Qyteti që jeton nën tokë.


Në jug të Australisë, ndodhet një qytezë e vogël që njihet me emrin Coober Pedy. E veçanta e kësaj qyteze është se pothuaj të gjithë banorët jetojnë nën tokë. Sipas rregjistrimit të vitit 2016 në qytetin Cooper Pedy jetojnë 1 762 banorë prej të cilëve 302 Aboriginal.

Të gjithë ata që e kanë vizituar këtë qytezë janë habitur kur kanë parë se po thuajse i gjithë qyteti jëton nën tokë, shkak për këtë janë temperaturat e larta që kanë një mesatare vjetore prej 43 gradësh. Banorët, për ti shpëtuar temperaturave të larta kanë marrë vendim të kthejnë në shtëpi banini galeritë e hapura të minierës Opal.

Galeritë e mbetura nga minierat Opal banorët i kanë kthyer në shtëpi banimi, i kanë lidhur me njëra-tjetrën, kanë krijuar restorante dhe hotele, ambiente publike e gjithëçka i duhet një komuniteti. Në këto galeri janë ndërtuar rreth 1500 shtëpi banimi.

Kjo zonë është e shquar për furtunat e rërës dhe për temperaturat ekstreme të larta prandaj për të shpëtuar prej tyre kemi gjetur një zgjidhje, u shpreh një nga banorët e zonës.

Qyteti është bërë i famshëm edhe për turistët të cilët kanë filluar ta frekuentojnë me shumicë kohët e fundit.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook