën e di vetëm Zoti. Kurse pjesa tjetër, hyn tek kuadri i përllogaritjeve, të ngjashme me meteorologjinë e sotme, ku parashikohet si mund të jetë koha të nesërmen apo gjatë javës. E gjitha kjo, e bazuar në përllogaritje, studime dhe hulumtime.

E njëjta gjë vlen në fushën e teknologjisë, ku bëhen parashikime për produktet e të ardhmes, si kompjuterët, celularët, robotët etj… të cilat priten të shpiken nga shkencëtarët. Ashtu siç janë shpikjet që priten në fushën e inxhinierisë biologjike ku shkencëtarët po përparojnë me ndërhyrjet në veçoritë trashëguese të baktereve, gjë e cila do të çojë në rezultate të mahnitshme dhe në revolucion të ri në fushën e mjekësisë, prodhimit të ilaçeve etj…

Të gjitha këto pritshmëri të së ardhmes, nuk kanë përse ti shpëtojnë syrit të myslimanit, me pretekstin se hyjnë në çështjet e gajbit të cilin e di vetëm Zotin. Këto, hyjnë tek ai gajb për të cilin Zoti e ka pajisur njeriun me aftësi eksploruese me të cilat mund ta zbulojë dhe të prezantohet me të, nëse ndjek disa ligje universale. Ky lloj gajbi, bën pjesë tek ajeti:”i mësoi njeriut atë që nuk e dinte” një ndër ajetet e para që iu shpall Profetit a.s.

Feja jonë bashkë me aktualitetin ku jetojmë, na e bëjnë të detyrueshme studimin dhe marrjen në konsideratë të zhvillimeve të rrezikshme që po ndodhin mes nesh, duke studiuar ndikimin e tyre. Ne duhet të dimë mirë qëndrimin tonë, të ballafaqohemi me të si financiarisht ashtu dhe me burime njerëzore, të ndërtojmë universitete dhe qendra kërkimi, të përmirësojmë maksimalisht sistemin e arsimit, të zhvillojmë botën e ideve, metodat etj… Kjo, me qëllim që në fund të kemi si produkt njeriun besimtar të aftë të jetojë kohën e tij pa humbur veten dhe pa harruar të djeshmen. Në një thënie të lashtë thuhet:”Zoti i faltë dhembshuri, atij që njeh kohën e vet dhe ndjek udhën e drejtë.” Në një hadith të transmetuar nga Ibnu Hiban thuhet:”Një i mençur e njeh kohën e tij.”

Profeti a.s planifikon për të ardhmen

I dërguari i Zotit a.s, teksa u fliste fiseve arabe gjatë sezonit të Haxhit, rreth mesazhit të tij, u kërkonte ti besojnë dhe ta mbështesin. Me këtë, ai mendonte rreth të ardhmes së ftesës dhe mesazhit të tij, duke kërkuar hapësirë të përshtatshme ku do i mundësohej të përmbushë misionin.

Kur fisi Eus dhe Hazrexh në Medinë pranuan Islamin dhe i dhanë besën se do e mbështesin, Profeti a.s u dërgoi Musab ibnu Umejrin që tu mësojë fenë. Mandej, ai urdhëroi shokët e tij në Mekë, që të migronin drejt vëllezërve të tyre në Medine. E gjitha kjo, ishte planifikim për ta instaluar ftesën islame në një mjedis të ri, atje ku i mundësohej të hedhë themelet e shtetit dhe të ngrejë lart flamurin islam.

Pasi ishin vendosur në Medinë, Profeti a.s urdhëroi që të numëroheshin dhe të regjistroheshin të gjithë myslimanët, numri i të cilëve ishte 1.500 frymë. Me këtë, Profeti a.s donte të dijë fuqinë e myslimanëve, gjë e cila do e ndihmonte të vendosë plane bazuar në informacione të sakta.

Pasi nënshkroi marrëveshjen e Hudejbijes me idhujtarët e Mekës, ai kërkoi që kjo marrëveshje paqeje të jetë e vlefshme për dhjetë vite. Me këtë, ai synonte të merrej vetëm me përhapjen e fesë dhe prezantimin e saj edhe tek mbretërit dhe perandorët e botës përreth.

Planifikimi për të ardhmen tek kalifët

Edhe kalifët që erdhën pas Profetit a.s, ndoqën të njëjtën linjë në vendosjen e planeve dhe strategjive për të ardhmen. Ata i merrnin të gjitha masat dhe i parashikonin situatat që mund tu ndodhnin.

Është pikërisht kjo ajo që i shtyu myslimanët në kohën e Ebu Bekrit, që ti koleksionojnë të gjitha ajetet e Kuranit në një mus’haf unik, pasi gjer atëherë ishte shkruar në materiale të ndryshme. Sidomos pas martirizimit të një numri të madh të hafizëve myslimanë në betejën e Jemames, myslimanët e panë të domosdoshme koleksionimin e lëndëve ku ishin shkruar ajetet e Kuranit dhe dakordimin në një mus’haf të vetëm dhe unik.

Pasi Umeri mori Irakun, disa nga shokët e tij i kërkuan që tu japë 1/5 e tokave, të cilat i konsideronin si plaçkë luftë. Por Umeri e refuzoi këtë kërkesë dhe këtij mendimi iu bashkëngjitën dhe sahabë të tjerë. Në këtë rast, Umeri i kishte menduar gjërat pak më thellë, duke parë në të ardhmen e largët, atë të brezave të ardhshme myslimane. Nëse ky brez do i privatizonte tokat, çfarë do u mbetej brezave të ardhshme?

Prandaj, kur i kërkuan t’ua ndajë tokat, me pretekstin se ishin plaçkë lufte dhe u takonte 1/5 e tyre, Umeri u tha:”Mos doni të vijnë brezat e tjerë dhe të mbeten me gisht në gojë?!”

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/09/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:47 06:2012:4216:0718:5020:13

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook