By: Abdul Uahid Hami

Pse duhet të agjërojmë?



Një pjesë e zgjedhur nga libri i autorit, Abdul Uahid Hamid “Islami, rruga e natyrshme”.

Për çdo vit, përgjatë një muaji të plotë hënor të kalendarit islam, prej çdo myslimani kërkohet të agjërojë. Që nga agimi e deri në perëndim, juve ju duhet të frenoni veten nga çdo lloj ushqimi dhe pije dhe nga marrëdhëniet seksuale bashkëshortore.
Nëse jeni i sëmurë apo në udhëtim, juve ju lejohet të mos agjëroni, por duhet t`i plotësoni ditët e humbura pas Ramazanit.

Pse duhet të agjëroni?
Qëllimi kryesor i agjërimit është arritja e shkallëve më të larta të devotshmërisë. Kësisoj, agjërimi është një tjetër mjet, që na sjell më pranë gjendjes sonë të natyrshme, gjendjes së fitras dhe na ndihmon ta pastrojmë sa më shumë veten nga kryeneçësia dhe nga çdo lloj prishjeje.
"Agjërimi është mburojë", - ka thënë Profeti (a.s) në mënyrë tepër të qartë dhe tepër elokuente. Gjithashtu ai ka thënë: "Kushdo që e kalon Ramazanin me besim të plotë dhe vetëkorrigjim, do ti falen të gjitha mëkatet e mëparshme".

Më shumë përkushtim, më pranë Kuranit gjatë Ramazanit
Ramazani është muaji i devotshmërisë. Në të namazi kryhet me sa më shumë përkushtim. Në Ramazan ka dhe një namaz tjetër të veçantë, që quhet namazi e teravive.
Në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit disa njerëz e kufizojnë veten në xhami për të kryer itikafin, një periudhë intensive reflektimi e përkushtimi, duke kërkuar falje e udhëzim dhe duke lexuar sa më shumë Kuran.

Efektet e Ramazanit në trupin dhe sjelljen tonë
Ramazani është një mundësi mjaft e mirë për të kalitur durimin dhe vetëpërmbajtjen. Ai gjithashtu është një mundësi për të kontrolluar zemërimin dhe një gjuhë, që flet mbarë e mbrapsht. Në të njëjtën kohë na jep mundësinë të hollojmë trupin dhe ta mbajmë atë larg çdo shëndoshje si dhe të përfitojmë nga çdo lloj efekti terapeutik që mund të ketë agjërimi.

Bujaria në Ramazan
Ramazani është një muaj që zgjon dhemshurinë dhe solidaritetin ndaj të tjerëve, në veçanti ndaj të varfërve. Gjatë Ramazanit nxitemi të japim sa më shumë, ku në fund fare na kërkohet të japim sadakanë e fitrit, një shumë e caktuar që u mundëson të gjithë të marrin pjesë në shpirtin e ngrohtësisë, dhemshurisë dhe vëllazërisë.
Mbi të gjitha Ramazani është një mundësi për të riorientuar veten drejt Krijuesit dhe rruga e natyrshme drejt mirësisë dhe devotshmërisë.

Ramazani nuk lidhet me zemërimin e Zotit
Agjërimi në Islam nuk lidhet me ndëshkimin e vetes për mëkatet e kaluara dhe as që shihet si një mjet për të zbutur zemërimin e Allahut si në disa fe të tjera.

Shpirti i Ramazanit
Megjithëse Ramazani mund të duket një muaj i lodhshëm dhe i vështirë, në të vërtetë është një kohë e këndshme.
Në çdo shtëpi, në çdo xhami dhe madje në mbarë komunitetin mysliman mbizotëron një atmosferë e veçantë. Myslimanët mezi e presin ardhjen e Ramazanit dhe ndjejnë një lloj trishtimi, kur ditëve të këtij muaji u vjen fundi.

Ramazani nuk është për llupësit dhe dembelët
Ndodh që gjatë Ramazanit, t`i kushtohet një vëmendje mjaft e veçantë përgatitjes së ushqimit. Madje gjatë tij konsumohet ushqim i cilësive dhe sasive të ndryshme, madje më shumë nga të gjithë muajt e tjerë. Ka mundësi që disa njerëz në vend që të kenë hequr, i kanë shtuar ca kile në fund të këtij muaji.
Gjithashtu ndodh që gjatë Ramazanit, puna që kryhet gjatë ditëve si zakonisht, të pakësohet ose të lihet pezull.
Ajo çka duhet ngulitur mirë në mendje është, se puna duhet të vazhdojë dhe gjatë Ramazanit dhe ky muaj i shenjtë nuk duhet të shihet si pretekst për apati e dembeli. Duhet të tregohemi të kujdesshëm që të përfitojmë sa më shumë nga mirësitë dhe dobitë e agjërimit, si dhe të kontrollojmë sa më shumë veten dhe të mos humbin për shkak të grykësisë në njërën anë dhe të dembelizmit në anën tjetër.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/11/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3314:0216:2417:50

Përkthim letrar,

modern dhe besnik

i Kuranit te Shenjte

në gjuhën shqipe

nga Myfti Salih F. Hoxha

(1917-1995),

klerik dhe intelektual

prominent në Shqipëri.

{Kliko këtu për të shkarkuar librin)

 

 

Urtësi

Vjen një ditë që njeriun

e lënë fuqitë,

por dija mbetet.

Drita e dijes hyn

edhe përmes syve të mbyllur

dhe i jep njeriut dritë!

Hutbe

Flash is required!

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook