Qyteti i Rakkas akoma vazhdon kalvarin e vuajtjeve.


Qyteti i Rakkas në Siri ka shërbyer si qendër kryesore e grupit terrorist İSİS. Gjatë kohës që qyteti ishte nën kontrollin e tyre, banorët kanë përjetur gjithçfarlloj vuajtjesh. Mirëpo edhe pse İSİS është larguar për banorët kalvari i vuajtjeve nuk ka të sosur.

Më 17 Tetor 2017 grupet militare kurde YPG/PKK  në veri të Sirisë të mbështetura nga forcat ajrore të ShBA-ve arritën që ta merrnin kontrollin e qytetit dhe ti dëbonin forcat İSİS nga qyteti. Pas marrjes së qytetit nën kontroll filloi organizimi i civil i administratës dhe një nga institucionet e organizuara ishte edhe komisioni për gjetjen e personave të zhdukur. Qëllimi i këtij komisioni ishte gjetja dhe rivarrosja e trupave sipas rregullave të islamit.  

Kryetari i këtij komision İljas Hamis gjatë një interviste për AA deklaroi se nga ajo që kemi gjetur dhe zbuluar deri më tani jemi të shokuar. Vetëm në oborrin e asaj që njihet si Xhamia e Vjetër kemi gjetur një varr masiv dhe kemi nxjerrë rreth 80 trupa deri më tani. Tani që popullsia civile ka filluar të kthehet dhe kanë filluar të kërkojnë të afërmit e tyre numri i trupave të zbuluar ka arritur mbi 3 000.

Një banorë i Rakkas Mahmud Ahmet gjatë intervistës për AA tha; “Para një viti kam qënë këtu. Kur filluan bombardimet e avionëve amerikan djali im ra shehid. U detyruam që ta mbulojmë shpejt e shpejt dhe të arratiseshim për të shpëtuar kokat tona. Tani që jam kthyer kam filluar ta kërkoj dhe e patëm shumë të vështire derisa e gjetëm sepse gjithçka ishte shkatërruar dhe rrafshuar me tokën. Aty ku unë kisha varrosur djalin tim qenë varrosur edhe 4 persona tjerë, mirëpo gjatë gërmimeve kemi gjëtur mbi 100 kufoma” deklaroi ai.

Edhe pse qyteti nuk është në dorë të İSİS vuajtjet e banorëve vazhdojnë të jenë njësoj, deklaroi një aktivist i të drejtave të njeriut. Ai u prezantua të AA mirëpo nuk dëshironte që ta zbulonte identitetin e tij. Gjatë deklaratës tha ; “ YPG/PKK kanë filluar të bëjnë seleksionimin demografik të qytetit. Shumicën e banorëve arab i kanë detyruar ti shesin pronat e tyre dhe nëse ata nuk pranojnë iu grabiten. Gradualisht bëhet edhe zhvendosja e popullsisë arabe e fshatrave. Shumë të rinj janë arrestuar dhe akuzohen si bashkëpunëtorë të İSİS. Edhe për popullsinë kurde vuajtjet janë të njëjta sepse YPG/PKK bëjnë rekrutimin e fëmijëve të tyre me forcë për të mbushur repartet e tyre militare. Ai që i kundërshton ekzekutohet si tradhëtarë” deklaroi ai.

Në qytëtin e Rakkas vetëm pas Tetorit të 2017 kanë humbur jetën mbi 2000 civil, ndërsa numri i viktimave gjatë kontrollit të qytetit nga İSİS deri më tani është i vështirë të raportohet.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook