By: ardhmeriaonline

Ramazani dhe debatet shterpë të ditës së parë dhe të fundit


 

Pyetje:”Pothuaj dy herë në vit, myslimanët e shohin veten të përfshirë në debatin e vjetër të fillimit të Ramazanit dhe ditës së e Fitër Bajramit. Çdo mysliman dëshiron që zëri i myslimanëve anembanë të jetë unik, ta fillojnë bashkë agjërimin dhe ta përfundojnë bashkë, duke e kurorëzuar me festën e Fitër Bajramit.

Në fakt, ajo që ndodh është se disa shtete islame e fillojnë Ramazanin një, dy, deri në tre ditë para vendit fqinj. Gjithashtu, shohim se disa shtete e fillojnë agjërimin sipas kalendarit të Arabisë Saudite, disa të tjera sipas kalendarit të autoriteteve fetare përkatëse dhe të tjera sipas metropoleve të tjera islame. E njëjta situatë ndodh edhe për festën e bajramit, e cila festohet në ditë të ndryshme. A është e pranueshme që myslimanët të kenë mospajtime kaq të thella? Përse nuk i bazohen myslimanët përllogaritjeve astronomike, aq më tepër që kjo fushë është zhvilluar aq shumë saqë mundësitë e gabimit janë pothuaj zero? A nuk është ngjitur njeriu sot në hënë dhe në shumë trupa qiellorë të tjerë? Si qenka e pamundur përcaktimi i pozicionit të hënës me gjithë këtë zhvillim?! Kjo situatë ka bërë që disa shekullaristë ta akuzojnë islamin për paaftësi dhe dobësi në lidhje me përshtatjen me jetën moderne. Shekullaristët më të edukuar, ia adresojnë paaftësinë autoriteteve fetare, hoxhallarëve dhe universiteteve përkatëse. Mos vallë janë mbyllur të gjitha dyert e ixhtihadit lidhur me këtë çështje, aq më tepër që hadithi është i qartë dhe thotë:”Agjëroni kur të shihni hënën (e Ramazanit) dhe përfundojeni agjërimin kur të shihni hënën (e Shevalit)!” Pra, agjërimi dhe përfundimi i agjërimin janë të lidhura me shikimin e hënës dhe jo me përllogaritjet astronomike. Shpresojmë një përgjigje të qartë e cila na ngroh zemrat dhe u mbyll gojën skeptikëve dhe pasionantëve të debateve!”

Shejh Jusuf Kardavi

Përgjigje:”Filloj me emrin e Zotit që është shumë i dashur dhe i dhembshur, paqja dhe përshëndetjet më të përzemërta ia dedikoj profetit Muhamed a.s dhe ndjekësve të tij.

Sot, përllogaritjet astronomike janë një mjet i saktë për fillimin dhe përfundimin e muajve hënorë dhe duhen pranuar pasi janë mjete tepër efikase. Tradita profetike, e cila ka ligjëruar shikimin e hënës si mjet i fundit për vërtetimin e hyrjes së muajit, nuk i refuzon mjetet dhe mekanizmat e tjerë më të saktë të cilat i shërbejnë të njëjtit objektiv madhor. Aq më tepër që këto mekanizma u japin fund debateve shterpë që kanë përfshirë umetin, duke përcaktuar saktë datën e fillimit të Ramazanit dhe përfundimit të tij. Kjo do e unifikonte të gjithë umetin në praktikat fetare dhe rituale, të lidhura aq ngushtë me strukturën e tyre shpirtërore dhe jetësore.

Pasi sheriati islam i obligoi myslimanët me agjërimin e muajit Ramazan – një nga muajt hënorë – ka sanksionuar mjetin e natyrshëm të asaj kohe për vërtetimin e fillimit të këtij muaji, mjetin më të lehtë dhe të mundshëm për të gjithë umetin mysliman. Mos harrojmë se umeti i asaj kohe ishte umet analfabet, të cilët nuk dinin as shkrim e këndim, e jo më përllogaritje astronomike dhe dije të kësaj fushe. Prandaj, mjeti me të cilin vërtetohej hyrja e Ramazanit i asaj kohe ishte shikimi i hënës së re me sy të lirë.

Thotë profeti Muhamed a.s:”Agjëroni kur të shihni hënën (e Ramazanit) dhe përfundojeni agjërimin kur të shihni hënën (e Shevalit)! Nëse koha është e vranët, atëherë plotësojeni Shabanin tridhjetë ditë!” (Buhari dhe Muslim)

Tregon Ibnu Umer se i dërguari i Zotit a.s përmendi Ramazanin e mandej shtoi:”Mos agjëroni derisa të shihni hënën (e Ramazanit)! Mos e përfundoni agjërimin derisa të shihni hënën (e Shevalit)! Nëse e keni të pamundur shikimin e hënës (për shkak të reve apo për çfarëdo shkaku tjetër) atëherë llogariteni vetw!” 

Kjo metodë e vërtetimit të fillimit të muajit Ramazan, është metoda dhe mjeti më i thjeshtë, gjë e cila ia lehtësoi çështjen umetit mysliman. Imagjinojeni sa e vështirë do të ishte nëse sheriati do u kërkonte myslimanëve të bëjnë përllogaritje astronomike për fillimin e Ramazanit.

Tre janë mjetet me të cilat përcaktohet fillimi i Ramazanit, sipas haditheve të sakta:

1 – Shikimi i hënës

2 – Plotësimi i tridhjetë ditëve të muajit Shaban

3 – Përllogaritjet astronomike

 

 Zoti e di më mirë!

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/11/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5106:2811:3314:0316:2517:51

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook