Projekti “ Profeti ynë, model për kohën tonë”.


Një grup organizatash humanitare me qendër në Kuvajt kanë nisur një projekt elektornik për prodhimin e materialeve mediatike në 10 gjuhët më të përhapura në botë. Ky projekt është emëruar “Profeti ynë ,model për kohën tonë”. Projekti në fjalë synon prodhimin e materialeve audiovizive dhe të botimeve elektronike, të cilat të mbulojnë të gjithë mjetet e komuninikimit që njihen deri më sot.

Qëllimi i projektit është që të publikohen sa më shumë moralet e larta të Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe jetëshkrimi i tij në aktualitetin e sotëm si dhe rritja e njohurive sheriatike të muslimanëve duke u bazuar në praktikimin e moraleve të profetit tonë s.a.v.s.

Po ashtu projekti ka për qëllim përmirësimin e disa keqkuptimeve dhe heqjen e perceptimeve negative që kanë krijuar të tjerët rreth islamit dhe muslimanëve.

Pikë tjetër e fortë e qëllimeve të projektit është përdorimi i teknologjisë moderne si dhe zgjerimi sa më shumë i rrethit të komunikimit me njerëzit duke përdorur teknologjinë dhe 10 gjuhët më të përdorura sot në botë.

Produksionet e publikuara.

1. 30 video-film të shkurtër dhe publikimi i tyrë në mediat sociale ku prezantohet në to morali i profetit s.a.v.s. si një model i praktikueshëm.

2. Prezantimi i 5 filmave dokumentarë rreth jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s. ku prezantojnë në të personalitete të ndryshme dhe figura shkencore të njohura që vënë në dukje rëndësinë e mesazhit profetik.

3. Botimi në shumë kopje dhe në disa gjuhë të librit “ Ky është Profeti ynë”.

4. Krijimi dhe publikimi i İ-Books ndërta libri “ Ky është Profeti ynë” dhe publikimi i tyre në programe dhe aplikacione të ndryshme.

5.Krijimi i një Aplikacioni rreth jetës dhe moraleve të Profetit Muhammed s.a.v.s.

Projekti është shumë i gjërë dhe përmban një gamë të gjërë produksionesh mediatike dhe elektronike.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook