Ramazani - rast i artë për rininë


Si kemi menduar ta presim Ramazanin, muajin e shpresës dhe faljes, muajin e mëshirës dhe shpërblimit, muajin ku hapen dyert e Xheneti dhe mbyllen dyert e Zjarrit, muajin ku një Farz shpërblehet sa 70 farze dhe një nafile (adhurim vullnetar) shpërblehet sa një Farz?! A kemi vendosur të pendohemi? A kemi vendosur që t`i braktisim të gjitha mëkatet? A kemi vendosur që të hapim një fletë të re në jetën tonë? A kemi planifikuar, se si do ta kalojmë këtë muaj? Këto pyetje kërkojnë përgjigje të sinqerta dhe të vërteta. Në këto pak rreshta do të përmendim disa pika, që duhet t`iu kushtojmë vëmendje.

 

1- Pendimi: O besimtar dhe besimtare! Nuk po të akuzojmë që je mëkatar, por pendimi është fillimi dhe mbarimi i rrugës tonë. Pendimi është qëllimi i të gjithëve deri në takimin me Allahun e Madhëruar. Pendimi nuk është veprim vetëm i mëkatarëve, siç mendojnë shumica e njerëzve. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka qenë prijësi i të bindurve dhe të nënshtruarëve, por ai thoshte: O njerëz! Pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.([1]) Allahu i fton njerëzit të pendohen dhe i thërret ata me emrin e besimit, duke thënë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin. [Nur: 31].

 

Të gjithë ne jemi mëkatarë dhe fajtorë. Kush prej nesh nuk gabon? Kush prej nesh nuk bën mëkate? Kush prej nesh nuk bën faj? Allahu është Mëkatfalës, shtrin Dorën e Tij natën, për të falur mëkatet e ditës dhe shtrin Dorën e Tij ditën, për të falur mëkatet e natës. Pendimi është shumë i thjeshtë, nuk ka mundim por kërkon vullnet, ai është frenim, keqardhje dhe vullnet. Frenim nga mëkatet dhe fajet, keqardhje për mëkatin e bërë dhe vullnet për të mos u kthyer më në të.

 

2- Rëndësia e kohës: Nëse pendohesh për atë që ka kaluar dhe i ke braktisur mëkatet, atëherë jepi jetë jetës tënde, shfrytëzoje kohën si duhet, sepse nëse e humbet kohën tënde, ke humbur lumturinë dhe shijen e jetës, ndërsa nëse e shfytëzon atë, atëherë ke fituar lumrutinë, qetësinë dhe mirësinë. Ibn Xheuzi thotë: “Kam parë, që shumë njerëzit e kalojnë kohën në mënyrë të çuditshme, natën e kalojnë me fjalë të padobishme, apo duke lexuar ndonjë libër të pavlerë, ditën e kalojnë në gjumë, ndërsa në mëngjes apo në mbrëmje i gjen buzë lumit ose nëpër tregje!! Shembulli i tyre është si një grup njerëzish, të cilët flasin për anijen, sikur janë mjeshtra dhe akoma nuk dinë se çfarë është ajo. Kam parë shumë pak njerëz, të cilët e kanë kuptuar qëllimin e jetës (ekzistencës) së tyre. Ata stërmundohen duke u furnizuar dhe përgatitur për udhëtim… Shpejtoni! Shpejtoni dhe shfrytëzoni sezonet fitimiprurëse! Nxitoni! Nxitoni para se të jetë vonë”! Ai thotë gjithashtu: “Njeriu duhet ta dijë vlerën e kohës dhe nuk duhet të humbasë asnjë çast të saj, pa bërë një vepër të mirë. Thuaju njerëzve fjalën më të mirë dhe bëj punën më të mirë. Qëllimi yt për të mirën të jetë i vazhdueshëm dhe asnjëherë mos shfaq shenja përtacie në ato gjëra që mund t`i bësh”. Të parët tanë të mirë shfrytëzonin çdo moment të kohës. Një burrë i tha Amir ibn Abdul Kajs: “Më thuaj një fjalë”. Ai ia ktheu: “Ndale diellin (ndale kohën nëse mundesh)”!! Disa persona hynë tek një i devotshëm, i cili ishte në prag të vdekjes, e gjetën atë duke u falur. Njëri prej tyre e qortoi, mirëpo ai tha: “Tani palosen fletët e mia”.

 



([1]) - Hadith i vërtetë. Muslimi (2702).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/06/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:55 05:0412:5116:4920:2422:19

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook