Ramazani mes adetit (zakonit) dhe ibadetit (adhurimit)


Agjërimi i Ramazanit është dy llojesh:

-      agjërim sipas zakonit dhe

-      agjërimi sipas adhurimit të saktë.

Agjërimi sipas zakonit dhe jo për adhurim është shumë i përhapur, madje shumica e njerëzve përfshihen në këtë grup, përveç atij që Allahu i Madhëruar e ka mëshiruar (lusim Allahun që të jemi prej të mëshiruarve). Allahu i Madhëruar thotë: “Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë”. [Jusuf: 103].

 

Disa persona agjërojnë, vetëm se u është bërë zakon, disa të tjerë agjërojnë dhe sapo hyn iftari vrapojnë pas mëkateve, që nuk i kanë bërë gjatë ditës. Disa njerëz agjërojnë, vetëm sepse kanë parë prindërit e tyre duke agjëruar dhe nëse i pyet: “Pse agjëroni”?, ata thotë: “Kemi gjetur prindërit tanë duke agjëruar dhe ne bëjmë si ata”. Ka edhe raste, kur dikush agjëron, por nuk heq dorë nga thashethemet, mallkimet, sharjet, nuk heq dorë nga kamata, imoraliteti dhe betimet e rrejshme, apo pyet për ato gjëra, për të cilat Allahu i Madhëruar ka heshtur, duke i lënë si mëshirë për ne. Ata që agjërojnë për zakon, nuk e ndiejnë shijen e agjërimit dhe kur hyn koha e iftarit, duket sikur ata kanë hequr një mal nga shpina. Njerëz të tillë mezi presin që të vijë iftari apo të mbarojë muaji i Ramazanit. Kur i thua dikujt, që të falë namazin e Taravive, ai thotë: “Falja e tyre është sunet, shpërblehet kryerja e tij dhe nuk dënohet moskryerja e tij”. Mirëpo ai nuk ka mësuar, se përkufizimi i haramit është: “Dënohet kryerja e tij dhe shpërblehet moskryerja e tij”. Shumë prej tyre ndihen keq nga agjërimi, sepse ai u ka ndërprerë duhanin, alkolin dhe mëkatet e tjera.

 

Agjërimi i adhuruesve

 

Ai që e njeh si duhet Allahun e Madhëruar, e di se agjërimi është adhurim i fshehtë mes tij dhe Allahut të Madhëruar. Një besimtar i tillë ka krijuar lidhje të fshehtë me Allahun e Madhëruar, lidhje të cilën nuk e di askush. Përcillet se disa të devotshëm bënin adhurime të fshehta, ndërsa kur njerëzit e merrnin vesh këtë gjë, ata thonin: “Për ne jeta nuk ka më shije, më mirë le të vdesim”. Kur merr vesh se ka hyrë muaji i Ramazani, besimtari bëhet me krahë, parapërgatitet duke vendosur planprogram për këtë muaj, pendohet sinqerisht tek Allahu i Madhëruar, pendohet për kohën e kaluar kot dhe kur hyn Ramazani, ai ndjen shijen e agjërimit, shijen e përkujtimit të Allahut, shijen e leximit të Kuranit dhe shijen e besimit. Ai e kalon natën në adhurim, ndërsa ditën ndalohet nga pija, ngrënia, marrëdhëniet intime, thashethemet, gënjeshtra, imoraliteti etj. I lutemi Allahut të Madhëruar, që të jemi prej tyre.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:44 06:1911:3214:0816:3117:57

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook